38

-Cfare po thua? Sikur ishte pas dy muajsh?

-Ajani keshtu me ka thene.

-Por si keshtu? Dua te them c ndodhi? Nuk jam me ne rrezik?

-Jo nuk je me ne.
-Kuptoj. Atehere s me mbetet gje tjeter vecse te bej rrobat gati, fundja s kam c bej tjeter aipo jo?- pyeti drejt tij sikur po i kerkonte qe te thoshte dicka, po i lutej me sy qe te pakten njehere te vetme ne jeten e tij ai ta linte menjane krenarine e tij. Por jo. Ai nuk i tha asgje.

-Mund te vazhdosh- i tha ai duke pare drejt, vetem syte e saj s mund ti shikonte dot, nuk mundej. Sepsè aty dallohej qarte shkaterrimi qe ai i kishte bere dhe ai se perballonte dot.

-Me te vertete? Nuk ke asgje per te me thene? - pyeti me zerin qè i dridhej. Zemra po i dhimbte aq shume perbrenda. Ishte nje ndjenje qe nuk e kishte perjetuar kurre, valle i tille te ishte zhgenjimi? Te dukej sikur dikish te kishte ngulur thiken ne zemer e vazhdonte ta rrotullonte ne cdo sekond.

-Jo Hejzell nuk kam asgje per te te thene. Vazhdo behu gati, sa me shpejt aq me mire. - tha me ze monoton.

-Te shpetosh sa me shpejt prej meje thua apo jo? Te me heqesh qafe dhe te rrish rehat tani? Sepse une kjo jam apo jo? Nje njeri bezdises qe nuk i hyn ne sy asnjeriu, qe askush nuk e don madje as familja e saj apo jo?- tha duke qare tashme.

-Cke Hejzi? Ti e dije shume mire se kesaj martese te pakuptimte nje dite do ti vinte fundi apo jo? E tani pse qurravitesh kot?

-Kot?!! Seriozisht e ke?! Po, e dija qe kesaj martese nje dite do ti vinte fundi dhe po te me pyesje perpara disa muajve mezi po e prisja kete moment. Por me perpara, tani jo me. Jo tani qe te dua dhe nuk dua te te humbas, po shpresoja shume qe te ishte e njejte edhe per ty por mesa shoh nuk qenka- tha duke qare.

-Jo Hejzell nuk eshte, une nuk te dua- tha duke e pare ne sy- dhe nuk dua qe ta kaloj jeten time me ty. Madje sic e the edhe ti mezi po pres qe ti jap fund gjithe kesaj. Sepse eshte nje marrezire.

-Nuk eshte- tha duke ngritur zerin - Une te dua ty- tha duke iu dridhur zeri.

-Nuk me don Hejzell, mendon se me don por e ke gabim. Kur te ulesh e ta mendosh me qetesisht do ta kuptosh se une kam pasur te drejte, qe ti nuk me don, thjesht je e fiksuar me mua dhe se ne nuk jemi per njeri tjetrin.

-Ti nga e din se cfare ndjej une? A mos valle ke hyre brenda kokes time dhe menaxhon mendimet e mia? Epo Tajson e ke gabim, une nuk jam si ti. Sepse ti Tajson ia mbush mendjen vetes qe nuk e don dicka edhe kur e don shume.

-Hejzell une e di se cfare dua, dhe ne mesin e gjerave qe dua ti nuk ben pjese.

Hejzelli ndihej e shkaterruar, i dukej sikur gjithcka rreth vetes po e sulmonte. Ai ia kishte thene ne sy qe nuk e donte, madje disa here dhe ajo vazhdonte e ngulte kembe kot.

-Me prit vetem disa minuta dhe me pas mund te ikim- i tha tashme e dorezuar. Hyri brenda ne dhome duke perplasur deren e ballkonit, mori nje cante te madhe dhe futi vetem gjerat kryesore. Lotet ia turbullonin here pas here pamjen por ajo i fshinte egersisht perpara se te binin ne faqe. Dukej sikur po ia nxirrte inatin syve por dhimbjen qe ajo ndjente ne kraharor qe e bente qe te merrte fryme me veshtiresi a do e kuptonte kush valle?

Pse te ishte e tille jeta e saj? Pse duhej te perjetonte kaq shume dhimbje? E ku ta dinte Hejzelli se ai ishte vetem fillimi i vuajtjeve te saj.

-Jam gati ikim. - tha tashme me canten ne duar.

-Shume mire- tha Tajsoni si i painteresuar por vetem ai dhe zemra e tij e dinin se cfare po perjetonte ne ato momente. Ishte e veshtire, ishte aq e veshtire t ia mohoje dashurine dikujt qe e doje me gjithe zemer dhe ta shikoje te mbytej ne lot ,ai e kishte shume te veshtire qe ta perballonte por duhej.

-Tajson.

-Po?

-Ti tani po sillesh keshtu, kaq ftohte por a e din qe nje dite do te pendohesh per kete qe po ben sot? Mendon se pasi te iki une do te jesh me i lire apo jo? Por e ke shume gabim, nuk do te jesh i lire por do te jesh i vetmuar. A e din pse? Sepse do te kuptosh qe ke humbur personin qe te donte pa kushte dhe qe merakosej gjithmone per ty. Do te jesh vetem! Si fillim do te te duket me mire por pastaj do te ma kuptosh vleren dhe do ti biesh murit me koke per kete qe po ben sonte. Sepse diten do e kalosh me pune ose me shoke, ose duke u marre me dicka por naten, do te me kujtosh gjithmone, do te jem gjithmone ne mendimet e tua, aty, do te leshoj rrenje aty, dhe ti nuk shquhesh  qe flen shume apo jo? Ah Tajson ah. Ndoshta per mua do te jete ashtu sic thua ti, qe do te kuptoj qe thjesht kam qene e fiksuar pas teje por ti, ti do te jesh shume me ndryshe. Ti je ai qe do ti vuash ti gjitha.

-E ke shume gabim. - i tha ai por edhe ai e dinte qe cdo fjale e saj ishte e vertete.

-Keshtu qofte sic thua ti. Ikim?

-Ikim.

U rikthevaaaaaaaaaaa

A ju mungova??

Shume ndjese qe kam munguar por sezoni i provimeve s me linte mundesi qe te  shkruaja dhe kete pjese kam nga 4 dite qe e kam nisur ta shkruaj dhe pa asnje emocion e kam shkruar pz, sorry qe s eshte ashtu sic e prisnit sepse e kam pas mendu shume me ndryshe kete pjese por skam cmb. Me ma ik frymezejsheni fare.

Btw i filluat pushimet? Apo akona?

Comment