/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 26

-Ti po thua që Bemnian do të jetë më i rëndësishëm për Eloisin sesa ne? - e pranonte. Kjo paksa e lëndoi.

-Fatmirësisht, po Vin'nila. Madje shumë më i rëndësishëm, - ai djalë i kujtonte kohët e mëparshme, dhe sa më shumë të fliste për të, më shumë i kujtohej.

-Çfarë të bën kaq të sigurt? Ka qenë thjesht një fiksim i saj i momentit për ta kapur, apo diçka fshihet pas kësaj historie. Ti duhet të dish diçka, apo jo Uarden? - u drejtua me kureshtje. Ajo temë po bëhej interesante dhe e papritur njëkohësisht. Ndoshta e papritura ishte interesante për të.

-Di, por jo sa duhet. Dhe asgjë nga ato që mbaj mend nuk jam i sigurt nëse janë të vërteta. Ndaj më mirë mos ngatërrohemi me ato mendime. Qëndrojmë tek e tashmja. Kemi shumë për të bërë! - kishte vendosur ta mbyllte atë kapitull kohë më parë, por siç dukej do të hapej sërish për një çështje të marrë.

-Je i sigurt? Gjithçka mund të ndihmojë, -Anakhonta nuk do të ishte e qetë derisa të mësonte më shumë. Kjo puna e Bemnianit dhe Meksikës kishte filluar t'i pëlqente. Kishte kohë që nuk kishte ndjerë një dëshirë aq të madhe për të shkaktuar trazira.

-Edhe heshtja ndihmon besoj, - ktheu vështrimin tjetërkund dhe pasi u mendua gjatë u drejtua sërish nga ajo. -Bën mirë të largohesh sa më parë prej këtush. Elois nuk duhet të dyshojë. Mbi të gjitha, a nuk ishe ti ajo që na shpëtove nga burgu në Uashington dhe bëre që Elois të pushohej nga puna? Bëje sërish, - s'kishte për ta kuptuar kurrë se pse gjithmonë që dikush kthehej në krahun e tij, mendonte më cekët dhe nuk ishte i aftë të bënte sërish atë që kishte bërë si armik më parë.

-Do të përpiqem, -u ngrit nga tavolina, -por nuk ju premtoj gjë. Tek e fundit, nuk jemi në Uashington, apo jo? -u bë gati të largohej, por ktheu kokën kur dëgjoi zërin e Vin'nilës t'i thërriste në emër.

-Edhe diçka tjetër! - mori frymë dhe kuptoi se kishin edhe diçka të fundit pa përmendur në planin e tyre. -Gjej Henlein. Duhet të jetë pranë nesh, i sigurt dhe mirë. E mbi të gjitha, ju të dy nuk duhet t'i mbani më mëri njëri-tjetrit. Shihemi! -i preku supin dhe hodhi disa hapa në drejtim të kundërt. Ajo vetëm buzëqeshi, duke menduar se do të ishte e pamundur të kthente Henlein. Të paktën pranë saj.

-Do të flasim sërish, -u mendua për një çast, -Anakhonta, - e bënte këtë për të kujtuar se sa e sigurt dhe triumfuese ishte ajo para se e gjitha të kishte ndodhur. Ende nuk i besohej se kishte rënë dakord për atë marrëveshje. Kjo ishte për të mirën e të gjithëve. Duke e përfshirë apo jo, edhe Eloisin.

U shoqërua sërish nga të njëjtët policë për në qelinë e tij. Kishte më shumë se një javë që qëndronte në atë vend, dhe sa më shumë kohë kalonte, aq më e padurueshme i dukej qëndrimi atje.

-Luvern, -iu drejtua sërish, pasi kishin mbaruar bisedën me Venerën, -kur do të kthehemi sërish në Uashington?

Kjo pyetje e lëndoi disi. Jo për faktin se e kishte marrë malli për Uashingtonin, por sepse do t'iu duhej të kalonin shumë për të përfunduar njëherë e mirë atë kapitull të jetës së tyre, por i dukej sikur Vin'nila ende nuk ishte njohur me këtë fakt. Dhe kjo e bënte të vuante, pasi nuk mund t'i premtonte asgjë në të ardhmen. Gjithçka mund të ndodhte nga momenti në moment.

-Nuk e di Vin, -u afrua pranë krevatit të tij për t'u qetësuar për pak minuta. -Nuk e di, -mbylli sytë, por në mendjen e tij rridhnin fjalë e shkronja që nuk gjenin vend mes njëra-tjetrës. Dukej sikur ishin në luftë të vazhdueshme se kush do të zinte vendin si mendimi më i mirë në kokën e tij. Ishte aq i turbulluar, sa nga momenti në moment mund të hiqte dorë, por kishte shkuar shumë larg. Bregu nuk dukej më, e rreth e rrotull kishte vetëm ujë. Duhet të vazhdonte të notonte për të parë tokë.

U ngrit sërish, ende i paqartë se çfarë duhet të bënin. Nuk kishte më kohë për të menduar. Duhet të vepronte.

-Gjithçka do të ishte më e lehtë po të mos ishim këtu. Duhet të bëjmë kërkime, dhe përveç kësaj duhet të shkojmë sa më parë në Meksikë. Duhet të gjejmë Bemnianin. Duhet të bëjmë kërkime. Ajo adresë mu duk e njohur. Nuk e di nëse jam i saktë, ndaj duhet të sigurohem. Mjaft pritëm Vin'nila! - ndoshta mendonte se optimizmi në trupin e tij duhet të kthehej sërish, dhe pikërisht në ato momente duhet të ndihej sërish i sigurt dhe plot vetëbesim. Ishte një dozë që e ndihmonte shpesh të ecte përpara.

