4

Po qendroja ne mes te dhomes,ishim vec une dhe ato mobilje te ftohta pa ngjyra.Jo se jam fanse e ngjyrave por me mungon ngrohtesia e dhomes sime.Kjo qe po rrija tani ishte shume e madhe per mua dhe ndihesha shum vetem.Bente fresket nga xhamat e hapur te dritareve dhe gjithcka ishte e zhytur ne erresire,ku vetem nje hapsire e caktuar dhome ndricohej nga llambushka e vockel  e ndezur.Hapa garderoben qe kisha aty,gjeta nje kemishe nate,hoqa recipetat qe mbaja veshur dhe vesha kemishen.U shtriva ne shtrat,por ngrihem perseri.Duhej te nderroja edhe te mbathurat.E ndjeja veten te lagur vetem nga prezenca e tij qe pata prane ...Vesha nje pale te tjera edhe plandosem rende serish ne shtrat.Nuk isha mesuar me ate pamje qe me ofrohej.Me mungonte tavolina ime e shkrimit,laptopi im i vockel,rafti ter libra dhe laspa me ngjyra ,me mungojn arushet e mi prej pellushi dhe ...Mbi te gjitha me mungon vellai i vogel.Un fle me te ne nje dhome.Ne fillim nisi si "shaka" sepse ai kishte frike,tani jam un ajo qe nuk dua ti ndahem nga dhoma.Deri naten vone flasim per gjerat nga me te ndryshmet,e pyes per diten e tij,per shoqet qe ka,per shoket qe mban afer,per zyshat qe me kan dhene dhe mua mesim...Me mungon ai vogelush...

Nisa duke qare,dhe nuk po  e kuptoja se sa po qaja deri ne castin qe faqja me prek ne siperfaqe te njome.Mos me kritikoni qe qaj per cdo gje.Jam tipi femres qe qaj lehte per gjerat qe dua shume.Jastiku ishte lagur i teri,dhe jo pak.Ngrihem nga shtrati,ndoshta po te ha dicka do te ndihem me mire dhe do mund te fle.Gjate gjithe mbremjes nuk munda te fus ne goje asgje sepse isha teper e zene duke degjuar ato histori te bukura per Paulon e vogel dhe teper e zene duke buzeqeshur e here pas here duke qeshur dhe me gjithe shpirt.Ai djale te jep pershtypjen e nje mashkulli teper serioz, nje mashkulli te sprovuar nga jeta,qe fsheh shume gjera,qe nuk ka qef te tregohet i dobet.Nje tipik veriori shqiptar qe eshte gati me pare te ti plase trut ne ere sesa te rrije te harxhoje nerva me ty.Duket sikur jeta e tij eshte ter kohes vetem femra te bukura cdo nate nga nje te ndryshme,nje jete luksoze ku si mungon asgje,nje djale qe nuk eshte ende gati te mblidhet dhe te krijoje familje,nuk eshte ende gati te heqe dore nga jeta qe ben per te qene i qete dhe i lumtur vetem me nje vajze ne jete.Vura re qe ai e deshiron kete gje,po duhet te kete dicka qe e pengon...

Mes tere ketyre mendimesh kisha perfunduar ne kuzhine duke prere ne feta nje sallam qe gjeta ne frigorifer,dhe me te bera nje tost te vockel,e kembet me cuan ne ballkonin e sallonit.Te pakten qielli dhe yjet me ofronin te njejten pamje qe shihja ne Shqiperi me vellain.Te pakten per ato pak minuta me dukej vetja si ne shtepi.Ai vogelush e sigurt qe s'duhet te kishte rene ne gjume,e lotet  e mi nuk pushonin se renuri e pse po capitesha duke ngrene buke.Aty sa mbarova dhe kafshaten e fundit ,ngrihet nga erresira nje gje,qe se mora vesh ca ishte.Isha gati ne te bertitur kur nje dore me mbyll gojen.Ishte syjeshili.Me trembi per vdekje.

