Kapitulli i Dytë

K A P I T U L L I  I  D Y T Ë


Udhëtimi me tren nga stacioni i Uitlit deri në në stacionin e Birminghamit në Londër zgjaste një orë e gjashtë minuta.
Kur mbërritëm në stacionin e Berminghamit, morëm një taksi për të shkuar brenda në Londër, dhe gjithashtu të gjenim një shtëpi me qira ku të qendronim.


Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta, që kur kishim hipur në taksi, dhe rruga ishte bllokuar nga trafiku i shumtë i Londrës. Gjë që në Lurgashall, ishim mësuar të ecnim në këmbë nëpër rrugicat e ngushta dhe anash me arkitekturën e shtëpive viktoriane.


"Çfarë do bëjmë Xhek?", -e pyeta teksa ai nuk dinte ç'të më thoshte, dhe nuk reagoi aspak kur e quajta me emrin Xhek. Epo, kështu do të quhemi tani e tutje. Nuk do habitemi kur të na thërrasin "Xhek, çkemi!", apo "Emili Everli? A e ke pastruar dyshemenë e katit të tretë apo të katërt?". Këto do të ndodhin, herët apo vonë, por si fillim duhet të sistemoheshim në Londër.


"Nuk e di Emili,-hidhi sytë përqark për të lexuar tabelat e rrugës. "Paddington;The Lancasters;Westbourn Green;Marylebone", e kështu me radhë.


"A ka ndonjë nga këto rrugët ku mund të na çojnë në rrugën Krauford?"-pyeti Xheku shoferin e taksisë.


"Po, është Marylebone, por besoj se edhe andej mund të jetë e bllokuar rruga!"


"A mund të shkojmë?"


Si fillim shoferi e pati të vështirë të nxirrte taksinë nga trafiku i madh që ishte krijuar, por më pas mori drejtimin drejt Marylebone.


"Hera e parë, që vini në Londër, apo jo?",-pyeti shoferi. E pashë Noah-n në sy, më pas i larguam sytë nga njeri-tjetri, dhe i pohova shiferit se ishte hera e parë që vinim.


Kalonim në rrugicat e Maryleborne, drejt Kraufordit dhe kujtimet sa vinin e bëheshin më të freskëta.
Pothuajse nuk kishte ndryshuar asgjë. Sikur shkuam dje në Lurgashall, dhe u kthyem sot.
Pashë fytyrën e Noahs gjithë mallëngjim për Kraufordit. Në fytyrë i shfaqej një buzëqeshje, por më pas venitej, brenda sekondit.


Po më dridhej telefoni në çantë. E kisha lënë me dridhje kur hipa në tren, dhe kur zbrita harrova ti ngrija zërin. Hapa zinxhirin e xhantës prej kadifeje dhe nxora telefonin. Ishte zonja Elizabeth.
I shtira lehtë me bërryl Noahs, dhe i zgjata telefonin që të shihnte se kush po më telefononte.
Ma bëri me shenjë që ta hapja, kur ajo po më telefononte disa herë.


"Pse nuk e hap telefonin Amelia. Nuk e shikon sa herë ti kam rënë?",-tha ajo sa hapa telefonin.


"Jemi ende në taksi. Kishte shumë trafik rrugës, dhe morëm drejtimin drejt Maryleborne."


"Drejt Maryleborne?,-thotë ajo e habitur,-Do shkoni drejt Kraufordit menjëherë?"


"Nuk kemi zgjidhje tjetër. Na duheshte të kalonim nga kjo rrugë, përndryshe nuk të mbërrinim dot në kohë. Do të ishte tepër vonë."


"Në rregull. Më merrni në telefon kur të shkoni në hotel."


"Në rregull."


E mbylla telefonin, dhe Noah i tha shoferit të taksisë të ndalonte, kur mbërritëm afër Kraufordit.


Morëm valixhen që kishim lënë prapa në bagazh dhe përshëndetëm shoferin. U hodhëm nga ana e rrugës ku po ecnim në këmbë.


"A mendon se hakmarrja është gjëja e duhur, Amelia?"


"Nuk e di. Nuk e besoj. Por kur mendon që ai person të ka lënduar njerëzit e tu më të dashur, mendoj që po. Është gjëja e duhur."


"Unë them jo."


"Përse mendon kështu?"


"Pasi edhe ai është një person i veçantë për mua. Edhe ka sadopak vend në zemrën time."


"Mendon kështu, edhe kur e di që ka lënduar shumë njerëz. Veçanërisht nënën tënde, Noah,-i kap dorën dhe ulem në një pijetore jashtë,-Të kuptoj! Ai është babai yt. E ke shumë të vështirë të mendosh që do hakmerresh ndaj babait tënde. Por mendo si dikush tjetër. Noah Krauford vdiq në shinat e trenit. Ai të di të vdekur. Ti nuk jeton për të."


