25

Po rrinte me Markgjonin dhe Marten dhe po shkriheshin duke qeshur prej budalliqeve qe Markgjoni po i tregonte. Me ata e ndiente veten si ne familje, qe te dy ata dinin se si ta benin qe te ndjehej mire.

-Pz oj Hejzell kjo plaka ime lere ca duket e urte se nja 50 okllaj mi ka thyer ne shpine mua.

-Po i ke merituar ti re, ti ma ke nxi jeten mu, si ti, si Tajsoni po njelloj vec budalliqe beni. Vec Alesian shyqyr zotit e kam te hajrit.

-Kush eshte Alesia?- pyeti Hejzelli kurioze.

-Kunata jote ri, a se njeh a?- i tha Markgjoni. - qyqyqy mos me dit robi edhe qe ka kunate se di dmth.

-Po jo re, e dija une qe kam kunate po emrin s ia dija.

-Pse ta ka tregu Tajsoni a?-pyeti Markgjoni kurioz

-Ehe. Dmth e di se si eshte puna.

-Shif shif. S paske lene gje pa i nxjerr te shkretit.

-Epo tsh jam e shkathet une or cun- tha Hejzelli dhe te tre filluan te qeshnin. Nderkohe Tajsoni po hynte ne shtepi dhe degjoi te qeshurat e tyre. Ne ate moment Markgjonit i erdhi nje mesazh dhe u afrua t ia tregonte Hejzellit e cila sapo e lexoi u shkri duke qeshur me lot. Tajsoni hyri brenda dhe e pa qe ishte nderruar, nuk ishte mesuar ta shikonte ate me veshje por ajo qe e beri ti erreshin syte ishte qe ajo ishte ulur ngjitur me Markgjonin dhe po qeshte me te madhe nga ajo qe ai po i tregonte.

-Mirembrema- i tha ai duke u ulur ne divan.

-Mirembrema- ia kthyen Markgjoni dhe Marta ndersa Hejzelli as nuk u kthye ta shikonte jo.

-Don te hash Tajson?- e pyeti Marta duke u ngritur qe ti jepte per te ngrene.

-Jo, kam ngrene.

-Epo mire.

Hejzellit i ra telefoni dhe ajo doli jashte qe te fliste ne telefon.

-Babi?

-Princesha e babit. Si je?

-Mire ba. Ti si je? Mami si eshte?

-Mire jemi ne.

-Sesi me dukesh nga zeri, cfare ka?

-Asgje, normal e kam zerin une.

-Babi mos me genjej.

-Mami eshte pak semure.

-Alergjia si perhere?

-Po, por eshte mire mos u bej merak.

-Aty eshte?

-Jo po flen. Flit neser me te, mos ta zgjoj.

-Epo mire pra, puthe pak nga ana ime.

-Mire drite. Ke ngrene buke ti?

-Po kam ngrene.

-Mire pra, po e mbyll.

-Pacim ba.

-Pacim princeshe.

Mbylli telefonin dhe u kthye ne sallon, u ul sic ishte me pare dhe vazhdoi te shikonte mesazhet ne telefonin e Markgjonit dhe perpiqej shume qe te mos qeshte me ze shume te larte ama ishte e pamundur.

-Me ke goca po merret o Hejzell aman?- e pyeti Marta.

-Pz si njoh, vec emrat i njoh ketu, njera qenka Dita Shehu, vec kaq lexoj.

-Mor jaran- iu ngrit Marta Markgjonit- ate e ke kusherire ore.

-Ca kusherire ri plake, jemi 8 breza kusherinj t larget.

-Ah ah ti s mbush jo.

-Eh mi plake- ia ktheu Markgjoni-mbush une mbush po..

-Me vjen keq t jua them zonje por me ket djalin e dyte ju ka shkuar mundi kot, eshte bere budalla fare- i tha Hejzelli si me keqardhje Martes.