-Heres tjeter ben mire te me thuash qe je rreth e rrotull meje,se keshtu do pesoj  infrakt ndonje dite.

-Nuk po e kuptoja se a ishe e zene duke ngrene apo ishe e zene duke qare.Kurr skam pare nje femer te qaje kaq shum brenda nje dite.Si ja del?

-Nuk jam femer,jam ende e vogel.Jam nje vajze mos te them vogelushe.Teper e vockel.Nuk jam larguar kurr nga familja,dhe po me keput malli per vellain.Ndoshta mund te duroj larg mamit dhe babit por larg tij jo...Un e kam rritur vet ate.Me mungon sa smund ta them me fjale...

Ai me zgjati telefonin ,qe la te nenkuptuar faktin qe mund ta telefonoj.Dhe ate bera.Ishte e pamundur qe ai capken i vogel te ishte ne gjume.Ose do ishte duke luajtur me shoket e tij online,ose i vetem.Por qe te ishte ne gjume ska shance.I bie telefonit te tij dhe ma hap direkt.

-Ohhh heyy babyyy,ku eshte shpirti im i logel?

-Ohh hellooo po ku je kur do vije motra ime e dashur?-e dallova ne ze qe e kishte marre malli-mami me babin me than qe ke ikur me punen ne Turqi,pse nuk me ke thene dhe mua kete?

-Me vjen keq drit po ashtu u bene punet.Ca ben ti je mire,si po te ecen shkolla,ke pas nevoje per ndihme?-po i drejtoja nje bresheri pyetjesh nga meraku,dhe dora e Paulos ne sup me beri te ndaloja,qe te mos e nxitoja dhe ate te loglin tim.

-Qetesohu plak,jam shum mire.Shkolla eshte mire po njesoj,me gocat mhb po isoj ti e di e ke vllain boss,dhe sa per zyshat ate pun kan ato,mkan spiunu prap te mami legenet.

Qesha.Me shkrin e folura e tij.Eshte nje capken i vockel qe sillet sikur eshte nje adoleshent i rritur nderkohe qe deri para  pak ditesh kishte ende ne goje dhembe qumeshti.

-Mire shpirt se zyshat nuk kane faj.Je cik i levizshem ti,po per gjithcka qe do te kesh nevoje  me shkruaj edhe do te te ndihmoj une. A mund ta di pse ske fjetur?Po luaje me cunat?

-To be honest with you nope {te jem i sinqerte me ty,jo}.U bene tre dit qe nuk luaj.Qe kur ke ikur ti.Nuk me luhet dhe as nuk me flihet.Mka marr malli se jam mesuar te fle me ty,nuk me ze gjumi te dhoma.Mbaj macen ktu ne sallon edhe fle aty.

Anglishtja per te ishte si gjuha e pare dhe jo e dyte.Zakonisht komunikonim me njeri tjetrin ne anglisht per te mos na kuptuar mami dhe babi .Qaja pa ze e perpiqesha qe lotet e mi te mos dukeshin ne kamera.Doja ta ktheja situaten shum funny qe as cuni im te mos merzitej dhe ti jepja cik kurajo.

-Ahhh more i poshter,tani qe ika une e gjete ti te besh pauz nga ajo dreq loje!Kur te lutesha une te flije se me caje veshet duke bertitur me cunat nuk me degjoje!

E pashe se si qeshi.E qeshura e tij mua me shton jeten.

-Mire shpirt ik shtrihu tani edhe fli.Motra do vije shpejt,mund te them edhe ca dit me ke aty ne rregull?

-Nese nuk vjen,te pakten me merr atje.Te premtoj qe sdo te te besdis naten,as sdo luaj me me cunat,as sdo ha me embelsira dhe do ti laj dhembet cdo nate pa me thene ti.

