18๐Ÿ˜–

"U ktheva perseri,
Ne vendin ku kam zemren
Ja erdha ne shtepi ,
Pas e lash dhe endrren..


**********


Kane kaluar disa ore dhe me ne fund arritem ne shtepi. Mengjesi kishte ardhur i qete dhe une cuditerisht nuk ndihesha e lodhur.
Laiti u largua heret ne mengjes drejte Botes magjike, pasi Lajdeli ishte shqetesuar.
Vajzat dhe djemt u kthyen ne shtepite e tyre, pasi udhetimi ishte i lodhshem, plus sot ne mbremje do festojme halluinin dhe si cdo vite disa nxenes dhe mesues e kalojne naten ne shkolle duke kerkuar per fantazma, por deri tani pervec djemeve qe perpiqen te na trembin me ndonje rreng, ose perdet e bardha te zyres se drejtoresh Arbanes, nuk kemi gjetur ndonje gje tjeter.


Po rregulloja portretin e Emelis dhe Laitit ne murin e dhomes, kur syte me shkuan te nje leter, qe se kisha pare me pare.
E hapa letren dhe fillova te lexoja.


*****
E dashur Arelania ime...
Ti ndoshta nuk me njeh akoma, por kjo nuk e ndryshon faktin se je mbesa ime.
Nese po e lexon kete leter do te thote se une dhe gjyshi yt nuk e kishim fatin te shikonim sa je rritur.
Kushedi sa e bukur do jesh bere...sikurseย  mamaja jote. Tashme ke mbushur 17 vjece dhe e di qe emocionet dhe ndjenjat mund te luajne me ty, por ti thjesht pyete njeher veten se cfare do dhe behu ajo qe ke enderruar.
Artemisa mund te jete shume mbrojtese ndonjeher, sa harron se duke te mbrojtur, ne te vertet po te lendon.
Ajo eshte nena jote dhe kerkon me te miren per ty, por ti ndonje nuk e deshiron ate.
Mos u merzit vogelushja ime, nje dite edhe Artemisa do kuptoje se te jesh nene, nuk do te thote vetem te mbrosh femijet e tu, por ti lesh ata te zgjedhin vet rrugen e tyre, ti falesh dashuri dhe besimin per te cilin vertet keni nevoje.
Ti je e forte Arelania ime....mos e harro, sepse ndoshta nje dite mund te shoh perseri.
Une dhe Avjusi jemi te lumtur qe linde, qe u rrite dhe qe mesove te jetoje.
E njoh Artemisen, eshte me te vertet kokeforte...por ti thjesht thuaj;


"Une nuk jam ti, ti nuk je Andja, Andja eshte Andja, Artemisa eshte Artemisa dhe Arelani eshte vetem Arelani...ndaj mos u perpiq te me japesh dicka per te cilen e di qe do lendohem, por dicka qe kurr se kam pasur nga ty....besimin "
M


e dashuri Andja Avjus Hirai Senor!


*********
Pasi e lexova kete leter, nje deshire e cuditshme per te njohur Andjan me bente gjithmon e me kurioze.


Tashme kishte ardhur mbremja dhe duhet te takoja te tjeret te shkolla . Vesha dicka te thjesht dhe zbrita poshte, kur zeri i mamit me ndaloje.


- Arelan, pse shkove ne Japoni, po sikur te kishte ndodhur gje, jam mamaja jote??


- Kisha nje pune me rendesi Artemisa Naraj!


- Pse sillesh keshtu? E di qe je e merzitur per ceshtjen e marteses tende, por Eleo te do shume zemer, do mesohesh me te!


- Pse nuk e kupton qe ai me sheh thjesht si nje objekte me cmim mua, ti nuk e kupton qe une s'kam nevoje per mbrojtjen e askujt!


- Mjafte tani Arelan, ti do martohesh me Eleon sapo te kaloje nje vite sepse nese nuk pranon e di cfare do ndodh!