-Iii legene- i tha Markgjoni asaj.

-Markgjon!- i terhoqi vemendjen Tajsoni.

-C ke re ti, te preku ty qe i thashe une legene a? Mos u bej qesharak, ty s te prek gje tjeter pervec egos dhe sedres tende- i tha Markgjoni.

-Po, edhe ty s te duhet gje tjeter nga une pervec parave- ia  ktheu Tajsoni.

-Hahahaha- filloi te qeshte ironikisht Markgjoni. -Epo ti nuk din asgje per mua vella i dashur. Kam vite qe nuk marr asnje para nga te tuat, fale Zotit punoj vete dhe me dalin e me teprojne leket e mia, qe i nxjerr me mund e jo si leket e tua te droges.

-Mos me thuaj?!- i tha ironikisht Tajsoni. - Po ai muhabeti me "Viktimen" ca eshte? Apo kot?

-Ate e kam thjesht shok, ai s perzihet ne punet e mia e une s perzihem me punet e tij te pista. E di shume mire qe per kete pune ke ardh, ama ta dish qe mua s me intereson fare qe ke ardh ti, tani jo me. Ndoshta kur isha akoma nje adoleshent qe kisha nevoje per vellain e madh po, ama ti asnjehere s me ke marre as ne telefon jo. Edhe zerin ta kisha harruar komplet, domosdo 7 vite. Vjen tani ketu dhe mendon se ke te drejte qe te luash rolin e vellait te madh ama jo, s eshte ashtu. S ke as te drejten me te vogel te me thuash asnje fjale. A e di? Mendoj se s ka faj Kleo dhe Alesia qe s te flasin. - i tha me burreri ato fjale, ato fjale qe Tajsonit i lekunden zemren por nuk dha asnje reagim.

-Te drejte ke, ama mos harro, se po te mos isha une asnje nga ju nuk do ishte sot ketu gjalle, do ishit te gjithe nen dhé. Kam 7 vite qe s vij, po, punonke ti, shume mire, ama e harron se ne shtepine e kujt po jeton , e harron se me pare vec buke thate kishe te haje. Dhe sa per Kleon dhe Alesian jam une ai qe si flas atyre dhe jo ato mua. - tha duke e pare ne sy dhe pastaj u ngjit lart ne dhome.

Hejzelli dhe Marta nuk po flisnin ndersa Markgjoni mori telefonin, karikuesin, u ngjit ne dhome dhe mori portofolin dhe celesat e makines dhe iku.

-Ku iken more bir?- i tha Marta e shqetesuar. Pikerisht sonte qe s ishte i ati ne shtepi e kishin gjetur te ziheshin ata.

-Meqe duhet ta kujtoj se ne shtepine e kujt jetoj pra, ja t ia kujtoj mire. - tha Markgjoni perpara se te ikte.

-E zeza- tha Marta duke hyre ne shtepi- s pajtohen me keta.

-Mos u beni merak, do ti bien nervat qe te dyve.

-Jo moj bije jo, e kane koken si te derrit qe te dy.

-Shpresoj qe Markgjoni ta uli pakez krenarine se nga ana e Tajsonit nuk pritet ajo gje. Nejse, une po shkoj njehere tek Tajsoni, edhs ju flini se shkoi vone, jam e sigurt qe neser do ti kene rene nervat nga pak te dyve dhe do te logjikojne.

-Do zoti moj bije do zoti.

Ngjiti shkallet dhe u gjend perpara deres se dhomes se tyre, mori fryme thelle dhe hyri brenda por Tajsoni nuk ishte. Pa ne tualet por as aty nuk ishte. Mendoi se mos ishte ne palester, u ngjit lart ne katin e trete dhe pa qe ai ishte aty.....

U ktheva une, edhe ket pjese pa frymezim fare e kam shkruajtur. Ka ikur me pushime frymezimi im dhe se di se kur do kthehet.

A ju kam munguar ndopak?

Comment