/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 5

-Të them të drejtën zonja Deret, nuk të dija kaq të zgjuar, por prisja më shumë prej teje. Ti e vodhe atë armë, apo jo? Nuk je një police. As unë nuk jam një i tillë. Ama diçka e di shumë mirë. Kur pushohesh nga puna dorëzon armën në fillim. Je duke bërë diçka të paligjshme. Dhe e di shumë mirë që nuk të pëlqejnë veprimet kundër ligjit. Të njoh mirë Elois. Nuk do ta bëje po të mos e kishe vënë re se mund të shoh çdo detaj. Dhe tani e di shumë mirë që do të më lëshosh me qetësi dhe do të largohesh po ashtu. Do të çosh armën në "vendin e sigurt" dhe do të zmbrapsesh. Kjo është Elois që njoh unë. Të gjithë. Nuk besoj se humbja e punës të ka ndryshuar ndopak. Prandaj më pëlqen profesioni im. Nuk e humbet kurrë punën, sepse nuk ka asnjë që mund të të dëbojë. Do të ta rekomandoja edhe ty, - Luvern ishte i njohur jo vetëm për mënyrën e shkëlqyer se si menaxhonte punën e tij, por edhe për mënyrat që ai përdorte për të larguar të tjerët në mënyrë paqësore.


-Do të shihemi Luvern Uarden! Dhe do ta bëj sërish në mënyrë ligjore. Ke për ta parë! - bëri ekzaktësisht të njëjtat veprime që ai përshkroi pak më parë; e lëshoi me qetësi dhe u largua. Vendosi armën në vendin e sigurt dhe u zmbraps.


-Mezi po pres. Je e mirëpritur. E di Elois? Bota do të ishte me fat po të kishte më shumë njerëz si ti. Në botën time, - ktheu kokën dhe bëri disa hapa për të lënë pak distancë para se të largohej. Ajo po qëndronte ende, ndërsa Vin'nila e ndoqi.


Gjëja që e shqetësonte më shumë në ato momente nuk ishte Elois, por arsyeja që ndodhej atje jashtë.
Kur mori përsëri sendet e tij nga rajoni pasi u lirua, në orën e tij ndodhej një shënim i vogël ku shkruante "kinemaja e vjetër, 1 milje larg rajonit". Nuk kishte as dyshimin më të vogël që ishte Anakhonta.


-Kemi punë Vin'nila! - shpejtoi hapat për të arritur makinën.


-Duket qartë. Shpresoj që këtë herë të jetë plani ynë fitimtari, - vazhdoi ta ndiqte.


-Nuk e besoj atë njeri Vin. Nuk është thjesht një takim për të thënë faleminderit. Jam i sigurt që diçka fshihet pas fytyrës së saj. Dhe ajo nuk po punon vetëm.


Të mësosh dikë të bëhet si ti dhe të punosh më pas me të është e thjeshtë, por të punosh me dikë si ti apo për dikë si ti është e rrezikshme. Përveç kësaj, asnjëherë nuk je i sigurt se cila është lëvizja e rradhës.


Uarden ishte njeri me eksperiencë, si në jetë ashtu e në punë. Ai e dinte mirë se si mund të godiste në pikën e dobët të dikujt, pa e ditur se cila është ajo dhe njëkohësisht mund të dukej moskokëçarës dhe një person që nuk i interesonte ajo çka merrte, thjesht e bënte për t'u dëfryer. Ndoshta kjo e fundit ishte një tezë më e besueshme, sepse e kishte provuar disa herë. Por kishte diçka ndryshe në lidhje me atë gur të çmuar, me shkëlqimin e tij të thellë dhe historinë e tij. Atij i pëlqente rreziku, ndaj ndoshta kishte zgjedhur atë objektiv. Por diçka nuk kishte dalë ende sheshit.


Makina frenoi vetëm kur para saj ndodheshin rrënojat e një kinemaje të vjetër, e cila ishte e rrethuar nga disa shirita të verdhë, që e bënin pamjen e saj të dukej më shumë si një skenë kriminale, sesa një ndërtesë në rindërtim.


-Këtu tregonte shënimi. Nuk jam i sigurt për këtë. Ajo nuk do të shfaqet nëse nuk është vërtet e rëndësishme. Por kjo do të na ndihmojë të gjejmë arsyen se pse na liroi nga ato qeli. Mezi po pres të këtë një arsye të mirë se pse më bëri të planifikoja një plan arratie dhe më pas të dilja huq.


-Mos u nxeh Uarden, -vendosi dorën në supin e tij, -diçka do ta zbulojmë me siguri. Nuk më pëlqen ajo femër. Të paktën jo kur luan me ne. Jam e sigurt që nuk na njeh siç duhet, -nuk ishte e sigurt nëse vërtet ashtu mendonte, apo i thoshte ato fjalë për të motivuar veten dhe Luvernin.


-As ne nuk e njohim plotësisht atë Vin. Ndaj shqetësohem.


Pa u ndierë, kaluan nëpër gurët e shembur të kinemasë, për të kërkuar një vendtakim. Ndërtesa ishte me të vërtetë shumë e vjetër. Kishte tre kate, të treja të rrënuara, mbi themelet e të cilave kishin ngelur vetëm disa copëza betoni, që nga momenti në moment mund të bëheshin arsyeja e humbjes të jetës së dikujt.


