26😣

" Mos harro qe jam ketu,
Ti sy bukura ime blu,
Thjesht me prite edhe pak,
Sa te ndal dhe ky sahat "
********


Qielli ishte i zi si nata dhe ende dridhesha si gjethe ne krahet e Narsit, kurse ai kenaqej me fytyren time ne ato momente.
E kujt ia priste mendja qe krahet e zinje te Narsit dhe krahet e kuq te Hiranit nuk ishin thjesht per zbukurim?!


Tashme me ne fund zbritem ne toke dhe per mua ishte sikur te rilindja sapo shkela dheun e shkrifet te atij vendi.
Hodha syte perreth dhe ishim ne nje gryk te larte mali. Perpara meje ishte nje keshtjell gjigande, ku ishte e thjesht te humbisje.
Pertej portes se zeze dukeshin krijesa nga me te ndryshmet.


- Hej Arel, cfare te ka lene pa fjale sot,  fluturimi jone romantik apo vendi perreth?


- Qeqe gojen Nars! Si eshte e mundur nga gjithe ato menyra per te arritur ketu ti zgjodhe qiellin! E dije qe une kisha frike nga lartesia !?


- Jo, por tani qe e zbulova...


- Mos u tall me mua!!


- Ok, eja tani hyme brenda dhe mos harro te rrish gjithmon pran meje dhe Hiranit, sepse nuk i ze bese Hijesit te zi.


- Se mos une i besoje...dhe poshte pelerines tende nuk dukem fare!- thash une dhe u futa por pelerines se tij te zeze, e cila me nxinte me se miri.


- Pse dreqin behesh kaq e lezecme Arel.  Aty poshte me dukesh si nje ketrush i vogel!


- Mos qesh dhe ec para Nars! Hiran, me te vertet dukem si ketrush?


- C..cfare?! J..jo..jo!


- E dija qe ti do thoje te verteten Hiran! Tani shkojme djema?


- Po!


- Po..por perpara kesaj me premto qe kurr nuk do largohesh prej meje, kushdo qe ta kerkoje,  je e imja sot dhe perjete!


- Ne rregull ateher, por mos me beje te pendohem qe te dhash nje mundesi Nars.


- Mundesi?? Ti do te thuash... Kjo eshte mrekulli, ne te ardhmen ti do behesh gruaja ime...dhe une..une burri yt!


- Eja tani shkojme!- foli ashper Hirani duke ecur ngadal para nesh.


Nuk e kisha pare ndonjeher Hiranin keshtu. Ai shikim i akullt qe kishte gjithmon, u kthye ne nje shikim gati pajete.


Po ecnim pergjate nje koridorit ne dukje te pafund dhe cepave kishte shume te ftuar qe bisedonin me njeri- tjetrin.
U perhumba pak nga atmosfera,plus dhe Narsi perpara meje si shtyll me kishte bllokuar pamjen, derisa zeri me i neveritur i nje femre me prishi diten.


- Ohh Nars! Kisha kohe qe po te prisja!


- Cfare do Tiren?


- Po sikur te them ty!


- Mjafte tani gjenerale Tiren! Ti dhe mbreti Nars jeni thjesht nje histori e vjeter!


- Une nuk mendoj keshtu Hiran! Sot meqe as une, as Narsi nuk kemi partner, jemi te detyruar te shkojme bashke...apo jo " i dashur "?


Tashme kisha degjuar mjaftueshem per ti dhene nje grusht turinjeve asaj shtriges, plus ia kisha inatin qe sot ne dreke.
Sapo e pash qe ajo do kapte krahun e Narsit dola nga ku isha fshehur dhe e terrhoqa ate pas vetes.


- Gjeneralja gjak- nxeht, ju lutem mos u vardisni partnerit tim!- thash une me nje buzeqeshje djallezore, kurse ajo ishte gati te me hante te gjalle.


- C'ne skllavia e vogel ketu? Ky nuk eshte vend per njerzit e ulet si ajo Nars. Ai dhe Hijesi i zi  nuk do ta presin mire kete!


- Me vjen keq Tiren, por ishte vet Hijesi i zi dhe Zahini qe e ftuan!


- Jo, kjo eshte e pamundur...si ka mundesi..ajo eshte thjesht...- po thoshte Tireni kur zeri pas saj e nderpreu.


- Ajo eshte e ftuara jone gjenerale Tiren!


- Hijesi i zi! Ajo vajze eshte thjesht nje njeri skllave?


- Mos doni te vini ne dyshem fjalet e Zahinit, krijesa te pavlera!- uleriti ai dhe Tiren uli koken pa patur guxim te pergjigjej.


Une kisha ngrire ne vend, derisa ai ktheu koken nga une,Narsi dhe Hirani.


