Kapitulli i Pestë

K A P I T U L L I  I  P E S T Ë


Në mbrëmje, nuk i tregova Noahs për dhomën me nr.11. Edhe pse ai e kuptoi se unë kisha diçka që nuk shkonte. Thjesht, më hidhte sytë, dhe shihnte përsëri nga laptopi.


Më ishte krijuar një lëmsh në stomak dhe po më merrte frymën. Isha tepër e tensionuar, për hiç gjë. Nuk po e kuptoja se pse ndihesha ashtu kur nuk e dija se çfarë kishte në atë dhomë. Por kam një ndjesi që nuk është diçka e mirë.


"Po shkoj të pi pak ujë në kuzhinë!", i them Noahs, i cili ishte zhytyr në internet. Nuk më ktheu përgjigje. Më hodhi një vështrim dhe kaq.


Shkova në kuzhinë dhe piva një gotë me ujë. Po ndihesha pak më mirë, por ende në mendje kisha iluzionin e dhomës. Dhe fjalët e Lilit, Aty hyn vetëm zoti Benjamin, askush tjetër.


Nga përgjuesi në zyrën e tij, nuk dëgjoje gjë tjetër, veç se, fliste për kontrata pune, apo për turistët që vinin në hotel. Dhe, dëgjoje ndonjëherë Mian që futej në zyrë, ku i thoshte të firmoste disa dokumente.


"Noah, po shkoj të shtrihem. Nuk po ndihem mirë." Po më fillobte një dhimbje koke, që po më dukej sikur po më binte bota mbi kokë.
Noah mbyll laptopin dhe afrohet drejt meje.


"E shoh, që nuk ndihesh mirë. Ke gjithë darkën që rri e heshtur. Në fytyrë je zbehur e tëra. Çfarë ka Amelia? Çfarë nuk shkon me ty?"


Nuk e di nëse do të ishte gjë e drejtë nëse do ti tregoja Noahs për dhomën me nr.11. Por mendova që mos tia tregoja. Do të thoshte që, Amelia ç'i ke këto mendime, apo Mos e vrit mendjen kot më kot për gjëra të vogla. Mos u kap me gjëra të vogla!


"Jam mirë Noah. Mbase e kam nga koha. Nuk qenka edhe ndonjë ditë e bukur sot." Mendova diçka të çastit, për tia hedhur fajin kohës.


"Nëse ke diçka për të ma thënë, mos u ngurro. Ti e di që jam gjithmonë pranë teje." Noah më jep një buzëqeshje në fytyrë, duke më ngjallur pak përbrenda. Kisha humbur tek dhoma me nr.11 dhe e kisha lënë pak pas dore sot. Dhe ndihem shumë e lumtur, sa herë më thotë, jam pranë teje. Ai është mbështetja ime në çdo gjë. Edhe nëse diçka nuk shkin me ne të dy, ai do të gjej një zgjidhje.


Në rrugicën George(Xhorxh) dëgjoheshin klithma e të bërtitura. Nuk po flija dot.


Noah ishte në banjë dhe po bënte një dush. Dritën e dhomës e kisha fikur dhe kisha lënë ndezur vetëm ambazhurin afër krevatit.


Niah del nga banja dhe po fshinte kokën me peshqir. Në pjesën e pishtme të vidheve kishte vendosur një tjetër peshqir.


"Nuk ke fjetur ende?", më pyet Noah.


"Jo, po të prisja ty.", i them duke hedhur sytë nga dritarja që dëgjoheshin ende zhurmat.
Noah heq peshqirin, që e kishte hedhur për të mbuluar pjesën e poshtme të trupit dhe vesh një palë mbathje, më pas një palë tuta të lehta ngjyrë gri dhe një bluzë të bardhë, dhe vjen e shtrihet në krevat.


"Çfarë kanë kështu këta sot?", e pyes Noah, për brohërimat në rrugë.


"Me siguri ka ndonjë ndeshje futbolli.", thotë ai, fuke mbushur një gotë ujë nga kana që ishte mbi komo.


"Do përpiqem të fle, por nuk jam e sigurt në gjithë këtë zhurmë." Noah më jep një puthje në faqe dhe më kthen shpinën për të flejtur.


"Natën!", më thotë ai.


"Natën!", i them dhe unë duke vendosur kokën në jastëk dhe duke u përpjekur për të flejtur, nga zhurmat e rrugicës George(Xhorxh).


