/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 9

-Helikopteri do të ulet para muzeut, - kaloi nëpër dhomë duke marrë valixhen e hollë dhe të vogël.

-Është e rëndësishme të dukemi kaq shumë? A nuk duhet të ishim pak më larg qendrës për të qenë më të sigurt? - Vin'nila nuk dëshironte të shkonte asgjë keq në këtë udhëtim, sepse gjithçka për ta ishte kaq e rëndësishme që nga ai moment.

-Më pëlqen vëmendja, - ktheu kokën për të parë vështrimin e saj, - por nuk po e bëj me këtë qëllim. Duhet ta dinë Vin. Duhet ta dinë se ne po largohemi. Të zgjuarit do ta kuptojnë që nuk kemi hequr dorë dhe të tjerët do të mendojnë se u larguam pasi u dorëzuam, - ishte ende duke ecur rreth e rrotull duke mbledhur gjërat e nevojshme për udhëtimin. Ishte më i shqetësuar seç dukej, por nuk i pëlqente ta tregonte, ndryshe do të kishte shumë më shumë probleme, -Gjithçka do të shkojë mirë.

-Po sikur të mos shkojë?

-Ty të pëlqen të mendosh gjithmonë anën negative, por edhe nëse ndodh gjë, do ta kalojmë si gjithë të tjerat. Mjafton të jemi bashkë dhe të sigurt. Eja, duhet të shkojmë tani! - hapi derën dhe hyri brenda, -Të pres tek muzeu! - i dha gazit duke krijuar një re të madhe tymi dhe u largua sa hap e mbyll sytë.

Ndërkohë ajo nuk ndihej e sigurt. Nuk ndihej sikur të largoheshin nga Uashingtoni do të ishte një ide e mirë. Por mundohej t'i qëndronte besnike planit. Ndaj nxitoi të merrte çantën e saj dhe të vraponte për te makina.

Shpejt dalloi Uardenin që po e priste. Ngriti dorën dhe e përshëndeti, ndërsa ajo vrapoi menjëherë drejt tij.

-Erdhi koha! - i tha me zë të ulët, para se gjethet e pemëve ngjitur muzeut të fillonin të dridheshin dhe të lëviznin pa pushim, nga era e shkaktuar nga ulja e helikopterit në qendër të rrugës.

Makina të shumta ndaluan në pamundësi për të vazhduar rrugën tashmë të bllokuar, për të parë ç'po ndodhte. Kishte dhe nga ato që përplaseshin me njëra-tjetrën nga shpejtësia e madhe me të cilën po ecnin, dhe papritur e gjenin veten duke frenuar përpara një makine të dëmtuar. U krijua një rrëmujë e madhe dhe ndërhyrja e forcave të policisë ishte e pamundur të mungonte. Në ato momente, qendra e Uashingtonit ishte kthyer në një seri aksidentesh, e në krye të tyre qëndonte helikopteri i tyre.

-Të thashë që nuk ishte mendim i mirë të niseshim këtu! - thirri sa mundi, sepse zhurma e madhe e krijuar nga helika e helikopterit dhe sirenat e makinave të policisë, nuk e lejonte zërin e saj të dëgjohej qartë.

-Pse, nuk po të pëlqen? - qeshi dhe nxitoi të zinte vend.

Shumë shpejt ndodheshin larg nga toka, ndërkohë që ende i vështronin nga poshtë. Ndodhi më shpejt seç e kishin imagjinuar, por ishte një avantazh kundrejt tyre. Helika tashmë kishte prekur retë e pupurta dhe vazhdonte të luante me to. Që lart, Uashingtoni dukej akoma më madhështor, por pa ta dhe trazirat që shkaktonin, do të ndihej bosh për një periudhë të caktuar.

-Qetësohu Vin. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe e qetë, - u sistemua në njërën nga sediljet për t'u rehatuar, por siç dukej nuk ishte ky fati i tyre.

-Që do të jetë një rrugë e gjatë, këtë e dimë të gjithë, por nuk do të isha aq e sigurt për të dytën, - veproi të hynte në skenë, ashtu siç asaj i pëlqente.

-Të pëlqen të luash gjithmonë personazhin dytësor, - u ngrit dhe u drejtua nga ajo, -por mos harro se je thjesht një figurante.

-Do të thoja më mirë që kam qenë figurante, por fama bën të vetën, ti e di shumë mirë këtë. Ndaj jam këtu për të rrëmbyer rolin kryesor, - kaloi nga ana tjetër për të filluar shfaqjen.

-Uarden? - doli, por nuk dëshironte ta shihte atë që pa.

-Mos doje të thoje Anakhonta, e dashur? - ktheu kokën nga Vin'nila, për të bërë të sigurt që ishin vetëm ata të dy dhe ajo, -Prisja një mikpritje më të sjellshme. Çfarë nuk kalova që arrita deri këtu. Të mendosh që isha në shoqërinë e Bunchit dhe e lashë vetëm për të ardhur këtu, a nuk ju vjen edhe juve keq?

30 minuta më parë

Filloi të qeshte me të madhe nga fjalët e tij. Nuk e dinte pse, por ai njeri kishte qenë gjithmonë shumë qesharak dhe i pafajshëm për t'u përfshirë në një ngjarje të tillë si vjedhja e Travenierit.

