Kapitulli i Dhjetë(Final)

K A P I T U L L I  I  DHJETË
(FINAL)


E dija që isha shndërruar në një njeri tjetër. Për muaj me radhë e pyesja vetjen Kush je ti Amelia Allen? Disa përgjigje mund ti gjeja, por disa jo.


Kur mundohesha ta nxirrja veten nga balta ku isha zhytur, po e zhysja veten akoma edhe më keq.


E ndieja veten time fajtore. Jo sepse ndodhesha në një vend të gabuar, por se këtë histori e fillova unë dhe unë do ta mbaroja. Edhe nëse pasojat do të jenë të rënda për secilin prej nesh. Duhet të ecnim sipas fatit që ndodheshim dhe duhet ta pranonim se askush nuk është i pafajshëm në këtë botë, të gjithë janë fajshëm. Fatin tonë e shkruajmë vetë. E kemi ne në dorë për atë ç'ka bëjmë në këtë botë. Na është dhënë një jetë dhe dihet ta jetojmë këtë mundësi në mënyrën më të mirë të mundshme.


***


Benjamini po qendronte i heshtur. Nuk donte të tregonte asgjë më shumë, edhe pse unë po këmbëngulja.


"Benjamin, më dëgjon!?" -e pyeta unë. Por ai ishte përhumbur në botën e tij. "Çfarë ndodhi atë ditë në Brockenhuest, Benjamin." Ende qendronte i heshtur, duke mos më parë në sy. Një pikë loti i rrëshqiri në faqe, duke reaguar pak. "Çdo gjë do të mbeter mes nesh Benjamin. Ta premtoj!" vazhdova të shtoja unë. Ngriti kokën me ngadalë, dhe me pikë të lotit në sy, shtoi: "Nuk e ndalova dot. Gjithçka për fajin tim. Gjithçka ndodhi për fajin tim." Ishte kthyer në një përbindësh në ato momente, po shkatërronte çdo gjë që kishte para; disa vazo, gjuajti me shqelmë një trung peme qê ndodhej para dere...


"Nuk ishte faji yt, Benjamin. Çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt. Nëse më tregon se çfarë ndodhi do të ndihmoj Benjamin. Ki besim tek unë!" Po mundohesha ta qetësoja, dhe më duket se po ia dilja. U struk pas parmakëve të shkallëve, duke zvarritur këmbët poshtë.


"Nuk e dija se ajo më kiahte ndjekur." Shkova të afrohesha dhe të ulesha pranë tij.


"Zonja Elizabeth?" -e pyeta unë.


"Po."


"Të pa me nënën time?"


"Nuk kiahte asgjë mes nesh. Mes meje dhe Tejlërit. Vetëm sa na kishte marrë malli për shoqërinë e njëri-tjetrit. Elizabetha për kishte ndjekur deri në Brockenhurst. Kur u fut në shtëpinë e Tejlërit, Tejlëri ngeli e habitur. Edhe unë. Elizabetha po qendronte e qetë. Nuk pyeti as se kush ishte Tejlëri, dhe as se nga njiheshim ne.  Tejlëri filloi të përkeqësohej, dhe unë me Elizabethën filluam të debatonim. Tejlëri që qendronte shtrirë në krevat, filloi të kollitej shumë. Elizabeth i mbushi një gotë ujë në kuzhinë dhe ia dha Tejlërit." Nuk mund të ishte ashtu si e mendoja unë. Zonja Elizabeth nuk mund ti hidhte diçka brenda nënës sime.


"Ti ku ishe kur  zonja Elizabeth i mbushi gotën me ujë?"


"Më duket se ishte dhoma jote ajo ku po qendroja. Vendosa të qendroja pak vetëm atje derisa të qetësohesha. Më pas, Tejlëri e humbi veten fare."


"Që do të thotë?"


"Për vite me radhë e mbajta gojën kyçur, pa treguar asnjëherë të vërtetën."