Mëngjes


Isha në kuzhinë dhe po përgatisja mëngjesin. Isha ngritur herët dhe Noah nuk ishte zgjuar ende.
Zhurmat në rrugicën George(Xhorxh), kanë pushuar pas mesnate.


Po bëja edhe një kafe në makinën e kafesë.
Zakonisht kafenë e pi bashkë me Noahn, por doja të qetësoja pak kokën.


Koha ishte e këndshme jashtë. Jashtë, buçisnin boriet e makinave nga trafiku i përheshëm që krijohej në Marlybone.


"Nuk të pashë në dhomë. Po shoh që qenke zgjuar herët!", thotë Noah me një zë të përgjumur.


"Po, u zgjova herët,-i them, dhe ai futet në tualet,-Të përgatis një kafe?"


"Do bëje mirë!", thotë Noah, që nga tualeti.


...
"Çfarë ke bërë për mëmgjes?", më pyet Noah.


"Omletë me perime."


"Edhe me djathë?"


"Po, i hodha pak djathë."
Noah e preferon omletën edhe me pak djathë, dhe sa herë përgatis omletë ai gjithmonë më kujton djathin.
Pas mëngjesit u nisëm për në hotel. Rruga kishte trafik dhe po prisnim gjatë në trafik.


Noah nuk i pëlqen fare të ngeci në trafik. Nuk është shumë u durushëm. Kështu që, shtypi frenat dhe po parakalonte të gjitha makinat.


"Noah ki kujdes!"


"Mos u shqetëso!"


Përpara ishte edhe një kryqëzim, dhe e pralajmërova të bënte kujdes atje.


"Ki kujdes, Noah' Përpara na doli një makinë, dhe desh u përplasëm. Noah nuk e kishte vëmendjen fare gjatë rrugës.


"Në rregull, nuk ndodhi gjë!", thotë Noah. E pashë njëherë me inat, dhe filloi të ecte përsëri, tani pak me më ngadalë.


Edhe pak dhe mbërrinm në hotel, kështu që zbrita pak më poshtë hotelit. Noah iku me makinë, ndërsa unë po ecja në këmbë, derisa ndaloi një makinë pranë meje.


"Të kam parë që punon në hotel! Eja hip!", më thotë një djalë, i pashëm, i veshur me smoking dhe që në fytyrë mbante një buzëqeshje. Duhet të ishte pak më i vogël se Noah nga mosha.


"Jo, faleminderit.", ia ktheva direkt.


"Edhe unë punoj tek hoteli. Jam menaxheri i hotelit." Kur po e vështroja gjatë, ai shtoi: "Më quajnë Gabriel Xhonson. Eja!"


Nuk e zgjata më shumë, kur po tregohej i sjellshëm me mua.


"Nuk ishte e nevojshme,-i them unë,-Pak më tutje ndodhej hoteli."


"Nuk kishe pse ecje në këmbë!", thotë ai duke qeshur.


"Nuk të kam parë asnjëherë në hotel! Çuditem si më paske parë ti mua, pasi edhe unë jam në lëvizje."


"Jam pak i padukshëm,-qesh përsëri,-Në hotel merrem me menaxhimin e dhomave të hotelit, dhe nuk dukem shumë përreth."


"Me menaxhimin e dhomave të hotelit? Ndërsa unë me rregullimin e tyre."


"Pak a shumë e njëjta punë!"


"Nuk është ashtu ma ha mendja! Ti di gjithçka çfarë ka dhe çfarë jo nëpër dhoma."


"Ekzakt!"


Gabrieli parkoi makinën, në parkingun e hotelit dhe së bashku hymë në hotel.


Noah ndërkohë kishte mbërritur në hotel dhe ishte tek recepsioni, po merrej me diçka tek kompjuteri, dhe nuk e kishte mendjen nga unë.


Hipa në ashensor së bashku me Gabrielin. Doja ta pyesja për dhomën me nr.11, por as ai nuk e di çfarë ka në të. Por nëse do e ngacmoja pak në lidhje me dhomën mbase tregonte diçka.
"Tani do shkoj të pastroj dhomën me nr.11, pasi dje nuk munda, as unë dhe as Lili." Po qendroja në heshtje dhe ai nuk po më kthente përgjigje. Me siguri, di diçka.


"Nuk ke pse mundohesh."


"Për çfarë?", ia kthej menjëherë unë.


"Për dhomën me nr.11, e kam fjalën." Dera e ashesorit ku do zbrisja unë u hap. Ngela pa marrë një përgjigje të plotë nga ai.