-Dhe çfarë do të bëjmë sipas teje? A nuk duhet të presim lajme nga Venera? - habitej gjithmonë me një person si ai. Planet në kokën e tij ndryshonin brenda minutave, ndaj nuk do të çuditej nëse e shihte veten pranë diamantit të cilin po kërkonin prej kohësh.

-Thashë nuk kemi kohë Vin'nila. Kemi diçka të madhe që na pret atje jashtë, -buzëqeshi, edhe pse e dinte se nuk do ta kishte të lehtë. Ndonjëherë i pëlqenin vështirësitë, pasi e bënin të mendonte se do t'ia vlente mundi. Kurrë nuk ia kishte dalë mbanë nëse nuk ndodhej në situata të vështira. Ato e bënin të mendonte më thellë dhe më qartë, ndërkohë që nëse ndodhej në një moment ku vështirësia nuk ishte prezente, nuk do t'i duhej të mendonte aspak duke e çuar kështu drejt dështimit.

Nuk e dinte se sa herë e kishte kaluar po atë rrugë e vetme dhe sa herë të tjera do ta përsëriste këtë veprim, por gjithçka i dukej e mërzitshme në atë mënyrë. Duhet të gjente Henlein sa më parë të ishte e mundur, pasi kjo do t'i kushtonte vërtet shumë. Pa të, asnjë hap i tyre nuk do të ishte i sigurt. Po sikur të mos ishte në duar të sigurta? Nuk do ta lejonte që të kërcënoheshe në vazhdim. Henlej duhet të ishte atje për të plotësuar skuadrën.

Në fillim u mendua. Të shkonte në shtëpinë e tij që ndodhej larg tempullit apo jo? Kjo ishte dilema në mendjen e saj. Nuk ishte e sigurt nëse ai ndodhej atje, sepse në të kundërt do t'i kushtonte 14 orë të çuara dëm, për të mbërritur dhe për t'u kthyer nga ai vend. Duhet të sigurohej.

Nxorri me të shpejtë telefonin nga xhepi dhe provoi ta telefononte sërish. Kishte kohë pa e provuar dhe ndoshta këtë herë do të përgjigjej. Kështu po shpresonte.

Personi që ju po kërkoni është i padisponueshëm për momentin ose ka fikur telefonin. Ju lutem provoni sërish ose telefononi më vonë.

Përplasi këmbën e inatosur. Ndoshta Henlej do të ishte lodhur nga telefonatat dhe mesazhet e shumta dhe kishte hequr dorë nga gjithçka. Por nuk mund ta pranonte faktin se ai mund t'i harronte. Sidomos Vin'nilën, lëndimi i të cilës ishte arsyeja pse ai hoqi dorë nga lidhja e tyre. Nuk priste të ishte sërish me të. Thjesht duhet të ishte sërish pjesë e planit. Dhe për këtë mendonte se mund ta bindte. Pasi ta gjente se ku ndodhej. I dukej e pamundur që askush të mos e kishte parë apo të mos kishte dëgjuar për të. Nuk mund ta humbiste sërish.

Iu kujtua kafeneja në të cilën takoheshin gjithmonë bashkë. Stafi i atij vendi ishte bërë i njohur me ata të dy, ndaj e vinin re shumë mirë prezencën e Henleit apo Venerës në atë vend. Ndoshta Henlej ishte dukur andej rrotull.

Shpejtoi të arrinte. Nuk ishte shumë larg saj dhe kjo gjë e gëzonte. Nuk do t'i duhej të vraponte shumë dhe do ta gjente veten para saj. Pavarësisht kësaj, nuk ishte e entuziazmuar të mësonte më shumë. Pasi mendonte se do të zhgënjehej. Dhe këtë nuk mund të përballonte më. Do t'i duhej të mendonte një tjetër zgjidhje më vonë.

-Përshëndetje! - hapi derën e xhamtë dhe hyri brenda e dërrmuar nga vrapi që kishte bërë. Kishte frymëmarrje të shpeshtë dhe këmbët i pulskonin nga dhimbja.

-A ndihesh mirë? - u afrua njëri prej kamerierëve që e njihte prej kohësh.

-Jo. E keni parë Henlein këtej rrotull? - duhet të merrte përgjigje sa më shpejt. Zemra i rrihte fort nga lodhja dhe nuk e dinte se për sa kohë do të vazhdonte të bënte po të njëjtën gjë.

-Jo. Doja të të pyesja rreth kësaj. Nuk ju kam parë këto ditë. Mos ka ndodhur ndonjë gjë? - dukej qartë që diçka nuk shkonte për sa kohë ajo nuk e dinte se ku ndodhej Henlej.

Pa i kthyer përgjigje, doli nga kafeneja me po të njëjtin vrull. Duhet të vazhdonte të kërkonte. Do t'i duhej kohë dhe kishte humbur mjaft nga ajo. Po bëhej e lodhshme. Gjithçka rreth saj po bëhej e lodhshme dhe nuk arrinte të ndjente një kënaqësi.

Ishte para derës së daljes dhe sapo kishte shkelur asfaltin jashtë, kur ngriti kokën të shihte personin që ndodhej përballë saj. Nuk do ta besonte nëse nuk do të ishte vetë prezente në ato momente.

-Duhet të flasim! - tha me gjysmë zëri dhe me një fytyrë të vrazhdë.

Ishte ai.

Comment