/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 19

Mjekimi kishte shkuar më së miri, por nuk dukej të vazhdonte të qetësohej për minutat në vazhdim. Kishin kohë që qëndronin në spital, dhe s'kishin parë asnjë shenjë të policisë apo Eloisit. Por nuk prisnin të mungonte. Duhet të ishin të gatshëm në çdo moment të mundshëm, dhe për më tepër, nuk ishin në gjendjen më të mirë të mundshme, ndaj do ta kishin më të vështirë të përballeshin me atë sërish; në më pak se 1 orë më parë ishin në ndjekjen e saj. Ishin ende të rraskapitur dhe gjëja për të cilën po uronin më shumë ishte që të largoheshin sa më parë prej atij vendi.

-Ke nevojë të qetësohesh vajzë, - iu drejtua pa e parë, ndërkohë që kërkonte nëpër sirtaret e dhomës, -Je lodhur shumë, dhe kjo do të bëjë që dhimbja të të kalojë drejt e në plagën tënde. Por mos u shqetëso. Një pushim i shkurtër dhe do të ndihesh shumë më mirë.

-Kujt t'i themi që s'kemi kohë për pushim... - mëmëriti ndër dhëmbë, duke e ditur se nuk do të ishin në gjendje ta plotësonin kërkesën e saj.

-Thatë gjë zotëri? - u kthye me një vështrim pyetës, si të kishte bërë një pyetje retorike.

-Jo, jo vërtet! - mohoi me kokë dhe largoi menjëherë vështrimin, për t'iu shmangur sadopak.

-Shumë faleminderit, por tani na duhet të largohemi, - e kishte të qartë se duhet të shkonin në shtëpinë e tyre sa më shpejt, nëse nuk do të donin të vraponin për orë të tëra sërish.

-Më në fund! - tha përsëri me zë të ulët, pavarësisht se të dyja e dëgjuan. Ishte i lumtur që më në fund, vetë Vin'nila kishte pranuar të largoheshin, gjë kjo që tregonte se ajo ndihej më mirë, ose thjesht ishte gati ta linte atë vend. Ishte dakord me zgjedhjen e saj.

-Por ju duhet të pushoni, - hezitoi t'i lejonte të shkonin, edhe pse e dinte se nuk mund t'i ndalonte.

-A mund t'ju kërkoj një nder? - iu drejtua para se të hapte derën.

-Po, sigurisht zotëri! - ishte kureshtare të dëgjonte sërish nga fjalët e tij, që deri në ato momente thjesht e kishin acaruar.

-A mund të pushoni ju në vend të Vin'nilës? Ne nuk kemi kohë. Ndoshta ju do të ishit më e lirë për të ndenjur një pjesë të mirë të ditës duke fjetur. Ne po ikim, - kapi dorën e Vin'nilës, hapi derën me të shpejtë dhe nxitoi të dilte. Në koridor pa trupa policore të shkonin drejt dhomës ku ndodheshin, -E dini çfarë? - foli sërish pasi hyri brenda dhe mbylli derën. -Dua t'ju kërkoj një tjetër nder në vend të këtij.

Nuk mund të duronte më. Kishte kaluar pothuajse 1 orë qëkur i kishte dërguar mesazhin, dhe ai nuk e kishte parë. Ndonjëherë mendonte se ishte duke u qetësuar, apo duke fjetur, por nuk mund ta harronte rastin që ndoshta ai thjesht po e injoronte. U ngrit e vendosur, doli nga dhoma e saj dhe shkoi drejt derës së tij. Ngurroi ta hapte menjëherë. Ishte në ankth, pasi nuk e dinte nëse ai i kishte besuar ato që i tha jashtë tempullit. Nuk e dinte se çfarë i kishte thënë e çfarë jo, çfarë kishte dëgjuar e çfarë jo, dhe sa fjalë i kishin mbetur.

Mblodhi veten dhe përplasi grushtin dy herë mbi derën e drunjtë, për të krijuar një të trokitur të lehtë. Dera nuk u hap. Provoi sërish, por sërish mori si përgjigje të njëjtën heshtje mbytëse. Nëse do të ishte atje, do të reagonte. Nuk dëgjohej asnjë lëvizje e vetme në dhomë, asnjë lëvizje ajri apo gjurme. Kjo filloi ta shqetësonte disi. Nxorri e alarmuar telefonin dhe filloi ta telefononte, për të dëgjuar ndonjë lëvizje nga dhoma, por asgjë. Asnjë tingull i vetëm. Shtyu derën për të hyrë brenda dhe nuk pa asnjë shenjë të tij. Nuk ndodhej askund, madje asgjë lidhur me të.

Dëgjoi disa hapa të ngjisnin shkallët e hotelit. Ktheu kokën duke shpresuar të ishte ai, por sa e mundshme mund të ishte? Prapa saj pa një punonjës të hotelit, i cili e pa me kureshtje para se ta kalonte dhe të hynte në dhomë.

-Më falni, ju jeni pjesë e familjes që ka marrë këtë dhomë? - iu drejtua.

-Jo. Jo në të vërtetë. Këtu do të qëndrojë një familje thatë? - gjithçka po merrte kuptim. Dukej sheshit që Henlej ishte arratisur nga ai vend, për të mos u kthyer më kurrë.

-Po. Zotëria që qëndronte këtu, u largua disa orë më parë. Tani po bëj rezervimin e ri. Nëse më lejoni, më duhet të hyj brenda, - u mënjanua duke u përpjekur të hyjë brenda.