"Benjamin?" ai i hodhi sytë nga mua. Fytyra e tij ishte e zbehur dhe e trishtë, sikurse e imja. "Ka ardhur momenti që të përballemi me të vërtetat. Çdokush do marri dënimin e vetë. Për një vit radhazi të fajsova ty. Mendoja se fajtori i kësaj historie ishe ti, por paska qenë shumë ndryshe nga ajo që më kishin treguar." Po mundohesha të mblidhja veten por nuk po mundohesha. Elizabethi më kishte gënjyer për gjithë vitin. Ajo nuk donte që Noah të ishte vrasësi i Benjaminit, ajo donte që unë të bëhesha vrasësja e tij. Donte që unë të hakmerresha për të gjithë ata. Sa budallaqe paskëshkam qenë; Vrasësja e nënës sime ishte shumë afër meje, dhe sytë e mi kërkonin përtej. Elizabethi është vrasësja e nënës sime. Ajo nuk mund të ndryshonte. Të gjithë mund të ndryshinin, por veç saj asnjë tjetër. Ajo hodhi Sarën në liqen pa pikë mëshire. Ajo, groposi Marian me duart e saj, pa patur mëshirë. Po me Luizën! Çfarë ndodhi me Luiza Emiltonin atë mbrëmje në festë. Kush ishte vrasësi i vërtetë? Kishte ardhur momenti që pyetjet të gjenin përgjigjen e tyre. Çdokush do të merrte atë që meritonte.


"Amelia! Elizabetha vrau nënën tënde atë ditë. Por Elizabetha e mori dënimin e saj. Ajo vdiq në rrënojat e Kraufordit dhe u bë shkrumb e hi. Trupi i saj nuk u gjet kurrë. Për gjithçka që ka ndodhur është faji i saj. Të gjithë mund të jemi fajtor, por ajo është fajtorja më e madhe në këtë hsitori. Jetët tona u kthyen përmbys që kur erdhi ajo në Krauford."


Benjamini ishte një njeri i mirë. Këtë e kisha kuptuar që kur shkova në Krauford.


E përqafova mes lotëve Benjaminin, dhe ndjeva sikur zemra po fillonte të më rrihnte sërisht. Tani ishte e ngrohtë dhe jo e ftohtë përballë tij.


"Je një njeri i mirë, Benjamin Krauford. Këtë e kam ditur gjithmonë, dhe sa mirë që nuk qenkam gabuar."


"Nuk jam i atillë. Por po përpiqem të jem i atillë."
***


"Duhet të telefonoj Noahn, dhe ti që jam mirë. A mund të ma japësh pak telefonin." Ai më zgjati telefonin dhe unë i telefonova Noahs. I dërgova adresën që më dha Benjamini dhe ai do të mbërrinte këtu në mbrëmje.


"A  mund të më tregosh më shumë për nënën time. Dua të di se si ishte ajo atëherë!"


"Patjetër." -thotë ai me gjithë dëshirë.


***


Pas kaq shumë kohësh më në fund po ndihesha pak e lumtur. Jeta sikur po fillonte sërisht për mua. Me Benjaminin biseda po shkonte shumë mirë. Më foli, se si e kishin menduar ata jetën kur të martoheshin, gjithçka për rinën që kishin kaluar së bashku.


"...nëna jote më thërriste gjithmonë Bambino. Nxeheha shumë por edhe lumturohesha nga njëra anë."


Dikush po thërriste me të madhe jashtë. Ishte Noah. Hapi derën me forcë dhe erdhi pranë meje dhe më puthi. Më pas, më kapi me duar tek faqet dhe më puthi në ballë.


"Je mirë? Të bëri diçka ky?" Hidhi sytë vëngër nga Benjaminit. Sytë e tij shprehnin hakamrrje, urrejtje ndaj tij.


Kur po i afrohej Benjaminit, e kapa prej krahu. "Mos e prek atë, Noah!" -i thashë, me një zë serioz. 


Noah filloi të më shohi çuditshëm. Shikimi i tij hakmarrës po më vriste nga brenda.


"Çfarë të ka ndodhur kësht Amelia? Nuk po të njoh më."


"Unë nuk po të njoh më të Noah. Kush je ti? Ky je ti? Ai është babai yt. Nuk mund të sillesh me të në këtë mënyrë."


Tundi kokën në mënyrë tallëse, duke shtuar:"Ai person të vrau nënën tënde dhe ti vazhdon ende ta mbrosh atë. Pse po e mbron atë? Kush është ai për ty?"


"Ai për ty nuk mund të mos jetë babai yt, por..."


"Çfarë the?"


Benjamini u ngrit prej aty ku ishte ulur dhe iu afrua Noahs duke i vendosur duart tek shpatullat.


"Shiko Noah! Mbase nuk kam qenë një baba i denjë për ty. Por dije se të kam dashur dhe do të dua shumë. Ke të drejtë që... nuk do të më thuash "baba". Sepse, unë nuk jam babai yt." Noah ngrit kokën i habitur.


"Ti... Ti çfarë po llomotit Benjamin Krauford? Si nuk qenkam djali yt?"