"Kati i dytë.", më thotë Gabrieli. I dhashë një buzëqeshje të shtirur dhe zbrita nga ashensori. Dera e ashensorit u mbyll ndërkohë Gabrieli më buzëqeshi sërish.


***
"Çkemi Lili!", e përshendes unë, ndërkohë ajo ishte në depo dhe po merrte detergjentë.


"Mirë Emili! Ti si ndihesh sot?", Ajo heq djersën nga balli i saj dhe një pjesë të flokëve e kap me llastik.


"Mirë të themi, por nuk jam e tillë. Nuk qenkam shumë në humor sot."


"Ke ndonjë problem?"


"Jo, Lili. Gjithçka shkon shumë mirë, por më duket se nuk ndihem mirë me veten."


"Në çfarë aspekti, nuk ndihesh mirë me veten?,-Lili po më vështronte pak, duke mbajtur në dorë edhe kovën me detergjentë,-Mos më keqkupto. Të pyeta ngaqë je perfekte."


"Askush në këtë botë nuk është perfekt, Lili. Të gjithë kanë ndonjë difekt sado të vogël, edhe pse ata mund të jenë perfekt në çdo aspekt të mundshëm."


"Për mua je e tillë. Je një vajzë e sjellshme, e kulturuar, puntore, dhe patjetër e bukur."


"Faleminderit Lili, por siç e thashë edhe unë nuk jam aq perfekte sa dukem."


Lili eci drejt koridorit të depos që ndodhej në katin e katërt, dhe papritur ndaloi.


"Do që të pijmë ndonjë kafe të dyja? Heqim edhe pak mendjen. Kam edhe unë nevojë të shprehem.",-thotë Lili, që nga fundi i korridorit.


"Edhe unë kam nevojë të shprehem, më duket Lili."


Zbritëm poshtë në barin e hotelit. Kafeneja ishte e mbushur plot me njerëz. Lili më tha që çdo sezon vere hoteli mbushet me turist dhe baret mbushen plot.


"Më ke thënë që je nga Lurgashalli, apo jo Emili?,-i pohova Lili me kokë, njëkohësisht ktheva edhe një gllënjkë kafe,-Si e kaloje kohën atje?"


"Lurgashalli është një vend i mahnitshëm. Atje mund ta kalosh kohën vetëm duke ndenjur dhe nuk mëriztesh kurrë në natyrën e tij. E kaloja kohën me nënën time..."


Sytë mu mbushën me lot, dhe në zemrën time u hap përsëri ai boshllëku i madh. Lili në kapi dorën në formë keqardhje dhe më përqafoi.


"E ke humbur nënën tënde apo jo Emili?"


"Po. Verën e kaluar."


"Epo, me sa duket paskemi një gjë të përbashkët, edhe pse na dhemb shumë në zemër. Çdo ditë jetojmë pa imazhin e saj në shtëpi. Nuk na e nuhat më askush aromën në qafë, apo nuk na kreh më askush kokën, si të vogla."


"Disa njerëz lëndohen nga fjalët dhe disa të tjerë nga veprimet, dhe disa të tjerë nga heshtja Lili. Por lëndimi më i madh, thellë në zemër është që nuk ke person që do më shumë në këtë jetë. Që kur vdiq mami im, shtëpia ishte thjeshtë një dhimbje e shurdhër në pjesën e pasme e kujtesës sime, dhe një lodhje në sytë. Nuk doja më të qëndroja atje. Ishte e kotë të qebdroja. Prandaj erdha këtu. Po nëna jote nga se vdiq?"


"Nuk vdiq. Iu mblodhën të gjitha së bashku dhe vdiq. Ato e vranë më shumë nënën time."


"Nuk të kuptova Lili?"


Lili ishte tepër e shpërqëndruar tani, por të dyja kishim nevojë ti hapeshim njëra-tjetrës. Kishim nevojë të përkrahnim njëra-tjetrën. Ti qendronim pranë edhe pse ishim të vrara të dyja shpirtërisht.


