7.

"E dashur ku je?"-me shkruan Rajan.

Ate moment ndodhesha ne hyrjen e njeres prej agjensive ku kisha aplikuar per pune.Isha aty dhe thjesht s'po beja asgje.Kisha marr refuzimin e radhes me pretekstin e njejte se nuk merrnin ne pune njerez te cmendur dhe dija si te ndjehesha per dicka qe nuk e ndjeja.

Ndonese thelle brenda vetes sime,ndihesha shume keq te pranonin para syve te mi se isha e marre,serisht nuk beja asgje per t'ia ndryshuar mendjen.Mbase kishte ardhur momenti per te mos bere me ate pune.Mbase menxhere shitjesh apo agjente shtepish nuk ishte e duhura.Nuk do mundja ta beja edhe nese doja.

"Po vi!"-ia kthej Rajanit dhe hipi ne makine.Mberrij tek ai pas 10 minutash.

Teksa hap deren e shtepise,perballe syve me vendos nje tufe te madhe me trendafili perpara fytyres.

"Keto jane per ty,shpirt! He me thuaj si shkoi?"-me pyet entuziast.

"Cfare jane keto?"-ia ktheva me nje fytyre serioze.Ose te pakten jo te qeshur.Nje fytyre qe transmetonte zero emocione.

"Mos me thuaj! Oh zemer s'ka gje do te te marr nje zyre tjeter...a pyete tek agjensia e Andreas?"-me tha ai dhe i la lulet mbi tavoline.Hoqa kepucet dhe eca drejt kuzhines.Rajan me ndoqi pas.

"Por cfare thane? Sa do jesh merzitur!"-dhe me perqafon nga pas.

"Me thane se nuk duan te punojne me njerez te cmendur...dhe une u thashe mire."-pas pergjigjes sime,Rajan mori nje qendrim tjeter.U ul ne dysheme dhe u mbeshtet tek gjunjet e mi.

"Zemer,por ti nuk je e cmendur.Me thuaj te verteten! Perse nuk te pranuan?"-kembenguli ai.Nuk e kuptoj perse pyeste per dicka,si te kisha genjyer nje femije te vogel.

"Sepse jam e cmendur.Te humbesh nje femije ne ditet e sotme te benka te cmendur.Edhe te dehesh e te defrehesh,u quanke e cmendur..."-ia kthej pa ndonje shprehi ne fytyre.

"Pane raportet mjekesore? Por aty nuk shkruan asgje per depresionin pas lind..."-u pertyp disi Rajan.

"Depresionin pas lindjes"-e plotesoj,"Po depresioni pas lindjes,shihet tek analizat qe mesa duket CEO-t e cdo agjensie kane kualifikimin e duhur si mjek per te me gjykuar."-shprehem.

"Broçkulla!"-thote Rajan.

"Por ti mos u merzit! Do te gjejme agjensi te tjera.Do mundohemi.Do ja dalim!"-me thote ai dhe kete here ulet prane meje.Vendos koken mbi krahun tim dhe me kap duart.

"Do ja dalim bashke zemer!"-me ngushellon si gjithmone.Por kete here kisha marr nje vendim.

"Rajan"-thashe dhe ai u ngrit duke mu vene perballe dhe duke me pare ne sy pa mi leshuar duart.

"Kam vendosur te mos punoj me.Mbase kane te drejte qe me quajne te cmendur.Mbase kam qene e tille edhe para lindjes.Lodhja dhe stresi me kane tjetersuar dhe nuk dua te cmendem me shume.Ose te pakten nuk dua tu tregoj te tjereve sa e cmendur jam."-thashe dhe Rajan me pa me habi.Mi shtrengoi duart si te me pickonte.

"Cfare jane keto qe thua? Mos te degjoj me.Ti nuk je e tille.Stresi me ka lodhur edhe mua,por nuk do te thote se ne jemi te cmendur.E dashur,une te dua shume dhe nuk dua ta mendosh kaq shume dhe te merzitesh...e kuptoj ndjesine,por asnjehere mos prano mendimin e te tjereve per ty,kur brendia jote e di se ti nuk do ishe kurre e tille.Te lutem mos fol keshtu!"-mu drejtua ai,por zhgenjehej me pergjigjet qe merrte nga une.

"Por nuk dua te punoj me.Me mir te rri ne shtepi dhe keshtu askush nuk shqetesohet."-ia kthej.Shprehia e fytyres se tij tregonte zhgenjim.Dukej sikur se degjoja ne ate c'ka thoshte,kur une thjesht i shpreha atij vendimin tim.

U ngrit nga divani dhe shkoi ne dhome.Mbase donte kohen e vet per te marr timonin e jetes tani e tutje.Fundja,nga ne te dy,ai do punonte.

Ne mbremje,u ulem per te ngrene,por une nuk kisha shume uri.Mund te themi se u ula per rreth 5 minuta sa preka pjaten.

"Perse nuk ha?"-me pyet Rajan.

"Nuk kam uri.S'kam deshire te ha!"-ia kthej dhe ai zgjedh te mos flase me asnje fjale.

Pasi sistemova disi kuzhinen,u shtrime ne shtrat.Hyra ne dhome dhe pashe tufen me trendafila ne komodinen nga ana ime e krevatit.I nuhata,por s'kishin aq ere.U shtriva dhe pas meje erdhi dhe Rajan.Me perqafoi dhe bashkoi kembet e tija me te miat.Me puthi ne qafe,ne koke,me ktheu nga ana e tij dhe me puthi ne buze.Nisi te me zberthente pizhamat e duke me prekur cdo pjese timen.Merrte fryme me veshtiresi,nderkohe qe une...

"Zemer cfare ke? A nuk te ka marr malli? Kemi shume kohe pa e provuar."-me thote.

"Une...une dua te fle."-i them dhe kthehem nga krahu tjeter.

Comment