/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 34

Shpejtoi hapat në korridoret gjigante të atij vendi. Nuk e dinte se sa larg mund të ishte Uardeni apo Vin'nila nga hoteli, por duhet të fliste me ta me patjetër. Nxorri telefononin dhe nxitoi t'i lajmëronte. "Takohemi në dalje të hotelit" .

Për një gur si Tavernieri, kishin bërë shumë. Ndërkohë që ditët dhe muajt kalonin duke mos rreshtur së renduri pas tij, ata as që e vinin re këtë. Ishte misioni i parë që po bënte rezistencë kaq të gjatë, dhe ndoshta i fundit.

-Nuk e prisja t'ju shihja kaq shpejt, - kaloi derën e madhështore për t'i parë të dy duke pritur për të që të shfaqej.

-Le të themi se nuk u larguam kurrë që këtu, - vështroi anembanë, ndërkohë që askush nuk foli më. -Gjithsesi, kishe diçka për të na thënë. Po të presim, - hodhi disa hapa më larg për t'u ulur në një karrige pranë një tavoline të vogël.

-Siç pritej, - u afrua pranë tij, -u takova me Bemnianin dhe të them të drejtën, e kisha të pamundur të aktroja sikur nuk dija asgjë rreth jush. Dhe po, historia juaj ishte gjëja e parë që na tregoi sapo hymë brenda. Ishte e pritshme, por sërish më befasoi.

-Këto janë detaje të panevojshme, - qeshi ndër dhëmbë dhe vazhdoi, -Arsyeja pse jemi këtu është tjetër gjë.

-Jam dakord, - pohoi Vin'nila, ndërkohë që dëgjonte.

-Më lejo të të them se isha aq e paduruar, sa e ndoqa pasi mbaroi fjalimin e tij dhe gjëja e parë që më tha ishte "Ku është Uardeni? ". Ndaj ai e di shumë mirë se ne jemi në këtë plan bashkë, - ishte e sigurt se Uardeni do të shqetësohej për këtë, por ndodhi krejt e kundërta. Ai filloi të qeshte sërish dhe duke parë fytyrën e saj serioze, mori veten dhe iu drejtua prapë.

-Të lutem! Kjo ishte shumë e pritshme nga ana e tij. Dhe ti besoj se ia the, apo jo? - vazhdonte të qeshte, si të mos i interesonte fare ky fakt.

-Do të isha shumë e lumtur nëse do t'ia thoja, por nuk e dija as vetë se ku ndodheshe, dhe rezultoi se ishe ende këtu. Dyshoj nëse nuk na ke dëgjuar duke folur, - ndonjëherë e acaronte shumë, e ndonjëherë mendonte se do të ishte më e qetë vetë.

-Do të ishte bukur, por në këtë vend si labirint, është e pamundur të gjesh dy persona që zihen me njëri-tjetrin, - pa drejt Vin'nilës për ta konfirmuar.

-Uarden, a mund ta di pse nuk po e merr seriozisht situatën? Tani që Bemniani e di që jam në krahun tënd, nuk do të lejojë kurrsesi që të jem pjesë e planit të tij, - gjithçka po e ngatërronte shumë.

-Nuk është aspak serioze. Më dëgjoni, gjithçka do të shkojë shumë mirë. Ju premtoj! Por fillimisht, të fokusohemi në atë që vërtet ka rëndësi, - ishte koha për të marrë në dorë situatën.

-Diamanti binjak, - përmendi Vin'nila.

-Pikërisht! - pohoi, -Është çelësi i këtij plani, në rregull? Nëse Tavernier ishte synimi ynë parësor, nuk është më. Është ende një synim, por jo i yni. I Henleit. Jam i sigurt që do të vijë së shpejti. Ndaj, kemi kaluar në planin B, diamanti binjak, - kishte një kohë të gjatë që mendonte për të, që në momentin kur shkeli në Indi për herë të parë.

-Sa të sigurt jemi që ekziston një gur i tillë?

-Guri binjak i Tavernierit ka ekzistuar. Askush nuk do ta lejonte një gur si ai të zhdukej plotësisht, edhe pse nuk është parë më që në vitin 1792. Ai ndodhet diku, dhe ishte plotësisht e qartë që jo në tempujt e Indisë. Të paktën, jo në atë që ne shkuam, - kishin pak vendndodhje të dyshimta se ku ai mund të ndodhej dhe po aq pak mundësi se janë të besueshme.

-Dhe nuk besoj se ndodhen në Meksikë, ndaj po humbasim kohën, - kishte më shumë mundësi që diamanti të mos e kishte lënë kurrë Indinë.

-Gabohesh! Arsyeja pse jemi këtu është Bemniani, që me shumë mundësi ka më tepër informacion rreth vendndodhjes së diamantit. Ndoshta jemi duke humbur kohën, por të mos harrojmë që ky gur ka shekuj që është zhdukur dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Nuk ka asnjë rrezik të mundshëm që mund ta zhvendosë atë për disa ditë, kur nuk ka ndodhur për disa dekada. Përveç Bemnianit. Kjo është e dukshme. Ndoshta qëllimet e tij do të na ndihmojnë, - gjithmonë e mendonte ngjarjen nga ana e kundërt dhe kjo e ndihmonte shumë.

