/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 38

Ashtu siç e priste, Elois u shfaq së shpejti në katin e parë të hotelit. Sapo kishte ardhur nga rajoni, bashkë me miratimin për të lëvizur pjesën më të madhe të trupave në Meksikë. I dridhej trupi dhe i dukej sikur nga çasti në çast Elois do ta kuptonte që ishte vepër e tija, dhe se gjendja do të përkeqësohej aq shumë, sa nuk do të arrinte të dilte dot prej një lëmshi të tillë.

-Gjithçka në rregull, apo jo? - i foli sapo u afrua më shumë, pasi dukej qartë që diçka nuk shkonte me të atë ditë.

-Jam thjesht i konfuzuar, - si të mos dinte ç'të thoshte tjetër, iu shmang me një përgjigje të shkurtër për t'i lënë kohës pjesën tjetër.

-Besoj se e di që nuk do të vish me ne, apo jo? - Elois nuk mund të rrezikonte duke marrë me vete Henlein. Sipas saj, ai mund të hiqte dorë nga marrëveshja midis tyre nga çasti në çast dhe mund t'i shkaktonte trazira të padëshiruara.

-Si kështu? - edhe pse gëzimi po i vlonte përbrenda, duhet të tregohej sikur kjo gjë do ta mërziste sado të mund ta shprehte këtë. Nëse Elois largohej pa të dhe ai ndiqte rrugën për në ishullin ku ndodheshin Uardeni, Vin'nila dhe Anakhonta, bashkë me Tavernierin, do të ishin të sigurt. Në Meksikë nuk do të kishte asnjë rezultat, ndaj do të kthehej për t'i kërkuar llogari Henleit, por nëse ai nuk ndodhej më aty, nuk do të arrinte ta gjente menjëherë. Ndërkohë, ai bashkohej me pjesën tjetër.

-Është e rrezikshme për ty dhe për mua Henlej. Pavarësisht asaj që kemi folur bashkë, nuk mund të të besoj më shumë. Tek e fundit, pse duhet ta bëj? Por do t'i qëndroj besnike asaj që të kam premtuar. Vin'nila nuk do të preket nga e gjitha kjo, - Elois ndihej e zgjuar në veprimet që vendoste të kryente, por nuk e dinte ende se çfarë luhej pas shpinës së saj.

-E kuptoj, por atëherë pse duhet unë të të besoj ty? - fjalët që thoshte nuk i mendonte, pasi gjëja më e rëndësishme për të në ato momente ishte largimi i saj nga India. Pjesën tjetër mund ta përballonte.

-Gjithçka po bëhet për të mirën e të dyja palëve, - e vendosi dorën e saj në supin e tij si për ta ngushëlluar dhe më pas hodhi disa hapa drejt recepsionit, duke pritur që Henlej të largohej. I pëshpëriti disa fjalë gruas që qëndronte aty dhe më pas, me një buzëqeshje të shtirur, u kthye për t'u larguar. -Shpresoj që e gjitha të mbarojë sa më shpejt, - e përshëndeti për herë të fundit dhe hyri në makinën e saj.

Nuk kishte ku të shkonte më mirë për të. Ai kishte Tavernierin dhe Elois po largohej në Meksikë. Nëse ajo nuk kërkoi të merrte me vete diamantin, kjo ishte për arsye sigurie, si dhe për të vazhduar me kurthin e saj për Anakhontën. I mbetej veç të shkonte drejt Baratang.

Mund të shihte qartë urën që sa vjen e ulte shpejtësinë me të cilën ishte duke lëvizur pas vrapit të shpejtë që bëri Vin'nila mbi të. Kishte disa minuta që e vështronte i shpërqëndruar, duke harruar arsyen për të cilën kishin shkuar në atë vend.

-A mund të vish Luvern? Nuk kemi kohë për këtë, - Vin'nila nuk mund të priste më gjatë. Sa më shumë kohë të kalonte në atë vend, aq më shumë ndjente se diçka e pakëndshme do të ndodhte nga çasti në çast, gjë që nuk i pëlqente aspak.

-Po vij! - hodhi edhe njëherë sytë nga harta e hapur që mbante në dorë, që edhe pse nuk e kuptonte aq mirë vizatimin e ngatërruar, mundohej. Para se të hidhte hapin e parë drejt urës, dëgjoi disa hapa të shpejtë të afroheshin drejt tyre. Dukej qartë që ishin hapat e një personi të vetëm, ndaj po shpresonte për më të mirën.

-Uarden, shpejt! Nuk jam aspak në humor për t'u ngatërruar me Elosin sërish! - Anakhonta e dinte që në fillim që nuk do të ishin të vetëm në një vend të tillë.

-Nuk është Elois. Vërtet mendon se do të vinte e vetme? - ai ende po priste për ata hapa të afroheshin më shumë.

-Të ka ikur mendja? - Vin'nila vrapoi sërish për të shkuar drejt tij. Ishte e qartë që ai nuk do të lëviste vendit derisa të merrte atë që dëshironte.

-Nuk ishte nevoja të ktheheshe Vin'nila, megjithatë faleminderit për mundimin, - nuk e kishte hequr vështrimin nga ana nga e cila vinte zhurma e qetë e hapave që sa vjen e ngadalësoheshin. Më në fund, mund të shihje siluetën e tij të zbehtë të shfaqej nga ato pak rreze të diellit që arrinin të hynin mes pemëve të dendura të ishullit. U afrua ngadalë, ndërkohë që ajo nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte.