- Me behet qejfi qe e keni marr me vete "lepurin e vogel "Nars dhe Hiran.
Gjithsesi Zahini na kerkon te salla...te gjithe mbretrit e krahinave dhe gjeneralet e tyre....madje dhe lepuri mund te vije!


- Na vjen keq por jo Hijesi i zi. Hirani dhe Areli do presin ketu!


- Si te duash...ateher shkojme!- tha Hijesi i zi dhe u largua drejte koridorit te gjate me Tirenin dhe Narsin.


Tashme kane kaluar rreth gjysem ore qe kur Narsi u largua dhe mua nuk po me rrihet me ne nje vend. Hirani eshte ulur dhe po pi qe ateher, sa tani flet brockulla dhe qesh kot.
U ngrita nga karrigia dhe po ecja drejte nje kopeshti gjigand.
Dola ne ballkon dhe nje ere e furishme gati me mori me vete, po te mos ishte per doren qe me terhoqi pran.


Ktheva koken dhe u hasa me nje krijes te frikshme me syte jeshil si smeraldi dhe nje armatur e zeze si nata. Fytyren ia mbulonte nje mask qe e bente dhe me te frikshem. Paraqitja e tij me trembte, por ajo qe me shqetesonte ishte ndjesia e rrezikshme qe me krijonte precenca e asaj krijese.


U perkula pak ne shenje faleminderimi kundrejte tij dhe sa do largohesha zeri i tij i forte me ndaloje.


- Rastesi e bukur qe te shoh vetem Arelania Naraj Hirai Senor!


- Nga e di ti emrin tim?


- Une te njoh me shume se ti veten tende dhe tani qe me ne fund te mora ne boten time....je e imja. - tha ai duke perkedhelur lehte fytyren time.


Tashme kisha ngrire dhe nuk po gjeja shpjegim per fjalet e tij. Sa me shume qe ai afrohej pran meje aq me shume trupi im e humbte aftesin per te reaguar dhe mendja dukej ne nje vend tjeter.


Mbylla syte dhe i pari emer qe me vinte ne mendje ishte ai i Narsit.


- Hiqi duart nga femra ime Zahin!- degjova zerin e Narsit pas meje dhe kur ktheva koken ai, Hirani, Hijesi i zi dhe Tiren po shikonin te habitur.


- E jotja? Hahaha, sa naiv qe je Nars.


- Zoti im...cfare ka te vecant kjo skllavia e pavlere?


- Mos guxo ta quash ate ashtu gjenerale Tiren nese do te jetosh!- u kthye ai Tirenit e cila po dridhej nga frika.


- Eja shkojme tani dhe Nars, i thuaj gjeneralit tend te kujdeset me mire per vajzen!- iu drejtua Narsit dhe sapo une shkova pran Hiranit ata te gjithe u larguan.


Nuk me hiqesh nga mendja ndjesia e asaj krijese dhe cuditerisht me falte nje ndjesi te njohur.
*********
- Tani qe mbledhja filloje sille vajzen ketu Hijesi i zi!


- Vajzen? Cfare plani ke Zahin?


- Une deshiroje qe ajo te degjoje arsyen pse e solla ketu Narsin dhe per cfare me duhet Tireni. Sot thesarit tim do ti thyhet zemra, por eshte me mire. Nuk dua qe e fijuara ime te doje dike tjeter!


- E fijuara? Pra kjo ishte arsyeja qe gjithe keto vite qendrove ne Londer si dikush tjeter Zahin?


- Mjafte dhe mu bind!
******
Isha duke qeshur me Hiranin i cili kishte pire aq shume sa fytyra e tij ishte me e kuqe se puplat e kraheve.


- Narsi te do te vish ne sallen e madhe lepuri vogel!


- Hijesi i zi...


- Merr Hiranin dhe ejani, une do shkoje perpara!- tha ai dhe u largua.


Mora Hiranin prej krahu dhe me ne fund isha pas deres se salles. Nga aty mund te degjoja qarte sa nuk kisha guxim te hyja brenda.
Ishin tema per shkaterrim, rilindje, burgje, por nje sekond tema e fundit mu ngul si thike ne zemer.


- Nje menyre per te bashkuar krahinat eshte martesa e Narsit me gjenerale Tiren!


- Kurr! Cfare po thua Zahin!


- Kjo nuk eshte ne doren tende Nars, mos harro se nuk ke fuqin te me kundershtosh!


- Une se dua Tirenin!


- Ateher me thuaj ke do? Cfare eshte Arelan Naraj per ty?


Kjo pyetje ishte shanci i fundit te vertetoja nese fjalet e Narsit ishin te verteta. Zemra nuk mund te me genjente dhe pergjigja e tij duhet te ishte si gjithmon " eshte e imja, eshte femra ime " ,por ajo cfare zemra priste nuk ishte gje tjeter vec dhimbje.


