28

-Je e dashuruar me nje vrases- i tha teksa e shihte ne sy dhe thithte tymin e cigares serioz dhe ajo ngeli. Nuk e priste kete gje nga ai, s mund ta kishte kuptuar. E pa per nje moment ne sy dhe pastaj i uli syte, syte e tij ishin shume te vrazhde dhe te bute njekohesisht, kishte shume ndjenja njekohesisht.

-Dhe pse eshte dicka e keqe kjo?- e pyeti ajo.

-Eshte sepse prinderit e tu se duan nje dhender vrases- e genjeu.

-Tallesh me mua ti? Nese une e dua dicka e dua, s do jetojne ato me ty. Dhe se besoj qe te kundershtoje kush. Por kjo s ka lidhje. Ti e ke te gjithen me veten apo jo?

-Pikerisht- i tha Tajsoni teksa hodhi nga ballkoni cigaren e mbaruar dhe ndezi nje tjeter.

-Por pse Tajson? C te keqe ka?

-Nuk e kupton apo jo?

-Cfare? Ma thuaj.

-Nuk jemi per njeri tjetrin Hejzell.

-Por pse jooo?? Shume mire jemi, ne pershtatemi bashke. Une nuk jam aq buudallaqe Tajson sa c me mendon ti.

-E nga e din ti se si te mendoj une ty?

-Kjo eshte pra, nuk e di. Ma thuaj ti.

-Lere kete muhabet Hejz.

-Jo Tajson. S do e le.

-Mire fol me veten pra.

-Tajson une te dua. - tha duke bere qe Tajsoni te mbyllte syte. Ishte perpjekur aq shume qe ta evitonte dicka te tille dhe tani po e kuptonte qe gjithcka i kishte shkuar dem. -Ta them sinqerisht, te dua ore, shume madje. Ti s me don? Pune e madhe, dashuria ime na mjafton te dyve. Une dua qe te kem nje shans me ty- tha duke i kapur doren.

-Nuk ekziston nje shans i tille.

-Dreqin Tajson psee??? Pse ma ben kete?

-Pas dy muajsh do divorcohemi.

-Joo. Une nuk e firmos.

-Do e firmosesh dhe s ke nga shkon.

-Ti e ke sepse s don te tradhetosh shoket apo jo? Sepse te thyhet burreria po te duash motren e shokeve? Te duket vetja tradhtar njejte sic mendon Kleon apo jo?

-Nje arsye eshte edhe kjo.

-Tajson a e kupton se c thua? Une te them qe te dua e ti thua qe s mund te jemi bashke per arsye koti. A e kupton se sa ma thyen zemren keshtu?

-Ti e dije qe nese i hyje kesaj pune zemra jote do te perfundonte e thyer.

-Pra po me thua qe e meritoj? Qe duhet te mendohesha perpara se te bija ne dashuri me ty? Por dashuria nuk eshte dicka qe me pyet mua Tajson. Zemra ime nuk me pyeti mua kur filloi te rrahe per ty. Nuk me pyeste as kur ti vije ne darke vone ne shtepi e une rrija zgjuar vec e vec qe te flisja me ty, sajoja lloj lloj budalliqesh qe kur i mendoja me vone me dukej vetja aliene, e pse, vec qe te bisedoja me ty. S me interesonte se do bertisje e do merziteshe.

-Hejzell degjo, ne nuk bejme bashke. Me pyete me pare se cfare mendoj per ty, per ty kam mendimin me te mire qe mund te kem per nje vajze, je me e mira ne gjithcka, je unike, ama jo per mua. Per mua jo. Une nuk e thyej fjalen qe kam dhene, nese ka dicka per te cilen jetoj, eshte besa dhe burreria ime.

-Pra vec se ti se thyen dot besen ne s mund te jemi bashke? Ajo ka me shume rendesi se sa vete lumturia jote?

-Po.

-Po mos ta kishe krenarine tende Tajson a mund te ishim bashke? Pra ti me don mua perderisa po thua keshtu?

-Jo. Nuk te dua, ama mos me bej qe te te duam. Besome se nuk eshte dicka shume e veshtire. Ama nese e bej s ka me kthim pas, nuk shpeton dot prej meje. Nje Tajson te dashuruar nuk e njoh, nuk e di se c jam ne gjendje te bej. Dhe kjo eshte ajo cfare kam frike, nga vetja ime, nga ajo c mund te bej dhe nga ajo c ka mund te me besh ti.

-Une?! Cfare mund te te bej une?

-Shume gjera. Nese do te jemi bashke do te jemi sipas rregullave te mia, te cilat ti nuk i duron dot, keshtuqe mjaft me kete muhabet. Edhe dy muaj do te jemi bashke dhe do i japim fund, une ne rrugen time dhe ti ne tenden.

-Nuk eshte aq e thjeshte Tajson, nuk ka se si te jete aq e thjeshte, ama nese ti e don keshtu, keshtu le te jete. Une do zgjohem neser njejte sikur asgje s ka ndodhur, sikur kjo bisede s eshte bere, sikur s ma ke thyer zemren. Ta premtoj kete gje. Edhe ti harroje gjithe cka te thashe. Sepse per ty nuk ia vlen asgje, vec nje hap te beje ti dhe 99 te tjere i beja une, ama ty edhe ai hap i vetem tu duk i tepert, doemos krenaria mbi te gjitha. Ama nje dite do te me kerkosh Tajson, por do te jete teper vone, teper vone.  shtoi kete te fundit  dhe me syte me lot dhe zemren e thyer u fut brenda ne dhome dhe pastaj shkoi brenda ne tualet.

Nuk do te qante, jo, ajo ishte Hejzell Behrami, asaj nuk ia thyente zemren askush, ajo vec thyente zemra. Dhe Tajsoni ishte nje askush perpara saj, nese ajo donte ai do te ishte i gjunjezuar perpara saj. Nuk e donte ai, nuk i interesonte. E donte ajo sa per dy, dashuria e saj i mjaftonte qe te dyve. Nuk e kishte ndermend qe te dorezohej, fare madje, ajo fjale as qe ekzistonte. Kishte plot dy muaj kohe qe do te ishin bashke dhe ato dy muaj mjaftonin per gjithcka.

Lau syte me uje te bollshem dhe shkoi te shtrihej. Gjumi nuk e zinte por perseri i mbylli syte me shpresen se ndoshta gjumi do ta merrte. Dhe gjithe naten gjumi nuk e mori, vetem ne oret e para te mengjesit kur Tajsoni shkoi dhe u shtri prane saj dhe e perqafoi e zuri gjumi.

Ky njeri e donte ate, ishte e sigurt si uji qe pinte, por ai nuk e tregonte por do ta bente ajo qe t ia tregonte dashurine. Patjeter qe po, sepse ajo ishte Hejzell Gega dhe ate mbiemer do ta mbante derisa te vdiste.

U kthye nga ana e tij dhe u struk ne kraharorin e tij, ai e ndjeu dhe e perqafoi me fort duke e ngjitur ne trupin e tij.

-Ti do te jesh i imi heret a vone Tajson Gega. - i tha ajo.

-Fli gjume Hejzell- i tha ai pa i hapur syte.

-Harrove mbiemrin.Hejzell Gega. - i tha ajo duke qeshur dhe pastaj mbylli syte qe te flinte qetesisht  prane burrit qe dashuronte.

Kjo pjesa shkon vec per the_nerdie_ ❤ qe gjithmone kerkon pjese dhe sorry qe s jua plotesoj dot  duke postuar sa me shpesh❤. Por po mundohem qe te gjej kohe te shkruaj🥰🥰

Comment