/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 15

Ishte i shpërqëndruar. E dinte se nuk do të përfundonte aty e gjitha, ndaj mbajti mend po të njëjtën pamje. Pa me vëmendje rreth e rrotull. Ishte aq afër për të zbuluar diçka që ndoshta do t'i interesonte. Por gjithmonë do të kishte diçka që do ta pengonte. Gjithmonë ishte e njëjta gjë. I njëjti person. Elois.

-Luvern! Luvern! - i thirri, pasi e vuri re se nuk ishte në vete.

-Shkojmë! - tha shkurt dhe hapi derën e vogël. Që atje mund të shihte qartë njerëzit e alarmuar që vraponin brenda dhe jashtë, të përzierë me punonjësit e policisë. Ishte krijuar një rrëmujë e madhe dhe ishte kaq kureshtar të shihte shkaktarin e të gjithës.

Zbritën. Kudo rrethoheshin nga policë vendas, të cilët dukeshin qartë se ishin të konfuzuar. Nuk ishin të sigurt nëse kishin rrethuar njerëzit e duhur, pasi nuk ishin shumë të njohur me Uardenin dhe Vin'nilën.

Që aty nuk arrinte të shihte se çfarë po ndodhte brenda. Ishte i sigurt se dikush i kishte dëgjuar apo parë, sepse ishte e pamundur që të zbuloheshin aq shpejt në një vend të panjohur. Henlej kishte frikë. Ndoshta kishin gabuar diku. Ndoshta njerëzit aty ishin më të përgatitur seç ata mendonin.

-Qetësohuni! Ne thjesht po shihnim ambientin, - buzëqeshte sikur të mos kishte asgjë që e shqetësonte për momentin, -A mendon se na kuptojnë?

-Sigurisht që na kuptojnë Luvern! Janë zyrtarë! Është normale për ata të dinë të flasin në gjuhën angleze. Tani mendo si do të dalim prej këtush, - i tha me zë të ulët, gjithsesi nuk e besonte se nuk e kishin dëgjuar.

Jo shumë minuta më vonë, panë Eloisin të hynte brenda. I hodhën një vështrim, si të donin t'i tregonin se nuk ishte e nevojshme të bënte një hyrje aq dramatike.

-Kjo? Kjo është drejtuesja juaj? - filloi të qeshte, -Ajo as që është më një inspektore policie! Atë e pushuan nga puna! Hë pra djema, s'mund të punësohet përsëri, apo jo? - mundohej të ishte në humor të mirë, por e dinte se kjo nuk do të zgjaste shumë. Ishte shumë kureshtar të dinte se kush ishte spiuni i së gjithës që po ndodhte.

-Ti e di shumë mirë Uarden, unë të paralajmërova. Nuk do të jesh kurrë i qetë për sa kohë unë jam në krye të kësaj çështjeje. Largimi yt nga Uashingtoni ishte vërtet një ndihmesë e madhe për mua. Ndoshta nuk mundesha të isha më në krye të forcave të policisë të Uashingtonit, por ja ku jam në krye të këtij vendi. Tani e kam më të lehtë Uarden. Shumë më të lehtë, dhe vërtet të falenderoj. Nuk e kuptoj se çfarë ishe duke bërë në një vend të këtillë kur Travenieri Blu ishte në Uashington, por kjo nuk është ajo që më intereson, - doli jashtë tempullit, duke urdhëruar forcat e policisë t'i merrnin.

Vin'nila ishte e shqetësuar. Fillimisht u mundua të bënte rezistencë, por kur pa vështrimin e qetë të Uardenit drejt saj, e kuptoi që gjithçka do të rregullohej.

-Pra, kë duhet të falenderoj? - foli sërish pasi të gjithë ndodheshin jashtë, -Ty Anakhonta, apo vëllain tënd Vin'nila?

Ktheu kokën nga Henlej. Ishte e shokuar. Çfarë lidhjeje kishte ai me gjithë këtë?

-Henlej?

-Vin, të betohem se nuk e di se për çfarë po flet. As që e njoh se kush është dhe çfarë qëllimi ka! - ishte i shqetësuar. Nuk po kuptonte asgjë që po ndodhte. Kishin ndodhur aq shumë, dhe asnjë nga ato e pritur.

-E di i dashur, e di që s'më njeh. Por nuk isha unë ajo që mori informacionin nga ti. Ishte Anakhonta, - tha Elois, kur e pa atë të dilte nga makina, -Apo mos duhet të them Venera, - nënqeshi dhe priti për reagimin e tij.

Uardeni dhe Vin'nila kthyen menjëherë vështrimin e tyre drejt Henleit. Nuk e besonin atë për të cilën foli Elois, ndaj po prisnin për përgjigjen e tij.

-Venera? Çfarë kërkon ti këtu? - iu afrua i shqetësuar.

-Henlej, unë... - nuk e kishte menduar ndonjëherë që do të ishte ai momenti kur ai do të kuptonte të vërtetën për të, dhe nuk i pëlqeu aspak. Nuk dëshironte ta lëndonte. Ishte personi i vetëm që kishte. I vetmi që vërtet e donte.

-Si guxon?, - iu drejtua me ton të ulët, -Si guxon? - u mundua të shkëputej nga policët që e mbanin fort për krahu, duke ngritur zërin, aq sa i doli i çjerrë.

-Vin'nila, qetësohu! - Uarden e dinte shumë mirë që fjalët e tij ngushëlluese nuk do ta rregullonin situatën, sepse dhe ai vetë ishte i zhgënjyer.

