1

Hejzell Behrami 20 vjec
Miri Behrami(djali i Lionit)  29 vjc, gruaja Irma Behrami, djali Amar Behrami 3 vjc.
Rejan Behrami 28 vjc ( Djali Ajanit)
Marko,Mario Behrami( 26 vjc) djemte e Lionit.
Xhejson Behrami 24 vjec ( Djali Ajanit)
Marisol Behrami 25 vjc ( Djali Noelit)
Adriano Mehja( 37 vjec)

-Miremengjesi  familje e madhe- tha Hejzelli duke hyre ne kuzhine ku te gjithe ishin ulur ne tavoline dhe po hanin mengjes.

-Miremengjesi vogelushe- tha Amaris e cila ndodhej e ulur prane Ajanit.

-Miremengjesi o princeshe.- I tha Ajani duke e puthur ne koke.

-Me vonese si cdo mengjes o mistrece- I tha Lioni serioz.

-He mor xhaxhi mo, ju e dini se une keshtu zgjohem.

-Ka ndenjur mbreme deri ne dy zgjuar mor babi s ka faj e shkreta- Tha Miri djali i madh i Lionit.

-Mbylle mor ti, - iu drejtua Irma gruaja e Mirit atij.

-Gruaja ta ben 8 me 2 bir, ta kam thene- Tha Ajani duke qeshur.

- Na ka dale nami per keq neve grave - tha Adora.

-Te keqija jeni ju- Tha Lioni e Adora e pa keq.

-Kush do me shoqeroje mua per ne shkolle sot?- U drejtua Hejzelli nga ata.

-Ja se te shoqeroj une - tha Mario- binjak do vish ti- iu drejtua Markos.

-Erdha, erdha dhe une, hajt dalim.

-Mos u hallakatni- iu drejtua Lioni djemve.

-Ho mor bab mo si ben dhe ti- Iu drejtua Marko atij.

-Ikni mor legena

-Ca t beme mor xhaxh qe na shan legena- I thane Ajanit te dy binjaket pernjehere.

-Ikni re, ecni avash ne makine e, jo se kam hallin e juve por do jete Hejzelli me ju. - Tha Ajani

- Po normale, kush na don neve- Tha Miri

-Ti je bo me kalamo vete e dashke te te duam ne, shka mar cun rri urte- Iu drejtua Adora atij e te gjithe filluan te qeshnin.

- U nisa une njerezz- Tha duke dale nga shtepia bashke me kusherinjte e saj.

Kishin kaluar plot 30 vite e tashme ata kishin krijuar familjet e tyre, jetonin ne Angli ne nje shtepi te madhe. Ishin shume te lumtur.

Ajani me Amarisin kishin dy djem Rejanin dhe Xhejsonin dhe nje vajze Hejzellin.

Lioni me Adoren kishin tre djem, Mirin i cili ishte i martuar dhe kishte nje djale te vogel dhe dy binjaket Marion dhe Markon.

Jeta e tyre ishte e plotesuar, ishin te gjithe ne harmoni me njeri tjetrin, pervec njerit. Xhejson. I cili jetonte ne Amerike dhe rralle vinte ti takonte.

Jeta shpeshhere planifikon shume gjera per ne dhe ne asnjehere se dime se cfare. Na perplas me ata njerez qe kurre nuk e mendonim se do te kishim te benim ndonjehere.

Nje familje si ata te gjithe i kishin zili, por kishin edhe armiq, shume njerez nuk i donin te gjalle dhe piken e dobet te tyre e kishin gjetur, Hejzell.

Nje vajze 20 vjecare me endrra te medha e femijenore. Vajza e vetme e familjes Behrami, ajo e cila kurre nuk kishte qare per dicka pasi gjithcka i plotesohej ne jete teksa ecte ne makine me dy kusherinjte e saj duke qeshur e duke u argetuar nuk e dinte qe jeta kishte rezervuar shume gjera per te. Nuk e dinte sesa do te vuante ne jete, sesi jeta kishte plane te tjera per te pervec se te berit nje doktoreshe e suksesshme ashtu sic e gjithe familja deshironte per te.

Vajza lozonjare, te ciles nuk i rrihej kurre pa folur, kishte gjithmone nje koment per dicka, syte e saj ishin gjithmone plot drite e plot jete. Ishte gjithmone plot jete e energjike, as nuk ia kishte idene  se kete pozitivitetin e saj dikush do t ia thynte ne mes. Bashke me pozitivitetin edhe zemra do ti thyhej.

- O djema a dalim sot ne darke a?- pyeti binjaket teksa ecnin me makine.

-Si t duash ti o princeshe- I tha Mario.

-Dalim ne ndonje club.

-Uuu, dashke te na hiqet koka a- i tha Marko.

-Jo mor, ckeni ju ia mbush mendjen une babit e xhaxhit. - I tha ajo si gjithmone e sigurte ne vetvete.

-Ti themi edhe Rejanit te vije pra- Tha Mario.

-Okej, ika une cuna ju puthiii- tha duke dale nga makina duke qeshur dhe u drejtua per tek universiteti. Me floket e leshuara te dendura pas shpine me kostumin sportiv te gjere dhe buzeqeshjen e pikturuar si gjithnone ne fytyre  me syzet ne fytyre po ngjiste shkallet e universitetit kur dikush iu afrua nga pas dhe i la nje leter tek kembet, ajo u zgjat dhe e mori ne dore, ishte nje nga ato leckat fshirese te syzeve ku e shkruar ne te ishte emri i saj Hejzell i lyer me gjak. Nuk u tremb, perkundrazi filloi te qeshte dhe vazhdoi rrugen per ne shkolle.

Mendoi se ishte thjesht nje kercenim i rralle sic i kishin bere shpesh por se dinte qe ajo do t ia ndryshonte jeten duke futur ne jeten e saj njerez te rinj qe si kishte dashur asnjehere ne jeten e saj.


Historia e reeeeeeeee njerez.

Atehere po e sqaroj deri tani ne fillim:
Ne kete histori do te kemi dy njerez te krahinave te ndryshme nga Veriu dhe nga Shq. E Mesme. Se kam per qellim qe te shaj askend, thjesht peraonazhet do ta cekin kete teme shpesh, por ama nuk eshte se dua te shpreh mendimet e mia ose te ofendoj ndokend ketu.

Keshtuqe te sqarohemi deri ne fillim.

Per updatet se di sesa shpesh mund te bej por nje ne jave eshte e sigurt.

Falenderoj impossible_f9 e cila me ndihmoi me emrin e atij veriorit sepse une s ia them fare per asgje andej 😂 ❤.

Shpresoj ta shijoni te gjithe historine dhe shpresoj qe t ju pelqej.

Per lexuesit e rinj ose edhe per ju qe ta dini ky liber eshte sequel i Just Love Me dhe personazhet jane femijet e personazheve kryesore te asaj historie.

Ne fillim fare i shkruajta emrat e femijeve se marshallah s jane pak 😂 se mos i harroj por qe edhe ju te jeni te qarte.

Ju dua ❤

Comment