Uli kokën duke u zmbrapsur. Iu afrua shkallëve dhe filloi t'i zbriste ngadalë. Mendimet nuk i kishte të qarta dhe shihte vetëm atë që i zinin sytë në pamje të parë, pa lëvizur.

-Zonjë, a jeni mirë? Më dukeni e shqetësuar, - u kthye sërish nga ajo, pasi e pa në atë gjendje. Ajo thjesht buzëqeshi dhe pohoi me kokë, duke lënë të qartë se po mundohej të ishte mirë.

Ku kishte përfunduar? Nga një grua e fortë, që mendonte se askush nuk mund ta prekte më emocionalisht që pas largimit të saj nga familja, vjen një moment që i prish gjithçka. E kishte menduar se diçka e tillë do të ndodhte një ditë, për sa kohë ia mbante të fshehtë Henleit, por nuk e dinte se kishte lidhje me Vin'nilën apo Uardenin.

Hapën derën me të shpejtë. Kishin marrë vesh se Uardeni dhe Vin'nila ndodheshin aty, dhe nuk do të hezitonin për asnjë moment.

-Mirëdita! Çfarë kërkoni? A ndiheni mirë? - po mundohej të bënte atë që i tha Uardeni, por i dukej e pamundur të rezultonte në një përfundim të besueshëm nga ana e tyre.

-Dy të arratisurit, Luvern Uarden dhe... - nisi të shpjegonte njëri prej tyre, kur ajo u kthye e shqetësuar nga krevati në të cilin ishte shtrirë Vin'nila.

-Të më falni, për momentin jam shumë e zënë. Pacientia është në një gjendje të keqe, - e dinte se mjekët nuk e thoshin kurrë atë që sapo përmendi, por nuk kishte performuar kurrë një urgjencë të rremë.

-Është e arratisura! Raportoni! - u bë gati të afrohej, por ajo e ndaloi.

-A nuk e shihni se në çfarë gjendjeje që është? Ishte e dëmtuar rëndë kur erdhi këtu. Ishte e vetme dhe i merrej fryma nga ecja që kishte bërë deri në spital. Ah e shkreta vajzë! Kush e katandisi në atë mënyrë! - ishte duke aktruar më shumë si një e moshuar që kalonte kohën me thashetheme, sesa një mjeke e shqetësuar.

Policët po shihnin njëri-tjetrin konfuzë. Nuk po e kuptonin çfarë po ndodhte në ato momente. Kishin dyshimet e veta mbi historinë që iu tregoi ajo dhe nuk e besonin faktin që Uarden ta kishte lënë vetëm Vin'nilën në atë gjendje.

-Telefono Eloisin! - foli njëri prej tyre, që dukej të ishte kryesori.

Ishte fshehur në laboratorin ngjitur. Nuk po dinte si vepronte. Nëse dilte do t'i hapte vërtet shumë punë vetes dhe ende nuk ishte në gjendje të bënte një stërvitje të dytë pas asaj që kishte kaluar. Por nuk do ta lejonte kurrësesi që Elois të përfshihej sërish, pasi do ta kishte shumë më të thjeshtë të përballej vetëm me ta.

-Shikoni, nuk e di saktësisht se kë po kërkoni, por nuk mund ta lejoj që kjo paciente, në këtë mënyrë të largohet prej këtush, - po mundohej t'i mbante të zënë, duke gjetur justifikime të kota për t'i mbajtur larg Vin'nilës derisa Uarden të vendoste se çfarë do të bënte.

-Nuk do të largohemi pa e marrë, - tha sërish ai, para se dy të tjerët të hiqnin dorë.

-Keni të drejtë! - ndërhyu nga prapa. Fatmirësisht dera ishte e hapur, dhe e pati të lehtë të vepronte sa më shpejt.

-Kapeni atë! - u sulën të tre drejt tij.

Duke dëgjuar se çfarë po ndodhte, u ngrit menjëherë nga vendi ku ishte shtrirë duke aktruar si e sëmurë dhe vrapoi të merrte diçka që do ta ndihmonte. Pa rreth e rrotull, u afrua drejt tabakasë së aluminit në të cilën ndodheshin mjetet e mjekut. I derdhi në dysheme dhe kapi tabakanë me të dyja duart, duke u munduar ta përdorte si diçka për t'u mbrojtur.

Pavarësisht se sa u munduan të shmangeshin, ata arritën t'i kapnin të dy.

-Tani nuk do të shkoni asgjëkundi, - iu vendosi prangat. Dukej që ata ishin dorëzuar, por jo ajo. Edhe pse në fillim po e acaronin jashtë mase, sidomos Uardeni, po i dhimbsej jeta e tyre. Si të kishte kohë që i njihte dhe i besonte, vendosi t'i ndihmojë për herë të fundit.

Kaloi pranë tyre. Njëri ishte duke mbajtur Vin'nilën dhe njëri Uardenin, ndërsa tjetri po priste që të largoheshin. Ishin vendosur në një vijë të drejtë, ndaj e pati të lehtë të afrohej pranë Vin'nilës e më pas Uardenit, për t'iu kaluar në dorë një shiringë me qetësues. Në fund u afrua pranë atij që po qëndronte vetë dhe pa mundur që ai ta vinte re, i nguli shiringën në krah. Të dy përsëritën të njëjtën gjë. Ata thirrën nga dhimbja që ndienë, duke u ulur përtokë pak nga pak.

-Kjo do t'i mbajë për një kohë të konsiderueshme të fjetur, - iu buzëqeshi. Ndihej krenare që i kishte ndihmuar.

Comment