/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿25

Dukej të ishte një adresë. Për më tepër, një adresë e saktë. Nuk e dinte nëse ishte një rastësi që në atë letër shkruhej adresa e një resorti në Meksiko Siti, por ishte e sigurt që çfarëdo të ishte kuptimi i saj, duhet t'i tregonte sa më parë Uardenit. E përveç kësaj, nuk duhet të harronte asnjë detaj rreth asaj që kishte parë. Sado pak të ishte, do të shërbente për atë që ata do të fillonin të kërkonin. Pa rreth e rrotull e më pas futi letrën në xhep, duke vazhduar të ecte drejt rrugës nga e cila po largohej. Duhet të takonte Uardenin sa më parë, dhe po aq shpejt duhet të mësonte më shumë rreth Bemnian Tapatio. I dukej sikur kishte dëgjuar më parë rreth tij.

Shpejtoi të kthehej në hotelin ku po qëndronte prej ditësh, sepse i duhej të diskutonte më shumë me Elois. Ajo i kishte bërë një premtim, dhe tashmë që kishte Uardenin, dëshironte diamantin e saj, edhe pse e dinte shumë mirë që nuk do të ishte aq e lehtë ta rimerrte. Në ato momente, Elois ishte ajo që kishte më shumë, për të mos thënë që kishte gjithë atë që dëshironte prej kohësh. Mendonte se në vend të diamantit do t'i falte lirinë, por atë mund ta fitonte e vetme.

Për fatin e saj të mirë, Eloisin e gjeti në hotel. Ndoshta ishte duke u marrë me çështjen që larg rajonit.

-Duhet të flasim! - hapi derën pa ngurruar, dhe hyri brenda si të donte t'i linte të qartë se nuk kishte kohë. Duhet të përfundonte aty.

-Si fillim, -u kthye drejt saj me një fytyrë të buzëqeshur, -qetësohu! Mirë se erdhe! - e dinte se nuk do të zgjatej akoma më shumë dhe nuk do ta bënte.

-Më kthe diamantin! - i tha në mënyrë të prerë, duke mos dashur të priste më shumë për t'i dhënë fund partneritetit të tyre. Nuk e duronte dot faktin se ajo ishte gjatë gjithë kohës duke e kontrolluar.

-Si police që jam kjo gjë nuk më lejohet, apo jo? - po i pëlqente ajo bisedë.

Kjo e bëri të luante mendsh. Vetëm zëri i saj kishte filluar ta acaronte jashtë mase.

-Por askush nuk e di që Travenieri nuk është më në duart e tua. Ndaj je me fat që do të përfundojë kështu. Vërtet nuk më pëlqeu mënyra se si hyre kaq papritur, por nuk isha e papërgatitur, -u përkul dhe nxorri diamantin.

Ajo ndihej e konfuzuar. E para, nuk e priste që t'ia dorëzonte aq shpejt. E dyta, fakti që e mbante diamantin me vete pa kurrfarë sigurie e bënte të dyshonte. Dhe e treta, nuk e dinte se si kishte mundur ta hapte kasafortën, kur askush tjetër veç saj nuk e dinte fjalëkalimin. Pavarësisht kësaj, rrëmbeu diamantin nga duart e Elois, duke e lënë të priste për një reagim të çastit. Kishte filluar t'i pëlqente të luante me ta, dhe ajo e kishte vënë re mjaft mirë këtë.

-Nuk do të më falenderosh? - ishte e sigurt që e kishte acaruar jashtë mase, por ky pozitiviteti i saj po i pëlqente, sepse i jepte shpresë dhe forcë. Ndaj kishte ecur përpara. E dinte se Anakhonta nuk do të hiqte dorë nga Uardeni dhe Vin'nila, por nuk kishte arritur ende ta zbulonte nëse mes tyre kishte një marrëveshje, apo ajo i takonte vetëm për t'iu dhënë një dozë zilie.

3 ditë më vonë

-Kam shumë për t'ju thënë, -iu drejtua sapo policët që i shoqëruan për në dhomën e takimeve u larguan. -Fillimisht, e kisha të ndaluar t'ju takoja më parë. Nuk e di se si, por arrita të kaloja 3 ditë pa ju informuar, por vërtet kam shumë për t'ju thënë! - dukej sikur kishte shekuj që nuk ishe takuar me ta. Kurrë nuk kishte dashur aq shumë t'i shihte sërish.

-Ne të pritëm, sigurisht! Çfarë mund të bënim të mbyllur këtu? Nuk na vjen asnjë njoftim në vesh, -Uarden dëshironte të zbulonte sa më parë se çfarë kishte ndodhur që ajo mezi po priste ta dëshmonte.

-Jemi me fat, -përmendi diçka tjetër. -Për momentin Elois nuk ndodhet këtu, ndaj do ta kemi të thjeshtë të mbarojmë punë sa më parë. Dhe ju? Ju më mirë të mendoni se si do të dilni prej këtush, sepse po ju pret diçka e madhe atje jashtë.

-Na trego! Të mos humbasim kohë! - u fokusua në bisedë gjithashtu. Fjalët e saj po e bënin shumë kureshtare.

-Si fillim, -psherëtiu, -e rimora diamantin, -mund të shihje buzëqeshje në fytyrën e tyre, por jo për një kohë të gjatë. -Me pak fjalë dhe më saktë, Elois pretendon se unë e besova se e rimora diamantin.

-Ç'do të thuash?