- Heh...e si mendova une se ti do me kuptoje, gjithsesi po iki tani , se nuk rri dot ne nje shtepi me ty...Artemisa Naraj Hirai Senor!


- Ku do shkosh...sot do vije dhe une me ty Arelan!?


- Me te vertet mendon se do te le te me vish nga pas, me shkatrrove jeten, po tani cfare do tjeter??


- Arelan....une thjesht...


- Dhe kam nje mesazh per ty para se te iki "Une nuk jam ti, ti nuk je Andja, Andja eshte Andja, Artemisa eshte Artemisa dhe Arelani eshte vetem Arelani, ndaj mos u perpiq te me japesh dicka per te cilen e di qe do lendohem, por dicka qe kurr se kam pasur nga ty...besimin!


- Por keto fjale jane...


- Po, Sa do doja qe ti kishe ngjare me shume prinderve te tu...ata te kuptuan ty, si ti nuk me ke kuptuar kurr mua, por sot me humbe Artemisa Naraj!


Pas ketyre fjaleve perplasa deren pas meje dhe nisa te vrapoja drejte shkolles. Me ne fund arrita dhe sa do hyja te klasa ku do takoja te tjeret ndjeva dy krahe qe me mberthyen pran dhe nje frymarje te njohur ne qafen time.


- Pse me kaq nxitim thesari im? Rri pak me burrin tend te ardhshem se e mori malli!


- Hiqi duart nga une, Eleo dhe une kurr nuk do jem gruaja jote.


- Pse je kaq e keqe me mua e dashur, une te dua shume!- me peshperiti lehte te veshi dhe me dore me vendosi nje unaz me gure te kuq.


- Nuk e dua unazen tende Eleo....largohu nga jeta ime.


- Shhh vogelushe, ajo unaz eshte thjesht nje dhurate qe me le te te perqafoja sot, tek e fundit nje diamant, per diamantin me te rralle ne bote!- tha ai dhe pasi me puthi lehte ne qafe u largua drejte disa makinave.


Kisha ngrire ne vend dhe trupi po dridhej, nuk e doja ate njeri...kurr nuk do ta dua. Sapo degjova zerin e vajzave qe po me therrisnin fshiva lotet e sapo formuar dhe po vrapoja drejte tyre kur mu duke sikur nje dore me shtyti pas dhe ktheva koken direkt, por nuk ishte askush, vec nje ndjesie te cuditshme.


- Hej Arelll eja tani dhe mos u vono!


- Erdha Lena, vetem mos berrtit!


- Ti je e vecant vajze e bukur, aroma jote eshte dehese....sa keq qe sot do luaj piset, se ne rrethana te tjera, mund te te beja te timen!- degjova nje ze te ftohte diku ne erresire.


- Kush je ti?? Tregoje veten??- berrtita me sa fuqi kisha, por asgje.


Po dyshoja me veten time, a ishte thjesht imagjinata ime, nje rreng i djemeve, apo ndoshta dikush qe ende s'eshte dukur ne kete bote??
,***,**************


Kjo ishte dhe pjesa per sot...
Nuk e bera shume te gjate, por e kam lene ne nje pjese te rendesishme
Tani a ka me shpetim Arelani nga martesa me Eleon, po Artemisa vall do ta kuptoje se sa ka gabuar.
Zeri i kujt ishte ne shkolle dhe cfare donte te thoshte.


Mos frika e Artemises dhe te tjereve e gjeti prehen e tyre....po Arelani vall cfare do zgjedhi ne fund...???


Nje gje e vogel qe vdes ta tregoje....erdhi princi i erret i Arelit ne fund...Mbreti i tokes se erret e gjeti prehen e tij, dhe nuk e di se ajo eshte mbesa e Andjas dhe Avjusit.
Mbreti i tokes se erresires--- NARS ๐Ÿ˜


Ledjona18 dhe gjithe te tjeret shpresoje tu pelqeje pjesa ๐Ÿ˜๐Ÿ˜๐Ÿ˜๐Ÿ˜

Comment