-Vonë! Shumë vonë! Më thuaj Uarden. Kush të vonoi këtë herë; koha për të marrë mesazhin apo shpejtësia me të cilën erdhe?


-Dyshimet nëse duhet të vija apo jo.


-Përgjigje me mend. Më pëlqen që vendose të vish. E di? Po filloja edhe unë të dyshoja në planin tim.


-Pse e bëre?


-Epo Uarden, të gjithë kemi planet tona. Dhe ju të dy ishit pjesë e njërit prej tyre. Për sa kohë Travenieri Blu qëndron me mua, objektivi juaj do të jem unë mos gaboj. Por mendova t'jua lehtësoj punën. Nëse punoni për mua do ta keni shumë herë më të lehtë të merrni atë që dëshironi.


-Unë?


-Po!


-Të punoj për ty?


-Pse jo?


Në ato momente shpërtheu në të qeshura edhe pse e dinte se ishte një mundësi e mirë.


-A e kam thënë ndonjëherë që nuk punoj për të tjerët? Oh, më fal. Më lër ta korrigjoj. A e kam thënë ndonjëherë që nuk punoj? Dëgjo zonjushë Anakonda, apo çfarëdo e quan veten, Luvern Uarden nuk punon për të marrë atë që dëshiron. Ai e zotëron atë pa e menduar ende. Dhe të ta bëj të ditur se herën tjetër dërgo dikë të më marrë e të më sjellë tek ti, ose të paktën do të më pëlqente që mbledhje të tilla të organizoheshin në një vend më zyrtar. Jam thjesht alergjik nga pluhuri i dendur. Më duket se e kam përmendur në një intervistë se është një nga arsyet se pse nuk qëndroj gjatë në burg, - zotëronte atë buzëqeshjen karakteristike të fytyrës së tij; e sinqertë dhe gazmore.


-Luvern, - pëshpëriti, -Po sikur të jetë një ide e mirë? Dua të them, ndoshta nuk do ta arrimë kurrë ta marrim sërish diamantin. Ndoshta kjo do të na ndihmojë. Ti e the vetë që për sa kohë që ajo ka fuqinë të na nxjerrë nga burgu, mund të na fusë sërish brenda nga çasti në çast.


-E di Vin'nila? Nuk po më pëlqejnë këto fjalë. E çfarë do të ndodhë nëse na fut sërish në burg? Planin e arratisë e kemi gati, gjithsesi, - u bë gati të largohej, por pas atyre themeleve të copëtuara dolën me dhjetëra burra të përgatitur mirë, të armatosur, për të mos lënë atë të dilte nga ai vend, nëse Anakhonta nuk e dëshironte këtë.


-Vërtet mendoje se do të ishte kaq e thjeshtë të largoheshe nga unë me justifikime të tilla? Vërtet është një vend me pluhur të dendur Uarden, por kjo nuk do të thotë që isha e papërgatitur. Nuk më besohet se mendove se do të ishte thjesht një mbledhje për të thënë faleminderit. Edhe pse as këtë nuk e bëre. Duhet të ndiheshe me fat që t'u ofrua një ofertë e tillë. Por është shumë vonë dhe ti mesa duket e more një vendim.


-Nuk kam kohë për lojërat e tua vajzë, por më detyrove të luaj. Kush të ka informuar gabim se mendova se do të ishte thjesht një mbledhje falenderimesh? - bëri disa hapa prapa për të kthyer sërish vështrimin e tij drejt saj, -Vërtet mund të ndihesh e fuqishme që ke diamantin e shpresës, por jo për shumë kohë. Duhet të fillosh të numërosh sekondat, - shkoi sërish përpara për të dalë nga ndërtesa.


Të gjithë i drejtuan armët drejt tij, por Anakhonta ngriti dorën në mënyrë që ata të ndalnin. Nuk e dinte se pse ndihej kaq i sigurt, edhe pse nuk e kishte ende Travenierin.


Uarden dhe Vin'nila dolën nga kinemaja, ndërkohë që njëri nga të armatosurit iu afrua Anakhontës.


-Pse i le të shkonin?


-Dua të shoh se çfarë i bën kaq të sigurtë. Jam kureshtare të shoh se si do ta marrin Travenierin nga mua. Të shkretët, nuk kanë asnjë ide se në çfarë lëmshi e kanë futur veten, - ktheu kokën dhe filloi të ecte në drejtim të kundërt, -Largohemi! T'iu japim miqve tanë kohë për të planifikuar diçka që do t'iu shkojë sërish dëm.


-Ajo femër nuk ia ka idenë se në çfarë lëmshi e ka futur veten. Nuk më besohet se u mundua të më bënte të bashkëpunoja me të. Tek e fundit ajo e ka diamantin. Nuk e kuptoj se çfarë po kërkon më shumë. Për çfarë i nevojiten bashkëpunëtorët, kur ajo ka gjithë situatën nën kontroll? Çfarë më shumë kërkon nga një gur i çmuar antik?


Kaq shumë pyetje. Por të gjitha kishin të njëjtën përgjigje. Pushteti.

Comment