-Kush je ti? - po shpresonte të ishte ndonjë rojtar i ishullit, apo diçka e tillë, por ajo që do të dëgjonte nuk do t'i pëlqente aspak.

-Unë? - buzëqeshi dhe pa drejt Uardenit, -Bemnian Tapatio, sigurisht! Armiku juaj "më i madh", - sërish me të njëjtën buzëqeshje u afrua drejt tij, ndërkohë që Vin'nilën e kapi paniku dhe nuk e dinte pse Luvern nuk po vepronte, -I supozuar! - ngriti krahët për t'i shtrirë ato në trupin e Uardenit, ndërsa ai i ktheu përqafimin.

-Çfarë po ndodh këtu? - edhe pse nga ana tjetër e urës, nuk mund ta humbiste një skenë të tillë.

-Kam të njëjtën pyetje, - i hodhi një vështrim të ngulitur atij momenti.

-Është diçka e mirë në fakt, - u shkëput nga ai dhe u kthye drejt tyre. -Saktësisht Bemniani nuk është më armiku ynë më i madh. Nuk ka qenë kurrë.

-Absolutisht! - pohoi ai, ndërkohë që përballej me fytyrat e tyre të shokuara.

-Dëgjoni, do t'jua thoja së shpejti, sapo të vinte momenti i duhur. Dhe meqë ai moment erdhi, më lejoni t'ju prezantoj edhe njëherë. Bemnian Tapatio, bashkëpunëtori ynë që na ka ndihmuar për të zbuluar më shumë rreth diamantit binjak të Tavernierit, si dhe krijuesi i hartës të cilën jemi duke ndjekur, - tashmë që gjithçka kishte dalë sheshit, ishte i lumtur të vazhdonte planin.

-Po tallesh gjë me mua ti? - u afrua edhe ajo, për të marrë vesh më shumë së çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

-Shikoni, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ne arritëm të flisnim bashkë, apo jo? E dija shumë mirë që ti ishe duke punuar me Uardenin, kështu që dërgova një nga njerëzit e mi në Indi për të të dhënë adresën time. Krijimi i ushtrisë ishte thjesht një demostrim, asgjë e vërtetë. Gjithçka që doja të dija ishe vendndodhja e Uardenit, dhe kjo jo për të marrë atë që ai supozohet të zotëronte, - gjithçka po kthehej përmbys, ose ata thjesht nuk e kishin kuptuar që në fillim se gjithçka kishte qenë në favorin e tyre.

-Bemnian ishte duke më kërkuar mua për t'iu rikthyer partneritetit të dikurshëm, duke më ofruar kështu një informacion më të detajuar mbi diamantin tjetër, pasi e dinte shumë mirë se pa mua nuk do t'ia dilte kurrë mbanë, - edhe në momente të tilla gjente kohë për të admiruar veten.

-Po, sigurisht! Dhe më pas nga kamerat e hotelit mora vesh se ai ndodhej pikërisht në atë hotel, pasi kishte ardhur bashkë me ty. Zbuluam rreth ishullit dhe sajuam një hartë të besueshme dhe ja ku jemi, - kishte thënë gjithçka që mbante mend nga ato që kishin ndodhur.

-Unë me të vërtetë nuk mund ta besoj Uarden! - e pa gjithë inat dhe po priste për një përgjigje, por vazhdoi të fliste, -Je me fat që kjo ishte e gjitha në favorin tonë, në të kundërt nuk do të përfundonte këtu. Të paktën do të na duhet të merremi vetëm me Eloisin, -Vin'nilës nuk i interesonte shumë për faktin se ai i kishte gënjyer për diçka të tillë, pasi ishte mësuar me mashtrimet e tij, dhe për më tepër, kishte diçka më të mirë për të bërë sesa t'i mbante mëri.

-Faleminderit për mirëkuptimin dhe fjalët e bukura, por më lejoni t'ju kujtoj se duhet të vazhdojmë. Shpella ku ndodhet guri, nuk është shumë larg prej këtush. Kështu thotë harta, - Bemnian nuk mund të harronte se pse i duhej ta bënte gjithë atë punë.

-Kështu thotë harta, ose ndryshe ju, -Anakhonta eci para edhe pse nuk e dinte rrugën, por ishte mjaft e lodhur nga loja e tyre për të qëndruar më gjatë.

-Është e njëjta gjë, por do t'ia dalim, apo jo? - duhet t'i jepte pak motivim situatës për ta ngjallur atë. Ndihej i emocionuar që nuk kishte më të fshehta dhe se Bemniani kishte arritur t'i gjente në ishull. Frika e tij më e madhe kishte kaluar. Nuk ishte aspak ura ajo që e frikësonte, por ideja nëse ai do t'ia dilte mbanë.

-Henlej është nisur për këtu. Duhet t'i japim informata se ku mund të na gjejë, - Vin'nila nuk kishte harruar për të.

-A je e sigurt? Mbaj mend të na këtë thënë se do të kthehet vetëm nëse do të këtë me vete Tavernierin, - nëse kjo ishte e vërtetë, nuk do të kërkonte për më shumë.

Të katërt, me dëshirën e tyre të plotë apo jo, ndoqën rrugën që përshkruante harta e bazuar në dijen e tyre. Nuk do të ishte e vështirë në vazhdim. Kështu shpresonin të gjithë, por e harronin mundësinë se mbase, guri i çmuar, binjaku i Tavernierit, nuk ekzistonte.

Comment