21

-Hejzell, zgjohu, per pak minuta do te arrijme ne shtepi- u mundua Tajsoni qe ta zgjonte  por me kot, ajo nuk zgjohej.

Hapi krahun, ndaloi makinen dhe u zgjat per tek ajò dhe i luajti koken.

-Hejzell, zgjohu hajde. Cohu ri moo me hengre shpirtin- bertiti pastaj pasi pa qe ajo u rehatua me shume. Nga e bertitura e tij ajo u zgjua e trembur.

-Ooo Tajson, a s me zgjoje dot si njeri a? Hej zot, me te bertitur direkt. - tha teksa ngrihej e pergjumur.

- Po te źgjoheshe deri ne fillim s kishte nevoje me bertit une.

-Mire mo mire. Qetesi, qetesi- tha teksa merrte fryme thelle- dua thjesht te jem e qete sepse s dua te takoj vjehrrine me nerva.

-Aman se do te te duan shume ty mo.

-Si te mos me duan re, une jam si shpirt. - tha teksa rregullonte makeupin.

-Si shume ke fillu me u rregullu ta thashe edhe njehere.

-Ca ke re bosi? Me pelqen keshtu. Ty s te pelqen a?

-Jo.

-Shume mire, me plasi fort.

-Mos bej gafe e i perdor keto fjale atje se ti plas turinjte ne mur.

-Mire mo mire, ti plas turinjte thote, une s do i perdor vete se jam vajze e kulturuar.

-Aman moo, leje. Kur te te ngreje mami  im qe ne 4 te mengjesit me bo punet do e shohesh ti.

-Ca re? Tallesh?

-Jo. Je nuse dhe atehere do ngrihesh.

-Ca deshem ne qe erdhem re? Ishim mire atje- tha ajo dhe Tajsoni ia plasi te qeshures.

-Epo vete deshe me ardh.

-Mire mo mire, se s eshte naj gje e madhe.

-Hajde tani se mberritem- tha Tajsoni teksa ndalonin perpara nje vile te madhe dykateshe.

-Shtepia jote kjo? - pyeti Hejzell.

-Po- i tha Tajsoni. -Eja- tha teksa vete ecte perpara dhe ajo u nis pas tij. Nga jashte dukej nje shtepi gjigande dhe nuk mund ta besoje qe aty jetonin vetem tre veta, ishte absurde.

U afruan tek dera dhe sapo do te hynin brenda nje grua e mbajtur doli ne dere.

-O Tajsoni nenes. Biri im, mireseerdhe drita e syve- iu drejtua ajo duke e perqafuar dhe duke e puthur ndersa Tajsoni vec e perqafoi.

-Mam mos bej kshu, eja hyjme brenda, - tha serioz si gjithmone. Vetem kur Tajsoni hyri brenda gruaja perballe u kujtua qe pas Tajsonit ishte edhe dikush tjeter qe ishte si e hutuar. Hejzelli e pa dhe ii buzeqeshi ndersa ajo iu afrua duke e perqafuar.

-Mireseerdhe bije, nuk e dija qe do te vije, Tajsoni e ka fajin nuk me ka  lajmeruar fare. Mireseerdhe ne shtepi.

-Mire se ju gjeta - i tha Hejzelli duke i kthyer perqafimin, perqafimi i asaj gruaje ishte i ngrohte e plot dashuri.

-Eja hyjme brenda, mos qendro ne dere- i tha ajo dhe te dyja hyne brenda ne shtepi ku ishte Tajsoni me te atin.

-Pershendetje- iu drejtua Hejzelli babait te Tajsonit.

-Oo pershendetje bije. - tha duke i dhene doren dhe edhe Hejzelli ia dha doren.

-Ulu Hejzell- i tha Tajsoni pasi pa qe ajo po qendronte ne kembe ne siiklet.

-Hejzell quhesh?- e pyeti mami i Tajsonit.

-Po zonje- i tha Hejzelli qetesisht.

-Une jam Marta ndersa ky eshte Aliu. Ne jemi prinderit e Tajsonit.

-Gezohem- i tha Hejzelli.

-Ku eshte Markgjoni?- pyeti Tajsoni te atin.

-Ka dale.

-Ku?

-Nuk e di, me shoket e vet tha.

-Ato shoket e tij- tha Tajsoni.

-Cfare ka ndodhur? Pse s na lajmerove Tajson qe do vinit? - e pyeti Marta.

-Duhet me marre leje edhe me ardh ne shtepine time mam? A kishe kohe qe thoje te vij ne Shqiperi? Ja ku me ke pra.

-Po mire mor bir se s po te them gje, thjesht te pyeta.

-Po mire pra edhe une s po te them gje.

-Nga je Hejzell?- e pyeti Aliu.

-Babin e kam nga Durresi ndersa mamin nga Dibra.

-Me cilin mbiemer e ke babin?