-Qëllimi ynë është i qartë, mirëpo nuk po veprojmë aspak, -nuk kishte një Plan C për të ndjekur.

-Nuk është e thjeshtë Anakhonta. Në fakt, jemi duke vepruar, por fakti se ky diamant është fantazëm, nuk e krahason aspak me Tavernierin aktual. Është ndryshe nga Uashingtoni në të cilin të gjithë e dinin se ku ndodhej diamanti. Madje dhe persona që kalonin rrugën duke mos iu interesuar për të. Dhe pikërisht për këtë arsye Henlej u detyrua të qëndronte në Indi. Sepse e di sërish vendndodhjen e diamantit, ndaj do të veprojë më shpejt. Një bonus që ne nuk e kemi, - Vin'nila mendonte se ishin në rrugën e duhur, ashtu si Uardeni, përveç përfundimeve të tij, që parashikonin se Bemniani do t'i ndihmonte ndërkohë që do të ishte rivali i tyre.

-Cili është hapi i rradhës?

Nuk do të priste ditën tjetër për të vepruar. Nëse do të niseshin për në Meksikë të nesërmen, do t'i duhet të merrte edhe Tavernierin me vete. Ose të detyronte Eloisin ta merrte, në një mënyrë apo në një tjetër, që ta kishte më të lehtë ta rrëmbente atë diamant.
Ajo që e bënte të mendonte se do t'ia dilte mbanë, ishte mendimi se e dinte ku mund të ndodhej Tavernieri, sepse e dinte ku mund të ndodhej Elois. Nuk kishte kaluar shumë që nga koha kur ajo u zhvendos në pallatin ku banonte ai dhe Anakhonta, kështu që po shpresonte që të ishte ende atje, bashkë me gurin e çmuar, sepse ishte i sigurt se Elois nuk do ta dorëzonte atë sërish në institucionin e Bunchit, për sa kohë që ishte në ndjekje të Uardenit. Ai mendonte se Elois nuk ka treguar se ajo e ka gjetur Tavernierin, sepse në të kundërt do të kishin ndaluar përndjekjen e Luvern Uarden.

Pasi eci për disa minuta, arriti të hynte në pallat, për të zbuluar kështu se cila dhomë i përkiste Eloisit.

-Më falni! A mund ta di se ku ndodhet Elois Deret? Kam ardhur ta vizitoj, - pyeti.

-Patjetër! Dhoma 64, kati i tretë.

Vrapoi duke shpresuar se ajo nuk kishte ardhur ende për t'u përgatitur për të nesërmen. Duhet ta merrte atë diamant me doemos. Ndërkohë që priste ashensorin të ndalonte, mendonte se kur do të përfundonte e gjitha kjo dhe a do të përfundonte mirë. Kishte frikë të mendonte se nga momenti në moment mund të humbiste gjithçka, apo se do të harronte se kush kishte qenë më parë.

Kur ashensori arriti treshin, nuk priti për të dalë sa më shpejt. Ende nuk e dinte se si do të hynte në dhomën 64, por kishte shpresa se diçka do të bënte. Dhoma ishte e njëjtë me të tjerat; e pozicionuar në të njëjtën mënyrë dhe dukej të kishte madhësi të njëjtë që jashtë. Korridori ishte i qetë, derisa dëgjoi hapa të lehtë të vinin drejt vendit ku ai ndodhej, ndaj filloi të ecte si të donte të shkonte diku tjetër. Dhe për fatin e tij të mirë, hapat i përkisnin Eloisit, e cila po shkonte në dhomën e saj.

-Henlej? Çfarë kërkon këtu? - e pa e habitur.

-Unë dhe Venera jetonim në këtë pallat. Erdha të përgatitem për të nesërmen. Nuk prisja të të shihja këtu. Në fakt nuk prisja të të shihja më sot asgjëkundi, - edhe pse i thoshte ato fjalë, e dinte shumë mirë se përballja sërish me të do të ndodhte dhe po shpresonte që kjo ta ndihmonte.

-Edhe unë jetoj këtu. Që në momentin që u zhvendosa në Indi për disa kohë. Është koha ta lë sërish këtë vend. Më duhet të shkoj tani, - e anashkaloi bisedën me të dhe vazhdoi, ndërkohë që nuk ishte shumë larg nga dhoma e saj. As Henlej që kishte ecur vetëm pak më tutje.

-A mund të di më shumë rreth asaj që do të bëhet në Meksikë? Nuk jam i qartë për këtë, dhe kjo më sjell dyshime. Nuk do të jem i qetë me një plan që nuk e njoh, - duhet të hynte në dhomën e saj me patjetër. Nëse jo në atë moment, më vonë do t'i duhej të merrte Tavernierin.

-Nëse do të dish më shumë, do të të duhet të flasim gjatë, - po fillonte të mos i kuptonte sjelljet e tij.

-Nuk më intereson për kohën, - ia ktheu neutral, për ta lënë të flasë më shumë rreth temës.

-Atëherë takohemi në dalje të pallatit në orën 15:00. Do të të tregoj më shumë dhe më beso, nuk do të kesh as dyshimin më të vogël për këtë që po bën, - hyri në dhomë, i buzëqeshi dhe mbylli derën. Ai thjesht shpresonte.

Comment