-Kur erdha në Indi, Elois më kërkoi të bashkëpunonim. Kishte marrë diamantin nga përpjekja ime për ta sjellë atë këtu, ndaj vendosëm që nëse ajo merrte Uardenin, unë do të merrja Travenierin sërish, -kishte shumë që ata nuk dinin. Por nuk mund t'jua tregonte të gjitha në atë moment. Kishin gjëra më të rëndësishme për të dëgjuar.

-Çfarë? - këtë herë u turbullua. Nuk ishte i sigurt nëse po i dëgjonte mirë ato që ajo po thoshte, pasi i dukeshin të pamundura. Nga ana tjetër, ndihej i rëndësishëm.

-Nuk është kjo ajo që ka rëndësi. Sipas marrëveshjes, tani që Elois arriti t'ju kapë, duhet të më kthente Travenierin dhe ashtu bëri. Por gaboi diku. E dija shumë mirë që nuk do të ishte aq e thjeshtë për të, të dorëzonte diçka për të cilën kishte kohë që luftonte për ta mbrojtur. Pas takimit me të, vrojtova diamantin që ajo më ktheu. Ishte diamanti fals që ndodhej në muze. Kur e krijova atë diamant, nuk u tregova budallaqe. E dija shumë mirë se si ta dalloja nga Travenieri i vërtetë. Diamanti i Shpresës është i vetmi diamant që shkëlqen i kuq në drita ultravjollcë. Pra, siç duket, Bunchi ka folur me Elois, dhe ka marrë diamantin e rremë nga ai. Ajo ka përdorur krijimin tim kundër meje dhe ky ishte vërtet një veprim i pamenduar. Dhe për më tepër, ishte e pamundur ta nxirrte diamantin nga kasaforta për një kohë aq të shkurtër. Nuk e kuptoj se sa gjatë mendonte se do të më mbante larg me atë, por nuk pati aspak rezultat, -u mundua t'iu shpjegonte në pak kohë.

-Pra ti po thua që ajo ende e ka diamantin? -në gjithë atë rrëmujë të krijuar, do të ishte më mirë të ishte prezent. Nuk po kuptonte asgjë. Duhet të dilte prej atysh sa më shpejt për ta parë ngjarjen nga këndvështrimi i tij.

-Pikërisht. Por nuk ishte ky lajmi i vetëm. Dhe sigurisht, jo më i rëndësishmi, -futi dorën në xhep dhe nxorri po të njëjtën letër që gjeti atë ditë nën këmbët e saj.

-Av. Paseo de la Reforma 500, Juárez, Cuauhtémoc, 06600 Ciudad de México, CDMX, Mexico? Çfarë është kjo? -Vin'nila nuk mund ta pranonte faktin se që nga momenti që ata të dy nuk ndodheshin më të lirë për të vepruar, po ndodhnin kaq shumë atje jashtë.

-Ka të bëjë me Bemnianin? - filloi t'i interesonte ajo që pa.

-Kjo ishe edhe përshtypja ime e parë. Nuk e di me siguri. Është e qartë që është një adresë, apo jo? Kur po kthehesha në shtëpi atë ditë, një person misterioz kaloi pranë meje dhe që atëherë gjeta këtë letër. Kur ktheva kohën ta shihja se kush ishte, u zhduk si re tymi në hapësirë. Por kushdo të këtë qenë, dëshiron që të shkojmë atje. Të paktën unë, -kërkonte mendimin e tyre.

-Me siguri ka qenë Bemnian. E ka marrë vesh nga lajmet që unë jam i burgosur dhe po kërkon për një ushtri të tijën. Dhe siç duket, ti je një nga të përzgjedhurit e tij, -gjithçka po mendonte për brenda ishte një mënyrë se si të largoheshin sa më shpejt nga ajo qeli.

-E pse unë? - nuk e dinte nëse do të kishte një përgjigje.

-Sepse je e re dhe e vetme. Mendon se je duke kërkuar për një objektiv, -Vin'nila e dinte mirë qëllimin e tyre, pasi i kishte ndodhur disa herë, derisa gjeti paqe pranë Uardenit.

-E saktë, -pohoi ai. -Nuk e di se tashmë je bashkë me ne. Dhe kjo do të na ndihmojë vërtet shumë, më beso! - pas së gjithës, arritën të shihnin një buzëqeshje në fytyrën e tij.

-Po thua që duhet të shkoj në Meksikë? - duhet ta pranonte. Ndonjëherë e konfuzonte.

-Do të shkojmë Venera! Do të shkojmë! Sapo të dalim prej këtush. Do të shkojmë! Ti do të bëhesh krahu jonë dhe i Bemnianit njëkohësisht. Do të shohim se sa do të na ndihmojë kjo. Duhet ta heqim qafe sa më shpejt. Dhe përveç kësaj, jam i sigurt që di më shumë se ne rreth diamantit binjak të Travenierit. Ai njeri ka bredhur botën! - ishte i lumtur. Më në fund u ndie i lumtur dhe i sigurt sërish.

-Të mos harrojmë që ende na duhet të marrim Travenierin nga Elois dhe të pengojmë atë. E si do të punojmë të sigurt? Ju do të arratiseni apo jo? Ajo do të vazhdojë të jetë në ndjekjen tuaj, -kur e mendonte, e shqetësonte akoma më shumë.

-Do të jetë. Por jo e përqendruar. Kur të marrë vesh rikthimin e Bemnianit, do të ndryshojë. Nuk do të presim të heqë dorë plotësisht nga ne, por e shkuara do ta bëjë të tërhiqet drejt tij. Keni për ta parë.

Comment