- Ajo per mua eshte thjesht nje loder, nje objekt qe te shty kohen. Duhet ta vrisja, por do ishte nje mekat te njellosja duart me gjakun e pavlere te nje njeriu si ajo. Tiren ka te drejte...thjesht nje skllave!


Pasi degjova keto fjale rash pertoke dhe lotet me binin pa ndalim. Une isha thjesht asgje per te, fjalet e tij, premtimet...gjithcka vall ishte nje genjeshter?? Nje loje e pashpirte?

U mblodha dhe po qaja, kur ndjeva perqafimin e ngrohte te Hiranit pas meje. Ai ishte i vetmi person qe nuk me ka dhene shpresa te kota, qe perpiqej te me largonte nga Narsi...por une isha nje idjote qe se degjova.
U ngrita me ndihmen e Hiranit dhe sa do ktheheshim do iknim dera u hap papritur dhe te gjithe perfshire dhe Narsi po me shikonin.


Ne sekond sa me pa mua duke qare fytyra e tij mori nje hije te cuditshme dhe filloje te vinte drejte meje.


- Mos u largo, Arel...thjesht..thjesht me degjo..


- Degjova Mjafte, madheria juaj dhe sa idjote qe isha! Gjithsesi qe sot e tutje s'ke te drejte te me therrasesh as ne emer. Me mire te me kishe vrare qe kur erdha ketu Nars, ndoshta ateher nuk do me dhimbte kaq shume!


Pas ketyre fjaleve u largova me Hiranin pran dhe Narsin e lash pa thene asnje fjale.
Po verdallisasha shtegut te nje pylli dhe Hirani vinte pas meje.
E kuptoja qe Hirani ishte ende i mundur nga pija dhe mezi hidhte kembet, por une isha thjesht si nje trup qe endej pa zemer, sepse sot u thye nga personi i pare te cilin besova me shume se veten.


- Ty te eshte thyer ndonjeher zemra Hiran, a e di sa dhemb??


- Keto dite qe mesova se kam nje zemer me dhimbte shume here, por ende nuk me eshte thyer.


- E perse nuk eshte thyer ende?


- Sepse ti je ende ketu pran meje. Sepse ti s'je pran tij.


- Une jam dhe shkaku qe zemra jote dhemb?


- Jo, jane lotet e tu! Kur te shikoja te trishtuar, kur sot te pash duke qare,  se di, por zemra ime dhemb!


- Por ti i urren njerzit?!


- Po, por ti je e vecant njeri idjot, ti je e vetmja femer qe me ka kujtuar se kam ende nje zemer qe rreh.


- Me vjen keq, por e imja nuk rreh me si e jotja, ajo u thye Hiran!


- Ateher do te jap zemren time, nese nuk te pelqen do te ndihmoje te ngjisim bashke copat e zemres tende, vetem ti mos u trishto. - tha ai dhe me perqafoje forte.
Cuditerisht krahet e tij ishin te ngrohte dhe aroma e tij me bente te ndihesha mire. U perpoqa te shkeputesha prej tij, por ne sekond ai u ul ne toke bashke me mua dhe me mori me pran.


- Mos u largo, sot te pakten qe je e imja, mos me lesho. Se di nese jam i pire, apo i cmendur, por kam nevoje per aromen tende, kam nevoje te kem afer, te preke, te te perqafoje derisa te vije dita e re! Mund te qendroje ketu perjete Njeriu im i bukur.


Nuk i thoja dot jo fjaleve te tij, dhe as atij perqafimi te ngrohte. Tashme nuk kisha me cfare te humbisja. E rrethova me krahet e mi dhe filloje te me zinte gjumi ngadal. Tashme nata po mi mbyllte syte dhe e vetmja gje qe ndjeva ishte thjesht nje puthje e embel ne balle dhe me pas asgje.


Fjeta e rraskapitur nga lotet dhe pran dikujt qe vertet i kuptonte ndjenjat e mia. E nesermja kushedi ku do me gjente, por kurr me ne krahet e Narsit.
***********
Tashme rruga e Narsit dhe Arelit u nda, por a do bashkohet perseri?
Me ne fund Hirani i dha emer ndjenjave te tij per Arelin dhe kjo nate e gjate pran tij do ta beje t'ia kthej ato ndjenja?
Cfare sekreti fsheh Zahini dhe kush ne te vertet eshte ai per Arelin?


A do ta bindi perseri Narsi Arelin se ndjenjat e tij kundrejte saj jane te verteta, apo do qendroje ne krahe te Tirenit?
Cfare do zgjedh ai ne fund boten e tij apo dashurin e tij te pare?


Hej te gjithe! Shpresoje tu pelqeje pjesa dhe ndjese per vonesen,pasi keto detyrat e mujorit ta nxin jeten.
Si falje sot bera pjesen me interesante te librit.


Shpresoje tu pelqeje pjesa Ledjona18 dhe gjithe te tjeret 😍😍😍😍

Comment