/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 6

Për disa, ajo që ka më shumë rëndësi është pasuria; të kryejnë veprime të paligjshme dhe të dalin kundër, vetëm e vetëm që vlera e tyre monetare të rritet. Dëshirojnë që të bëjnë jetën më të mirë të mundshme dhe të zotërojnë gjithçka që iu zë syri, ato të cilat janë të vështira për t'i pasur.
Por ekzistojnë ambicie dhe ambiciozë të tillë, që pasuria nuk është ajo që duan. Ose më saktë, nuk është e vetmja që ata duan. Për ata që e kanë tashmë pasurinë, kërkojnë më shumë. Kërkojnë të zotërojnë. Kërkojnë të jenë mbi të tjerët. Kërkojnë të ndihen të rëndësishëm. Kërkojnë të njihen si të tillë. Dhe e gjitha kjo bën lidhjen me atë që ata duan.


Loonie Bunch, drejtori i muzeut Kombëtar Smithsonian të Historisë Natyrore, mendonte ende se kishte diçka me vlerë në dorë. Për të dalë faqebardhë, vendosi të mos e mbante me vete Travenierin Blu. Që Diamanti i Shpresës të vazhdonte të qëndronte në atë muze, duhet të rriteshin masat e sigurisë.


-Dua të flas menjëherë me Elois Deret! - iu drejtua ai rajonit me vrull. Duhet t'i tregonte menjëherë që ai e kishte sërish atë diamant.


-Më vjen keq zotëri, - foli recepsionistja e rajonit, -por ish punonjësja e policisë që ju po kërkoni, është larguar nga puna mëngjesin e ditës së djeshme. Mund t'ju sugjerojmë që problemin tuaj ta raportoni këtu.


-Shumë faleminderit, por duhet të flas me të. Ajo është marrë me këtë çështje që në fillim, dhe nuk besoj se do të ishte dikush tjetër që do të kishte guximin e saj për ta zëvendësuar, - këmbëngulte të kishte informacion rreth Elois.


-Ju lutem zotëri! Nuk mund t'ju japim informacione rreth një ish punonjëse të rajonit. Ajo nuk punon më këtu, kështu që e kemi të pamundur të kemi kontakte me të. Nëse vërtet keni një problem që nuk e zgjidhni dot, do ju lutesha ta deklaronit, - nuk po e kuptonte se ku qëndronte problemi me atë njeri, por po mundohej të dukej e sjellshme dhe e kuptueshme me atë që po mundohej t'i shpjegonte. Pavarësisht kësaj, ai dukej vërtet i inatosur, -Nëse keni një problem serioz, do ju lutesha edhe njëherë të ishit më të qartë.


-Faleminderit, por ju nuk mund të më ndihmoni me asgjë, për sa kohë Elois Deret nuk ndodhet këtu, -ishte i qartë me veten e tij, por vërtet po kërkonte gjilpërën në kashtë.


-Atëherë, jeni të nderuar të largoheni zotëri, pasi ne nuk mund t'ju ndihmojmë në lidhje me këtë. Rajoni i Uashingtonit kaq mund të bëjë. Ne nuk zgjidhim probleme me të cilat nuk jemi njohur ende, - nuk mund t'i ofronte më shumë një personi të tillë, që kishte shpenzuar disa minuta të rajonit edhe pasi u informua qartë se ajo që ai po kërkonte nuk ishte më pjesë e atij vendi.


Ai u bë gati të largohej, por ajo i foli me zë të ulët:


-Bëhet fjalë për Diamantin e Shpresës, apo jo? - buzëqeshi, para se ai të ndalonte dhe të kthente kokën për ta parë. Shkoi sërish në vendin ku ndodhej dhe filloi ta vështronte.


-Ti nuk ke qenë këtu kur kjo temë është diskutuar.


-Vërtet jam e re në rajon, por këtu të gjithë informohemi për çështjet që diskutohen në rajon, që të gjithë të jemi në gjendje të ndihmojmë. Nëse unë nuk do të dija rreth diamantit, a mund të të ndihmoja tani? Sigurisht që jo! Kur zonja Deret u largua nga ky rajon, bashkë me të shkoi edhe kjo çështje. Kështu që nuk mund ta shqetësojmë atë dhe jetën e saj tani. Bën mirë që të na tregoni përditësimet për këtë çështje që ta mbyllim sa më shpejt. Ju kishit diçka për të na treguar, apo jo? Ndihuni të lirë të shpreheni, ju lutem! - sa më natyrale, aq dhe më e besueshme.


-Më dukeni fytyrë e parë, - dyshonte se mund të tregonte.


-Nuk është kjo ajo që ka rëndësi. Problemi yt mbi të gjitha. Ndoshta mund të më keni parë ditën e grabitjes së diamantit. Isha atje si turiste. Unë nuk jetoja në Uashington. Derisa mu ofrua kjo punë, - a mund të ishte e mjaftueshme?


-Po. Sigurisht. Keni të drejtë. Mbaj mend t'ju kem parë diku në lidhje me këtë çështje. Në rregull! Duhet t'ju them diçka shumë të rëndësishme. Travenieri Blu qëndron i sigurt me mua. E rimora sërish atë. Por jam i frikësuar të lë hapur dyert e muzeut për ta admiruar atë gur sërish. Të gjithë e dimë se ata kriminelë enden akoma të lirë nëpër qytet. Ndaj kërkoj ndihmën tuaj për një siguri më të lartë të muzeut, derisa e gjithë çështja të përfundojë, - Bunch nuk ishte aq i zgjuar, por duhej vlerësuar që mundohej.