-Te dua more mistrec i vogel.Te shohim.Ndoshta dhe mund te te marr ketej -dhe hodha veshtrimin nga Paulo,i cili tundi koken ne shenje pohimi cka do me thene qe mund ta merrja ate vogelush aty ku isha une.E mbylla telefonin dhe ju hodha Paulos ne qafe.E perqafova me sa fuqi kisha,dhe qendrova ashtu per disa minuta .Koka ime ishte e zhytyr teresisht ne qafen e tij,ndersa duart e tij rrinin ne belin tim.

-Faleminderit ,e kisha vertet te nevojshme kete bisede me te...

-Ju te dy me kujtoni veten time me time moter...Sigurisht qe do bej cmos te jesh e lumtur.

Pastaj u kujtova qe asgje nga keto sdo kishet ndodhur nese ai idiot sdo me kishte rrembyer.Pse po e perqafoja valle?????

U largova nga ai dhe i rashe ne krah me sa fuqi kisha.Ai me pa i habitur por e kuptoi vertet mire se ckisha.Ndezi nje cigare dhe me uli ne preherin e tij me force.Me la te mbeshtetja koken ne kraharorin e tij dhe te qaja.Nuk e di perse isha aq e prekur ,ndoshta sepse kam qene perhere cdo dit e rrethuar vetem nga familjaret e mi,cdo dite vetem me shoqet e mia,tek shtepia me e bukur dhe me e ngrohte ne bote,shtepia ime...Kjo shtepi sado luks nuk eshte shtepia ime...Ky djale sado i bukur nuk eshte i imi...Kjo martese dhe kjo fmilje sado e dashur nuk eshte e imja...

Nuk i dua,u ngrita nga ai sapo ai kishte perfunduar cigaren.Me pa ne sy,me hoqi floket nga fytyra dhe me pyeti

-U ngope gje me ate tostin qe hengre?

-Do te verteten?Aspak.

-Perse nuk gatuan dicka?

-Nuk di.-u pergjigja troc.Pastaj me erdhi turp edhe u perpoqa ta zbukuroj njecik-Do me thene di,por jo mire...Di nja dy tre gjera bazike.

-Nuk di te gatuash???-me pa ter habi dhe zeri i tij shfaqi dhe me shume habi sec prita.

-Ohhh nuk jam nje nuse ideale nese nuk di te gatuaj apo jo?-e ngacmoja me faktin e nuses se e dija qe e kishte inat.

-Te pastrosh di?-me pyeti duke qeshur

-Po e ben bajat tani.Di te pastroj di ,dhe te hekuros,di gjithcka vec se te gatuaj dhe te hap pete.Nuk me ka mesuar mami se me thoshte mbaro njeher shkollen se burrin aty e ke.

-Mami te paska ruajtur per Paulon.-foli nder dhembe dhe une bera sikur se degjova,por qe kjo fjali me gjizi flutura ne stomak...-atehere do gatuaj une per ty,por urrej ta pastroj kuzhinen keshtu qe ti do pastrosh.Ne rregull?

Pashe nga ai me sy te zgurdulluar.Paulo,ai djale i eger,egoist,i ftohte,i veshur me rroba te shtrenjta e me kostume qe vlejne milionat,ai qe ishte mesuar te jetonte me sherbetore ne shtepi, di te gatuaje????

-Mos me shih ashtu se po me ha me sy,e me ngjall nepsin te te ha un ty pastaj,dhe mos me tundo shum se sonte dhe kam pire pak...

U nisem drejt kuzhines,e ai me uli siper banakut nderkohe qe nxirrrte perimet nga frigoriferi,une admiroja tatuazhet ne trup dhe venat ne krahe.Pse duhej te gatuante ai pa bluze dhe vetem me perparse veshur?

-------------------------------------------------------

Hello yjeee

Si po ju duket deri tani historia?

Zoti Paulo seshte kaq i admirueshem jo,sa per zonushen tone e kemi te mire gocen.

Ju kiss dhe me lini komentet tuaja per secilin se dua ti lexojjjj

Comment