"Ishte e premte. Një ditë me shi. Asokohje punoja në një restorant si kamariere. Shiu sa vinte e bëhej më i furishëm. Jetoja në Criclewood së bashku me nënën time. Para disa ditësh po e ndjeja që diçka nuk shkonte mirë me të. Ishte e hutuar. Kur i thërrisja nuk më dëgjonte. Nuk po e kuptoja se çfarë kishte, dhe e kuotova shumë vonë. Atë natë, mbërrita vonë në shtëpi. Nuk e mbaj mend se sa mund të ishte ora, por, po vinte mesnata. Kur mbërrita në shtëpi derën e gjeta të hapur, mobiljet të kthyera përmbys, vazo të thyera. E gjithë shtëpia ishte e kthyer përmbys. Po kisha shumë frikë. E dija që kishte ndodhur diçka e tmerrshme, por s'mund të ishte aq e tmerrshme kur pashë nënën time të mbuluar me gjak. Dhe... babai im kishte vrarë nënën time,-Lili dridhej e tëra teksa tregonte historinë e saj të dhimbshme. Lotët e kishin mbuluar fare,-Pas shumë kohësh nëna më kishte lënë një letër, ku thoshte që, dikush e merrte në telefon natën vonë dhe e kërcënonte se do të më vriste mua."


"Çfarë ndodhi me babain tënd Lili?"


"U fut në burg. Herët apo vonë çdokush do të gjej drejtësi në këtë botë. Edhe kur ata mund të kenë humbur shpresat."


Iu afrova afër Lilit dhe e përqafova fort. Ajo ishte një vajzë e fortë(si unë), me një të shkuar të dhimshme dhe të errët.


"Më vjen me të vërtetë keq, Lili!"


"Po me nënën tënde, Emili, ç'ndodhi?", më pyet Lili.


"Ishte e sëmurë. Fatmirësisht nuk i ndodhi diçka e tillë si me nënën tënde."


U çuam nga bari i hotelit me Lilin dhe shkuam të pastronim dhomat. Në mendje përsëri kisha dhomën me nr.11. Duhet të futem me patjetër dhe të zbuloj se çfarë ka në atë dhomë, por mund të jetë edhe e pamundur.


"Lili!,-i thira unë,-Katin e dytë mund ta mbaroj unë, ngjitu në katin e sipërm."


"Në rregull.",-thotë Lili, duke pranuar që të shkonte lart.


U afrova drejt derës me nr.11. Nuk dija ç'të bëja! Nëse nuk do ta hapja kurioziteti im do të rritej akoma edhe më shumë, dhe mendja ime do rrinte tek dhoma me nr.11.


Kapa bravën e derës. Pashë që nuk po vinte njeri. Mora frymë thellë, dhe e tërhoqa pakëz bravën. Pastaj pak më shumë. Por jo më shumë se aq. Dikush më preku nga shpatullat. Po më shtrëngonte shpatullën fort. Lëshova kovën me detergjentë në dysheme me kujdes, dhe u ktheva me fytyrë nga personi që më preku shaptullën. Korridori ishte më qetësi. Sikur askush nuk ishte në hotel, veç meje dhe Benjamin Krauofordit që qendronte para meje. Me një shikim të neveritshëm dhe jo të këndshëm.


"Çfarë bënë ti këtu?", më pyet ai me një ton të ulët.


"Unë..."


"Çfarë bën ti këtu, të thashë?!", më thotë ai duke bërtitur.


"Do postroja dhomën me nr.11."


"A nuk të kanë thënë se, është e ndaluar të futesh në këtë dhomë, zonjushë Emili Everli?"


Fjalët sikur mi kishte marrë lumi. Nuk dija ç'të thosha, veç se e dreqose fare këtë punë Amelia.


"Nuk e bëj më zotëri! Më falni!"


"Zbrit poshtë, zonjushë Emili!"


Lashë çdo gjë aty dhe zbrita poshtë. Duhet të takohesha menjëherë me Noahn dhe ti tregoja çdo gjë. Çdo gjë që dija, për dhomën me nr.11.


***
E mora në telefon dhe i thashë të takoheshim në tualetin e katit të parë. Ai pranoi.


"Çfarë ka Amelia?", Ishte i shqetësuar, po ashtu edhe unë.


"Do të tregoj diçka, Noah."


"Çfarë?"


Gjëja më e mirë që mund të bëja tashmë ishte ti zbrasja ato që më mundonin përbrenda. Dhe Noah ishte personi i duhur, me të cilin duhet të flisja.


"Dje nuk isha mirë. E di edhe ti këtë. Kisha diçka që më mundonte. Mbase duhej ta tregoja që dje por sot u sigurova më shumë që në dhomën nr.11 ndodhet dikush."


"Çfarë po thua Amelia? Nuk po të kuptoj."


"Pak më parë, pashë diçka tek ajo dhomë. Ishte një grua. Gojën e kishte të mbyllur dhe duart dhe këmbët të lidhura."


"E pe se kush ishte?"


"Më duket se po."







Instagram:2bookstory

Comment