"Noah, jeton ende Emili Everli. Nëse nuk jeton, për ty, jeton brenda vetes sime."


E pashë tepër të acaruar dhe me lot në sy. Nuk donte të qëndronte më aty. Eehe unë i fola shumë ashpër, dhe e lëndova. I kapa dorën fort dhe ia putha.


"Ti ji kush do qoftë. Noah, Xheku, Tomi, kush do qoftë. Por unë të kam bërë tatuazh thellë në zemrën time Xhek Madision. Unë të njoh ty! E di kush je! E di që më do fort, ashtu qysh të dua unë. Por, këtu erdhëm për një mision. Për tu hakmarrë ndaj Benjamin Kraufordit. Ashtu, siç e the edhe ti pak më parë. Noah jeton ende brenda meje. Edhe Amelia Allen jeton ende. Fizikish dhe shpirtërisht. Amelia Allen nuk do vdesi kurrë. Por, tani jam Emili Everli,-nxorrta kartën e identit dhe ia lashë mbi tavolinë,-Erdha këtu për tu hakmarrë ndaj nënës sime. Edhe ti gjithashtu Xhek Madison. Edhe ti ke një mision."


"Unë jam gjallë për shkakun tënd, Amelia Allen. Përndryshe unë do kisha vdekur në Crowthorne. Ti je heroina ime! Sa mirë që ekziston! Sa mirë që të kam ty! Sa mirë që je pranë meje, kurdoherë!"


Po e shikoja gjithë entuziazëm tek nxirrte nga goja fjalët e bukura, e mi thoshte mua. Kur më kapi dorën e ma mbante fort. Kur më shihnte me ato sytë e tij. Që çdo ditë humbja, në sytë blu të tij! Këtë herë nuk humba, por kuptova që pa të nuk bëj dot!


***


Pasi hëngrëm dhe pimë diçka, shkuam në hotel. Ishim të lodhur nga ajo ditë e gjatë që kaluam. Bëmë një dush dhe u shtrimë për të flejtur. Nesër na priste një ditë e gjatë.


...
Kur u zgjova nuk e gjeta Noahn në krevat. Pashë në banjë por nuk ishte. Pashë orën. Kishte shkuar nëntë. Menjëherë u vesha dhe zbrita poshtë. Noah më tha që herët në mëngjes di dilte të kërkonte për shtëpi. Mora telefonin fhe pashë që zonja Elizabeth më kishte telefonuar mbi dhjetë herë.


"E marrtë dreqi! Harrova fare ta merrja!", thashë dhe përplasa derën e dhomës së hotelit dhe mora ashensorin dhe zbrita poshtë.


Noah ishte ulur tek kafeneja e hotelit dhe po më priste atje.


"Noah më fal shumë. Nuk u zgjova dot herët. Më kishte telefonuar edhe zonja Elizabeth gjithë ato herë, dhe tani kam frikë tia jap, pasi do më këpusi ndonjë të sharë."


"Amelia merr frymë! Qetësohu! Ska problem, se e telefonojmë më vonë!"


"Noah më bën një nder?, -ai tund kokën duke kthyer edhe një gllënjkë nga kafeja,-A mund të flasësh ti me të?"


"Mos më thuaj!"


"Të lutem! Të lutem!"


"Mos do të më këpusi mua ndonjë të sharë!,-vazhdoja që ti lutesha por ai nuk pranonte,-Amelia mos m'u lut! Nuk i telefonoj!"


Ra pak heshtje. Më pas ra telefoni. Ishte zonja Elizabeth, dhe e habitur u çova nga vendi me vrap.


"Çfarë ndodhi, Amelia?"


"Zonja Elizabeth! Merre, fol!"


Po e shikonim telefonin, se kush do ta hapte. Noah e mori dhe e hapi.


"Alo! ,tha Noah, -Ma çkemi!"


"Ku ishit ju? Kam gjithë darkën e mëngjesin që ju telefonoj. Mos doni që të vij aty?"-tha zonja Elizabeth duke bërtitur, që ishte gati të fuste ndonjë të sharë në mes. Noah më shihnte mua dhe nuk nxirrte llaf nga goja!


"Ku është Amelia?"-pyet ajo.


"Po të kërkon ty?", ndërkohë që po refuzoja të flisja. Mora frymë thellë dhe mora telefonin.


"Zonja Elizabeth, çdo gjë është në rregull. U sistemuam në hotel, sot..."