-Si the? Ti ke Diamantin e Shpresës? - nuk kishte përfunduar ende së qeshuri, sepse akoma nuk e besonte faktin se ai dëshironte të fliste me të rreth kësaj, -Edhe si e provon këtë?

-Uardeni e dorëzoi atë tek unë para se të largohej, - nuk po e kuptonte se pse ajo ishte duke u sjellë në atë mënyrë, por as nuk e dinte se ajo kishte të drejtë.

-Para se të largohej? - vendosi të mos i kushtonte rëndësi pjesës së diamantit fals që Uardeni i kishte dhënë Bunchit për ta mbuluar, por pjesës tjetër që ai filloi të tregonte.

-Kur më dorëzoi diamantin më tha se do të largohej dhe nuk do të dukej për një kohë të caktuar. Kanë kaluar ditë që atëherë, ndaj nuk besoj të të interesojë kjo. Arsyeja ishte diamanti...

-Me ty do të merren më vonë, - ndërpreu fjalët e tij, e shtyu, dhe vrapoi për të arritur daljen, -Me siguri që nuk është larguar akoma. Jam ende në kohë, - tha me vete, edhe pse nuk ishte e sigurt për ato që mendoi. Nuk kishte kaluar shumë kohë që prej herës së fundit që e kishte takuar, ndaj mund të kishte të drejtë.

***

-Kaq e nevojshme ishte t'i tregoje Bunchit që do të largoheshim? - pa e nevrikosur drejt tij.

-Atëherë nuk e kisha menduar seriozisht këtë punën e të larguarit, dhe për më tepër nga ta dija unë se do të kishte kontakte me Anakhontën? - nuk e dinte se si një njeri si Bunchi i fuste hundët kudo, edhe pse ishte më i paaftë se vetë fjala.

-Por rezultoi të ishte ndihmë e mirë për mua, edhe pse ai nuk e dinte me saktësi. Në gjithë këtë rrëmujë që u shkaktua, isha e sigurt që pas kësaj fshiheshe ti Uarden, dhe pa dyshimin më të vogël u futa në këtë helikopter, para se ju të shkelnit në të. Bëra disa ndryshime të vogla ndërkohë që ju nuk kishit ardhur ende. E shihni pilotin tuaj? Nuk më duket fare si ai që kishe caktuar ti, apo jo Uarden? Ndaj po j'ua them sërish. Dëshiroj që deri diku të punojmë bashkë. Kemi të njëjtin qëllim dhe këtë e dimë shumë mirë. Nëse herën e parë ishe i lirë të zgjidhje, tani duhet ta mendosh më mirë. Po të jap një mundësi të dytë, - u kthye me po të njëjtin vështrim drejt tyre, -Më thuaj Uarden; ose me mua në Indi, ose me mua në Uashington. Mund ta kthej këtë udhëtim sa hap e mbyll sytë, ndaj po pres për përgjigjen tënde.

-Jepi, - ngriti duart, -Ndaloje. Na kthe në Uashington! Ç'po pret? Besoj se ta bëra të qartë se nuk punoj për të tjerët apo me të tjerë. Kështu që je e lirë të ndalosh, - nuk dëshironte ta bënte edhe sikur të rrezikohej udhëtimi dhe qëllimi i tyre.

-Në rregull! Të thashë, gjithçka është zgjedhja jote, - shkoi drejt kabinës së pilotit për t'i thënë të ulej.

-Prit! - thirri dhe ajo ndaloi. Ktheu kokën duke pritur për atë që ajo kishte për të thënë, -Uarden, mendoje edhe njëherë. Ndoshta kështu do të jetë më e lehtë. A nuk është e rrezikshme të kthehemi sërish pas asaj që shkaktuam?

-Ti më njeh Vin'nila, ndaj e di shumë mirë që nuk do të pranoj, - nuk donte as ta mendonte.

-Prandaj po ta them Uarden. Sepse e di që do të jetë e vështirë të pranosh. Por tek e fundit ajo ka të njëjtin qëllim dhe do të jetë gjithmonë pas nesh. Kështu që do të ishte mirë të ishim bashkë për një periudhë, - nuk e dinte as vetë se deri ku do të shkonin fjalët e saj, por po shpresonte për më të mirën.

U mendua gjatë. Gjithmonë e bënte edhe nëse vepronte shpejt. Do t'i kushtonte shumë në të ardhmen vendimi që do të merrte, por siç dukej, ishte zgjedhja më e mirë. Nuk duhet të hezitonte. Koha kalonte dhe nuk e dinte se si ta quante, avantazh apo jo.

-Në rregull Anakhonta! Ti përfundon udhëtimin tonë për në Indi, ndërsa ne plotësojmë dëshirën tënde. Por jo për shumë kohë. Ta dish këtë, - shkoi sërish në vendin e tij.

-Udhëtim të mbarë! - buzëqeshi dhe zuri vend. E dinte shumë mirë që do ta arrinte qëllimin e saj, qëkur njohi në fillim Vin'nilën. Gjithmonë e mendonte se ajo vajzë do të ishte një arsye e fortë pse do të kishte një pjesë të mirë të synimeve të saj, të përfunduara. Në kokën e saj silleshin rreth shumë ide. Ide të ndryshme, por të gjitha me një qëllim. Qëllim i përbashkët. Arsyeja pse të gjithë po merrnin vendime të pakëndshme për një periudhë që kishte kaluar dhe do të vazhdonte të kalonte.

Comment