40

Mbylli deren e shtepise me zhurme dhe Hejzelli mbylli syte nga ajo zhurme dhe syte iu mbushen me lot por nuk do te qante, jo, i kishte mbetur edhe nje mundesi. Vrapoi me sa mundi dhe doli jashte dhe Tajsoni ishte gati per te hyre ne makine.

-Tajson- i thirri dhe ai ktheu koken i cuditur drejt saj, nuk e priste qe ajo te ishte aty. -Mos ik, mos me ler- i tha duke qare dhe me zerin qe i dridhej.

E per Tajsonin s kishte pamje me te keqe, zemra e tij perbrenda u kthye ne pluhur kur degjoi ato fjale prej saj. Sa e sa kishte bere kjo vajze qe ata te ishin bashke, e kishte duruar Tajsonin e merzitur, Tajsonin ironik e Tajsonin e zemeruar dhe tani po mundohej qe ta zbuste. Ai hiqej per te forte por me e forta ishte ajo, ajo e kishte guximin ti shprehte ndjenjat e saj ashtu sic i kishte e ai jo.

-Nuk mundem- i tha duke e pare ne sy.

-Por pse?- pyeti ajo tashme me zemren e thyer e syte e skuqur nga lotet.

-Nuk mund te jemi bashke Hejzell, kuptoje kete.

-Nuk me don fare fare? Nuk ka sadopak vend per mua ne zemren tende? -tha duke i kapur doren te cilen Tajsoni e terhoqi- dua thjesht te di nje "pse" Tajson. E kam kete te drejte.

-Mos i kerko te gjitha pergjigjet e pyetjeve tek une. Une nuk i kam te gjitha pergjigjet. Shko ne shtepi Hejzell, shko tek familja jote- dhe u kthye qe te futej ne makine por ndaloi kur degjoi Hejzellin te fliste.

-Do te doja qe te ishe ti familja ime, me te vertete besoja, besoja se ti do te ndryshoje, besoja se ti do te me doje por vec sa kam genjyer veten cdo dite e me shume. Ti thua qe te kane zhgenjyer shume njerez ne jete nga te cilet se prisje, por ti nuk e ke idene se si eshte te zhgenjehesh nga nje person i cili e dije deri ne fillim qe do te zhgenjehesh por e mbaje veten me shpresa te kota qe s do ta bente.
Une do te te harroj Tajson, te pakten do te mundohem. Por ti, ti kurre s do te me harrosh dhe e uroj me gjithe zemer kete, qe ti te duash dicka te pamundur, sepse nga ky moment as nuk do te degjosh dhe as nuk do te me shohesh me kurre mua. - tha duke i fshire egersisht lotet e pabindur qe i binin ne faqe ndersa Tajsoni hypi ne makine dhe pas disa sekondash u zhduk.

Eh, jeta. Ajo e cila na perball me njerez qe se kishim menduar kurre, me njerez qe jane gjithhmone larg standarteve tona dhe ta detyron qe ti duam ata, na detyron qe ti duam ata por na denon me largimin e tyre. E kush nuk ka dashuruar njehere aq fort ne jeten e tij saqe te ishte gati te jepte edhe jeten per ate person apo jo? Jeta te ndan pikerisht nga ai person qe ishe gati te jepje edhe jeten tende sepse ky eshte ligji i natyres, "Te tjere duam, te tjere na duan dhe me te tjere perfundojme".

Ne fund cdokush largohet, edhe ky miti i quajtur dashuri qe s eshte gje tjeter vecse helm i injektuar ne venat tona nje dite do te zhduket dhe do te mbetemi vetem, e ne ate moment do te ndihemi keq pse nuk e deshem pak me shume veten tone por ia kushtuam gjithcka nje personi qe s diti ti vleresoje ato.

E jeta ta merr ate qe e don me se shumti per te te kujtuar qe ti te jetosh, qe ti te mos e lidhesh ekzistencen tende me ate person, qe ti te mos i kushtosh gjithcka atij sepse jo te gjithe jane burra me guxim qe futen ne deren e zemres tende, disa jane akoma femije i bien deres dhe largohen dhe ti mbeten aty ne dere, e nevrikosur me veten tende qe ia hap deren kujtdo.

Eh jeta, e po te mos kishte vuajtje a thua do te quhej jete?

Nese nje dite ngrihesh ne mengjes dhe nuk ndjen dhimbje atehere dije qe ke vdekur.

Ndonjehere duhet ti lesh njerezit te lire te ikin vetem per te pare nese do te kthehen, sepse nese kthehen atehere dije qe ti ke fituar.

E te fitosh mbi jeten eshte e veshtire, me e veshtire nga cka e mendoni.

E nese pyesin se cila eshte gjeja me e veshtire ne kete bote do tu pergjigjesha :
-"Te presesh"
Te presesh qe te ndjeje, te presesh qe te te shohe, te presesh qe te te shkruaje.
Por a e dini se cila eshte pjesa me e veshtire?
-"Te shpresosh".

E ndoshta Hejzelli dhe Tajsoni nuk e gjejne dot rrugen per tek njeri tjetri, e ndoshta e gjejne ku i dihet, jeta eshte plot me te papritura.

Por Tajsoni do te kuptoje qe duhet te luftoje per ndjenjat e tij dhe te mos i mbaje te fshehura nen petkun e krenarise e Hejzelli do te kuptoje qe duhet te luftoje me shume per veten e saj, dhe se nuk duhet te presi shume nga njerezit.

E jeta ata do ti perballe serish, me ndjenja te tjera e me mendime me te qarta, por a do te jene ato mendime te njejta apo dikush ka ndryshuar totalisht?!

Mbetet per tu pare....

~~~~~~~~~~~~Fund~~~~~~~~~~~~~

Fundi i sezonit 1.

So people, this is the end. Did you like it?

Ca pyetje qe bej dhe une, e di qe jo 😂.

Dhe prandaj po jua them qe relax relax relax, do kete nje sezon tjeter ku do te zgjidhen te gjitha enigmat e pazgjidhura ketu dhe fundi do te jete hmmmm.....

I lumtur sigurisht.

Nuk e di se kur do e nis sezonin tjeter por shpresoj qe se shpejti sepse e kam lene pa kuptim kete fundin, edhe vete e kuptoj por me besoni qe kam nje vere shume te ngarkuar.

Ju dua te gjitheve, faleminderit qe ma zbukuronit diten me komentet e juaja. Jeni shume te mire ❤.

Jeni shume dhe s ju permend dot te gjitheve por ne vecanti dua te pershendes my two girls impossible_f9 i kerkoj falje publikisht per rrengun qe i bera 😂, sorry baby por ishte shume funny 🤣🤣

Shihemi se shpejti ne sezonin e dyte 🥰

Comment