"Mjaft! Nuk dua të dëgjoj më!"


"Ta... mbyll telefonin atëherë?"-them unë me gjysmë zëri.


"Më dëgjo këtu! Shkoni në hotelin Krauford dhe kërkoni punë. Si fillim të shkoj Noah më pas ti. Nëse futeni brenda, për planet në vazhdim do ju them unë! U kuptuam?"


"Po, zonja Elizabeth!"


Mbylla telefonin, dhe ula në tavolinë duke marrë frymë thellë. I kërkova kamarierit një gotë ujë, pasi më ishte tharë goja.


"Do shkosh ti i pari në hotelin Krauford."


"Jo, shko ti!"


"Nuk e dëgjove zonjën Elizabrth se çfarë tha?"


"Do shkosh ti. Dua të sigurohem për ty."


"Pse?"


"Pasi nëse nuk të marrin ty, nuk më marrin as mua. Prandaj ti i di planet më mirë. Edhe nëse nuk më marrin mua të paktën të marrin ty. Në rregull?"


"Në rregull, atëherë! Çohemi që këtej?"


"Po."-thotë Noah.


Pasi dolëm nga hoteli dhe po prisnim të kalonte ndonjë taksi, dëgjova përsëri dy persona tek flisnin për ngjarjen që kishte ndodhur.


"Unë do shkoj të gjej, një shtëpi me qira, ndërsa ti shko në hotel. Takohemi tek The Duke of the Wellington."-thotë ai, dhe më përshëndet dhe i hipën taksisë. Ndërkohë edhe taksia ime erdhi dhe u nisa drejt Hotelit Krauford.


***
Përballë meje kisha Hotelin Krauoford. Shihje shumë njerëz që hynin dhe dilnin nga aty. Disa me dosje në duar, dhe disa të tjerë(zakonisht çifte) të kapura krah për krahu hynin dhe dilnin nga hoteli Krauford.


U afrova, afër derës hyrëse të hotelit. Dera u hap dhe u drejtova drejt recepsionit. Atje qendtonte një grua dhe një burrë që po flisnin në telefonë.
Po prisja derisa ata të mbyllnin telefonin, por ishte e pamundur. Sa mbaronte një telefontë, niste tjetra.


"Përshëndetje!"-thotë dikush. Ishte vajzë. Në dorë mbante një dosje dhe në fytyrë kishte një buzëqeshje të dallueshme.


"Përshëndetje!",-i them unë, dhe stepem pak.


"Si mund tju ndihmoj?"-më pyet ajo.
Pastrova pak fytin dhe i ktheva përgjigje.


"Kam ardhur për punë?"


"Si quheni?"


"Emili Everli."-i përgjigjem unë.


"Mund tjua shoh kartën e identitetit?"


"Po, patjetër." Nxjerr kartën e identitetit nga portofoli dhe ia tregoj.


"Në rregull. Mund të vish në zyrën time. Zyra ime ndodhet atje." Ajo më tregon se ku ndodhej zyra e saj dhe unë e ndjek nga pas.


Ajo ulet në karrigen e zyrës së saj, dhe unë po ashtu ulem aty në zyrë. Ishte një vajzë e re. E dobët, brune me flokë të kapura topuz. Dhe në qaftë kishte të gdhendur emrin e saj, "Mia".


"Unë quhem Mia. Jam sekretarja e zotit Benjamin Krauford."


"Gëzohem!"


"Aktualisht na duhet një pastruese, që të laj dyshemetë e kateve. Të pastroj zyrat e ambienteve të hotelit dhe të merret me sistemin e disa prej dhomave të hotelit. Për pagesën flasim, pasi të pranosh punën. E doni këtë punë?"


"Po, e dua. Mund ta bëj këtë punë." Nuk kisha zgjidhje tjetër veç se ta pranoja.


"Kur të filloj punë?", e pyes unë.


"Që nesër. Në orën 08:30."


"Në rregull!"


"Mund të largohesh!"- thotë ajo kur i bie telefoni i zyrës.


"Po vjen zoti Benjamin?"-thotë ajo e habitur, dhe ngrihet nga ty dhe shkon drejt recepsionit. Unë dola nga zyra dhe pashë atë tek hynte në derën kryesore të recepsionit. I veshur me një smoking dhe me syze. I dha një buzëqeshje punëtorve të hotelit dhe mori ashensorin.


"Benjamin Krauford, misioni ynë sapo ka filluar! Ne nuk kemi vdekur. Jemi gjallë. Unë, Noah dhe zonja Elizabeth. Po presim ditën e madhe! Ditën kur perandoria jote do të shembet dhe ti të mbetesh fillikat".

Comment