-Mos u shqetësoni! Ndryshimi do të ndodhë menjëherë! Do të raportoj në rajon dhe do t'i informoj rreth dëshirës suaj. Shumë faleminderit që na besoni! - i dukej sikur po shiste ndonjë produkt dhe po mundohej të bindte klientin se kishte bërë zgjedhjen e duhur, -Atëherë mund të largoheni. Të jeni të sigurt se nuk do të këtë probleme. Do t'ju sugjeronim që ta mbanit mbyllur muzeun për disa kohë. Do të ishte më mirë për të gjithë që të mos e ekspozonit Travenierin për një kohë të caktuar, -buzëqeshi duke i lënë hapësirë të mendohej.


-Sigurisht! - ende nuk ndihej i sigurt, por mendonte se ishte zgjedhja e duhur.


Pasi u sigurua se ai ishte larguar plotësisht, bëri një telefonatë të fundit para se edhe ajo ta linte atë vend.


-Vin, gjithçka në rregull? - ishte i shqetësuar për të. Kishte frikë se Elois ndodhej ende në rajon dhe e kishte zbuluar.


-Po! Mbarova punë shpejt. Recepsionistja që kishte turnin e parë sot ishte larguar më shpejt, kështu që arrita ta zëvendësoja pa asnjë problem. Duhet të largohem sa më shpejt prej këtush, para se dikush të më zbulojë. Fati ynë që Bunch erdhi pikërisht në kohë. Dhe kishe të drejtë, Elois nuk ka shkelur më në rajon. Mesa duket po kërkon të krijojë forcat e saj vetjake. Por me të do të merremi më vonë. Kam shumë për të të thënë. Shihemi! - mbylli telefonin dhe vrapoi për të kapur një taksi të çastit.


-Ku po shkon? Ajo është taksia ime! - thërriste, por më kot. Ishte tepër larg.


Me taksi të çastit sigurisht që kuptohej vjedhje e një taksie të çastit. Nuk duhet të linte gjurmë. Pak a shumë. Gjëja më e rëndësishme në ato çaste ishte që të mbanin Eloisin larg nga e vërteta.


Sërish për të mos lënë gjurmë, përplasi taksinë në një shtyllë tensioni aty afër. Doli prej makinës dhe vrapoi drejt një dyqani biçikletash. Nuk kishte kohë të merrej me shitësin, kështu që e pagoi vetëm për një rrugë, edhe pse nuk do t'ia kthente më kurrë atë biçikletë. Vërtet, të gjithë do ta besonin atë. Dukej aq e pafajshme në pikëpamje të parë, por thjesht ideja që punonte me Uardenin ishte një faktor i mirë shpjegues për të gjithë këtë. Uarden ishte gjithashtu një trajner i shkëlqyer për të mësuar ata që ka përkrah të bëhen si ai. Fantazëm.


Vazhdoi rrugën derisa arriti në vendin ku ndodhej Uarden. Ishte një vilë e re, të cilën e kishte blerë një mik i tyre që ata të dy të ishin të qetë. Duke qenë në shtëpinë e dikujt tjetër do ta kishin më të lehtë për të punuar. Duhej qetësi për të krijuar përmasat e hapit të rradhës që ata do të hidhnin.


-Më falni për vonesën, por m'u desh të ndërroja mjetin e transportit. E di sa e vështirë është bërë lëvizja këto ditë? - mbushi një gotë me ujë dhe u ul në cepin e një karrigeje.


-Mirë se erdhe Vin'nila! Ty po të prisnim. Na duhen informata të reja. Si shkoi? - Uarden e kishte vendosur se çfarë do të ndiqte, thjesht duhet të dizajnonte rrugën.


-Shkëlqyeshëm! Filloi të dyshonte në fillim, por nuk më kushtoi shumë kohë për t'ia mbushur mendjen. Kërkonte Eloisin. Pas përpjekjeve për të nxjerrë një fjalë nga goja e tij rreth diamantit, e hapa vetë këtë temë. I shkreti. Drejtor i një muzeu aq të rëndësishëm dhe nuk dinte se si funksiononte një rajon. E pata të thjeshtë ta gënjeja. Seriozisht Uarden, nëse nuk do të të kisha ndjekur ty, do të isha bërë aktore, - filloi të qeshte vetëm nga mënyra se si arriti ta mashtronte.


-Çfarë rezultoi si përfundim?


-I sugjerova të mbyllte muzeun "për ta mbajtur të siguruar nga hajdutët", që në të vërtetë Elois të mos marrë vesh që diamanti i vendosur në muze, nuk është Travenieri Blu. Ai i kërkoi rajonit siguri më të lartë, kështu që na duhen disa të besuar që të luajnë rolin e rojeve policore në muze. Nëse ata qëndrojnë aty, Elois nuk do të mund të futet brenda për hetim. Pa një status nuk do të mund të hyjë brenda nëse qëndron brenda rregullave. Kështu që për sa kohë ne përpiqemi të vazhdojmë planin tonë dhe të marrim Travenierin, do të kemi një pjesë të tij të siguruar. Vetëm nëse Elois thyen ligjin...


-Nuk e besoj. Nëse do ta bënte, do ta kishte bërë kohë më parë, dhe ne nuk do të ishim të lirë. Ndaj le të mbajmë një sekondë heshtje për të nderuar sinqeritetin dhe pastërtinë e shpirtit të saj që na ndihmoi të përparojmë, - mbartte një seriozitet të çuditshëm.


-Po me pjesën tjetër të planit, si do të bëhet?


-Mos u shqetëso Vin. Tani gjithçka do të ndodhë, do të jetë rrjedhojë e asaj pjese të planit. Të jesh e sigurt, - mezi po e priste që e gjitha të ndodhte. Ndjente një kënaqësi të sëmurë kur gjithçka që mendonte shkonte sipas pikave të tij të referimit.

Comment