-Behrami.

-Ajani apo Lioni?- pyeti Aliu.

-Ajani.

-I njoh qe te dy, dmth jo personalisht por si emra.

-Kuptoj.

Teksa po bisedonin pas nje ore ne shtepi u duk Markgjoni.

-Pershendetje familja. Ooo Tajson, paske ardhur ti mor? Kur keshtu? Kjo bukuria ketu kush eshte?

-Edhe ty mirdita vella i dashur. Duhet me t marr leje me ardh ne shtepine time ty unr a?

-Po jo more se se thashe dicka te tille.

-Jo po thashe ndoshta- tha Tajsoni dhe ndezi nje cigare.

-Ti kush je?- e pyeti Markgjoni Hejzellin.

-Hejzell, jam gruaja e Tajsonit.

-Aaa gezohem. Ti je motra e Rejanit apo jo?

-Po, pikerisht.

-Me pelqeni si fis ju, jeni te mire.

-Faleminderit.

-O plake a ke bere ndonje gje per te ngrene se vdiqa une ketu?

-Po mor bir eja, ejani te gjithe sepse do e shtroj tryezen tani.

-T'ju ndihmoj?- e pyeti Hejzelli.

-Jo jo, s ka problem, shkoni lani duart edhe ejani.

Te gjjithe u ngriten kurse Hejzelli dhe Tajsonii jo.

-O Tajson me trego pak dhomen, qe te shkoj dhe pak ne tualet.

-Hajde. -u ngrit dhe pas tij u ngrit edhe  Hejzelli. U ngjiten ne katin e dyte dhe Tajsoni hapi deren e nje dhome gjigande qe supozohej te ishte e tyre.

-Kjo eshte dhoma jone?

-Po, ca ke s te pelqen a? Na e ke te madhe sa te duash.

-Po pse atje ne Angli s na e more nje shtepi kaq te madhe re? Kurrnac.

-Mbylle gojen aty e mos fol. Ec luaji kembet e zbrit poshte. -Hejzelli i nxorri gjuhen dhe qe te dy zbriten poshte per ne kuzhine ku te tjeret ishin ulur ne tavoline dhe po prisnin ata. U ulen dhe filluan qe te hanin.

-Hejzell, ju Behramet mbaheni per te forte kshu, a ia ben vellait tim 8 me 2 a?

-Ta ka marre malli per nje 8 me 2 Markgjon?- e pyeti Tajsoni dhe Markgjoni e mbylli gojen. Te vellane e kishte me frike se te atin. Ai ishte me i frikshem, me i ashper ama e dinte se e kishte per te miren e tij. Tajsoni mundohej per te miren e gjithkujt pervec se te tijen.

Pasi mbaruan dreken Tajsoni shkoi te shtrihej pak, rruga e kishte lodhur ndersa Hejzelli po qendronte ne kopesht me Marten.

-Se ke idene se sa doja qe te te njihja. I thoja Tajsonit gjithmone qe te vinte por nuk me degjonte. Ka pasur vite pa ardhur ne Shqiperi.

-Po e di me ka thene qe ka vite pa ardhur.

-Sa vjece je ti?

-20.

-Je pak e vogel por me dukesh me mend ne koke.

-Tajsoni nuk mendon njejte si ju.

-Tajsoni ka menduar gjithmone ndryshe, ai i mbimendon gjerat, nuk e le veten asnjehere te lire te beje ate qe don.

-Po e di. Prandaj edhe duket aq i ashper, nuk e tregon dashurine kur ne te vertet juve ju don shume, edhe pse nuk e tregon.

-E di. Me ka marre malli per ate Tajsonin e meparshem. Ama une kam besim tek ti, qe ti do e kthesh ate ne nje njeri qe ka besim tek te tjeret.

-Une?- pyeti Hejzell e habitur. - E c lidhje kam une? Ju e dini martesen tone apo jo?

-Po, e di. Ama me beso qe ti je e duhura per te.

-Jam e sigurte qe nese Tajsoni do e degjonte kete gje do te qeshte me te madhe.

-E di. Te takon ty te vendosesh. Tajsoni ka shume dashuri brenda vetes, te takon ty t ja nxjerresh ne pah ate dashurine ose t ja groposesh akoma me thelle. - tha duke i kapur doren, edhe Hejzelli i shtrengoi doren dhe buzeqeshi, ne ato momente ngriti koken lart dhe pa Tajsonin qe kishte mbeshtetur duart ne ballkon dhe po i shikonte ato te dyja ngultazi, pa emocione ne fytyre. Valle a mund ta dashuronte Tajsoni Hejzellin? A mund te kishin ata nje jete te lumtur?

Kete e din vetem autorja 😂😂😂

Ja pra jam bere vajze e mire dhe ju a postova edhe nje pjese sonte.

Enjoy it. ❤

Comment