-Vin'nila, të betohem që nuk e dija që ishte vëllai yt! Të betohem! - kur vuri re se nuk mori asnjë përgjigje nga ajo, duke e lënë të nënkuptuar që nuk besonte asgjë nga ato që ajo tha, u drejtua sërish nga Henlej, -Ti më beson, apo jo? Henlej, nuk doja të ndodhte kështu. Isha e detyruar... Nuk e dija që kishe lidhje aq të ngushtë me ta, për më tepër që Vin'nila ishte motra jote. Henlej, e di që të duket e pakuptimtë në  këtë situatë, por të betohem se gjithçka mes nesh ka qenë e vërtetë, - provoi t'i kapte duart, por ai nuk e lejoi.

-Çfarë tjetër ke fshehur prej meje Venera? Anakhonta, ti, vërtet? A mund ta di arsyen pse nuk e kam ditur kurrë? - ishte i pikëlluar. Nuk e mendonte kurrë që Venera e tij do të ishte shkaku pse familja e tij do të dështonte.

-Henlej, më dëgjo! Vetëm për pak, më dëgjo, të lutem! Mendoja se nuk kishte shumë rëndësi kjo në lidhjen tonë. Do të të tregoja! Sigurisht që do të të tregoja! Thjesht po prisja momentin e duhur. Kur po më flisje rreth miqve të tu, familjes tënde, mbrëmë që do të takoheshim, nuk e dija që ishin pikërisht Uardeni dhe Vin'nila. Nëse do ta dija nuk do ta kisha bërë kurrë. Nuk të shoh dot në këtë gjendje! Henlej, të lutem! - ishte e vështirë t'ia shpjegonte rëndësinë që kishte ai për të, por ishte e sigurt që nuk do ta besonte.

-Ti më përdore Venera. Më përdore për të marrë informacione nga unë. Për të zbuluar atë dreq plani që Vin'nila dhe Luverni kishin kohë që mundoheshin ta përgatisnin dhe kanë ndenjur zgjuar vetëm nga stresi i së gjithës. U afrove për t'i zbuluar ata dhe për t'i dhënë informacionin kësaj, kushdo qoftë! Nuk më intereson se çfarë të bëri ta bëje këtë, Venera, por dije se nuk dua të të shoh më. Nuk dua të di asgjë për ty dhe nuk më intereson fare arsyeja pse e ke mbajtur të fshehtë identitetin tënd!

-Çfarë po thua? Henlej, ti je i vetmi me të cilin kam qenë vetvetja! Ishe i vetmi që dije identitetin tim të vërtetë! Të lutem, mos ma bëj këtë! - kishte kohë pa e parë veten duke qarë. Kishte vite. Që në momentin që humbi familjen e saj. Që atëherë nuk është dobësuar kurrë para dikujt. Por këtë herë nuk mund të rezistonte. Kishte duruar shumë, -Kaq e vështirë është që dhe ne të kemi ndjenja? E çfarë pastaj se më thërrasin Anakhonta, apo se jam një kriminele? A nuk jam edhe unë njeri tek e fundit? Njerëzit dashurojnë, apo jo? Dashurojnë pa ndonjë qëllim të dytë. Nuk është gjithçka kaq e pamundur rreth nesh, jo.

-Më vjen keq Venera, por s'mund të vazhdoj më tepër. Di thjesht se prezenca jote më bën të dobët, dhe nuk e dua këtë. Ti e bëre këtë Venera! Nuk të detyrova unë ta bëje. Nëse vërtet do të ishte ashtu siç thua ti, nuk do ta kishe bërë qoftë edhe për arsyen më të fortë dhe nuk mendoj se ai diamant ishte kaq i çmuar sa të shkatërronte gjithë këtë. Të paktën kështu do të ishte nëse do të mendoje qoftë edhe njëherë për mua, për ne, - u shkëput nga ajo dhe eci në drejtim të kundërt, duke e lënë mes lotëve dhe makinave që e rrethonin. Nuk e dinte se ku do të shkonte. Thjesht dëshironte të zhdukej prej atij vendi njëherë e përgjithmonë. Për momentin nuk dëshironte asgjë. Thjesht të largohej.

-Henlej! - thirri drejt tij, por nuk mori asgjë tjetër veçse qetësisë. Nuk mund ta besonte se kishte përfunduar. Nuk dëshironte ta besonte.

-Ti mund t'ia dalësh Anakhonta. Je e fortë, - i buzëqeshi dhe kaloi për të shkuar tek makina e saj, sepse kishe vërtet shumë punë me ata të dy.

-Të urrej! - ngriti zërin, -Do të ma paguash për këtë. Ti e dije, apo jo? E dije që kisha lidhje me atë njeri. E dije që ishte vëllai i Vin'nilës. E dije se kjo do të na shkatërronte. E dije se do të na gërryente, dhe përsëri vazhdove duke mos më treguar. Të gjithën e zbulove vetë, dhe çfarë më ngelet mua? Faji. Faji për gjithë këtë. Madje dhe pasojat! Nuk do t'iu tregosh që nuk ta dhashë unë informacionin, apo jo? - qëndronte e ngulitur para saj.

-Këtë punë kemi ne policët e dashur. Nuk mund ta mohoj këtë vetëm për dashurinë tënde. Tek e fundit, ti ishe në dijeni që ai njeri kishte një lidhje me ata të dy. Nuk ishte e nevojshme ta dije se ishte vëllai i Vin'nilës për t'u larguar nga ai, - mbylli derën e makinës, duke e lënë të vetme.

Ishte para një tempulli. Një tempulli dhe një hyjnie. Por ishte ajo që e mallkoi atë vend.

Comment