Dera u hap përsëri duke dëgjuar disa kërcitje takash. Zonja Elizabeth me një kapelë viktoriane në kokë. Mbi supe kishte hedhur një pallto që i arrinte deri tek gjunjët. Dorashkat e zeza arrin deri tek bërrylet e krahut.


"A nuk doje edhe ti këtë, Noah? Benjamini nuk është babai yt." -tha ajo, duke hequr kapelën e madhe me delikatesë nga koka.


"Mama çfarë po thua?Jam vetëm unë ai që nuk po kuptoj asgjë" Noah vendosi duart në kokë në mënyrë mohimi.


"Noah eja pak me mua jashtë. Do të tregoj diçka." -i them unë, duke lënë Benjaminin dhe Elizabethën vetëm në kasollen e drunjtë.


E kapa prej krahu Noahn duke u larguar paksa nga kasollja.


"E di që je i nevrikosur me mua Noah. Por, doja ta dëgjoja me patjetër edhe Benjaminin, dhe sa mirë që e paskam dëgjuar.  Asgjë nuk ishte ashtu siç na tregoi Elizabethi, Noah. Benjamini dhe nëna ime kishin qenë të dashuruar para se Benjamini të martoheshte me nënën tëne. E donte shumë nënën time. Por, ishin ndarë pasi prindërit e tij duhet të shpërnguleshin në Londër."


"Që do të thotë?"


"Nënën time nuk e vrau Benjamin Kraufordi Noah."


"Kush e vrau, atëherë, Amelia?" Mora frymë duke i larguar sytë nga ai, dhe më pas e pashë përsëri në sy.


"Do me të vërtetë ta dëgjosh, Noah?"


"Nëse nuk e thua tani, atëherë mos e thuaj më kurrë. Ham lodhur, Amelia! Jam lodhur, më kupton? Jam lodhur nga të gjithë. Nuk po marr dot më frymë. Dikush më ka ngulur thonjtë në grykë dhe nuk më lëshon." Ai kishte të drejtë që acaroheshte. Të gjithë ishim lodhur, dhe sot do të tregoheshin të gjitha të vërtetat.


"Nëna jote. Nëna jote është vrasësja e nënës sime. Elizabeth Krauford vrau nënën time." Noah u preh në këmbë. U struk në vetevete duke mos nxjerr asnjë llaf nga goja.


"Noah je mirë?" I hodhi sytë nga kasollja e drunjtë.


"Ajo e bëri? Më thoshte gjithmonë që ishte e pafajshme se Benjamini donte një femër tjetër. Duhet të ishte nëna jote. Një ditë kishte gjetur një letër në postën e Kraufordit që i kishte ardhur Benjaminit dhe e kishte hapur. Pasi e kishte lexuar e kishte ngrisur. Kyr e oyeta se pse ishte aq me nerva, e vetmja gjë që tha ishte; I thoshka edhe Bambino! Tejlëri i dreqit!"


"Nëna ime më thoshte  gjithmonë se babain tim e thërriste...Bambino." zgurdullova sytë drejt Noahs. "Benjamin Kraufordi është babai im. Kjo është e pamundur"


Do të shkatërroj Benjamin Krauford! Vajza jote nuk të vrau por do ta bëj unë. -u dëgjuan të bërtiturat nga kasollja e drunjtë. Dhe pas të bërtiturave edhe e shtëna e një arme.


"Baba!" -bërtita unë.


"Mama!" -bërtiti Noah.


Rrugët tona tani i përkësnin një udhëkryqi. Që nga kush rrugë të shkonim nuk do e gjenim drejtimim e duhur.


Noah hyri i pari duke shtangur tek dera.


"Mama, çfarë ke bërë!" Vendosa dorën në zemër duke ecur drejt derës.


"Noah, nuk mund të jetë e mundur! Mos ma thuaj atë!" -them unë me lot në sy. "Babai im s'mund të vdesi tani. Unë sapo u bashkova." Kur hyra tek dera e pashë të shtrirë përtokë.


"Baba..."


"Bijë...E dija që do më thërrisje baba, por nuk e prisja kaq herët."


"Mos e lodh veten." U ula në gjunjë pranë tij, duke i përkëdhelur flokët.


"Të dua, bijë!" Ishte fjala e tij e fundit kur mbylli sytë.


"Edhe unë të dua!" Elizabetha kishte ngrirë në këmbë. Arma kishte rënë përtokë.


"Noah lajmëro ambulancën, shpejt!" -bërtita unë.


"Mama ti çfarë bëre!"


***
Shiritat e verdhë të policisë ishte zgjatur nga një trung i një peme tek tjetra. Nga sytë më dilnin veç lotë. Lotë hidhërimi, lëndimi që më thernin në zemër.
Sa e padrejtë ishte treguar jeta për mua.


"Eja ikim që prej këtej Amelia." -më tërhoqi Noah prej krahu.


Gazetarët ishin mbledhur duke raportuar lajmet për vrasjen e Benjamin Kraufordit: ...Diçka e pabesueshme nga ndodhur në këto orë. Një nga biznesmenët më të mëdhenj të Londrës Benjamin Krauford u vra nga gruaja e tij Elizabrth Krauford, e cila mendohej se kishte vdekur në zjarrin e ndodhur vitin e kaluar në vilën Krauford. Ajo u shoqërua pak më parë për në rajonin e policisë...


***
2 ditë më pas


Rajoni i policisë ; Zyra nr.3 e marrjes në pyetje


"Amelia Allen?  Pse shkuat në Krauford?"


"Për punë."


"Çfarë pune?"


"Shërbyese."


"Pse erdhët sot këtu?"


"Për të rrëfyer të gjitha të vërtetat e Kraufordëve që i kam parë me sytë e mi."


"Çfarë keni parë?"


"Çdo gjë. E di se kush e vrau Sara Uillsonin. E di se ku ndodhet Maria Uellmiton. E di se kush e vrau Luiza Emiltonin. Dhe nënën time."


"Ju nga i dini këto?"


"I pashë me sytë e mi."


"Kush e vrau Sara Uillsonin?"
"Vdiq vetë, por në liqenin e Krauofordit e hodhi Elizabeth Kraufordi."


"Maria Uellmiton?"


"Kajla Krauford vrau Maria Uellmitonin në New York, dhe erdhi në Krauford dhe groposi së bashku me Elizabeth Krauford në pyll."


"Luiza Emilton?"


"Atë e hodhi Elizabeth Krauford nga tarraca dhe hodhi byzylykun e vajzës së saj në pishinë. Ajo është një vrasëse e tmerrshme. Ajo është një grua e rrezikshme. Ajo shtëpi është Shtëpia e Sekreteve.



Eli Fara : Rrugës i Trishtuar



***


Pas 5 vitesh


Kur mendova se gjithçka kishte përfunduar, atëherë çdo gjë kishte filluar. Vazhdova jetën time. Fillova të punoja në një lokal, ku nuk kishte më sekrete. Jetoja jetën time të lirë duke i hequr pragat që më ishin vendosur.


Noahn nuk e fala lehtë. Por kuptova që jeta kishte qenë një gënjeshtër për të dy ne. Sado që ta mohoja ishte i vetmi person që e doja në jetën time. Ishte vetmi që mund ti besoja dhe ti shëronim plagët njëri-tjetrit. Sepse ai ishte ilaçi i shpirtit tim.


...


E vazhduam jetën të dy. Morëm një shtëpi me qira dhe filluam të jetonim të dy. Ai filloi punë në një kompani ku po korrte goxha sukses në profesionin e tij.


Po mundoheshim ta linim të shkuarën pas (edhe pse ajo na ndiqte kudo) dhe të fokusoheshim tek e ardhmja që do të ndërtonim të dy.


...


Pas shumë kohësh vendosëm të martoheshim. Isha shtatëzënë atëherë kur Noah më propozoi kur ishim me pushime në San Francisko.


"Do të martohesh me mua, që zemra ime të lulëzojë sërish?"


"Po."-bërtita e gëzuar fort.


Dashuria jonë ishte kthyer në atë kaktusin me gjemba që nuk lulëzonte. Por ne shpresuam dhe dashuria jonë lulëzojë. Kaktusi i hapi lulet e tij ashtu si dashuria jonë arriti të lulëzonte sërish.


Dhe Kraufordi filloi të lulëzonte sërish.


...
E nisa këtë histori me shumë dëshirë. Shtëpia e Sekreteve ishte libri i parë që shkruaja. Edhe pse mund të ketë gabime të shumta që mund ti hasni besoj se do më falni.
Ishte e vështirë për mua ta mbyllja këtë histori. E di që këto kapitujt e fundit ju kanë habitur shumë, po aq sa mua. Çdo gjë sikur rridhte vetë. Gishtat e mi filluan ta shkruanin historinë vetë. Shpresoj tju ketë mbajtur mbërthyer ky libër deri në kapitullin e fundit. Shihemi së shpejti me shpresën se, kaktusi me gjemba që ju rrethon të lulëzojë në dashurinë tuaj.
-2bookstory




Instagram:2bookstory

Comment