/̵͇̿̿/'̿̿¯̿̿¯̿̿ 11

Ora shënonte 23:45, dhe ajo ende nuk kishte fjetur. Nuk do të ishte e qetë, derisa diamanti të shkonte sërish tek ajo në Indi, ndaj duhet të qëndronte zgjuar për çdo lajm të papritur. I duhej një plan i ri, të cilin kishte filluar ta zbatonte.

Dëgjoi një të trokitur të lehtë të derës dhe më pas ndjeu se ajo u hap. E mori vesh menjëherë se kush ndodhej brenda tashmë, ndaj vrapoi për të marrë lajmin e rradhës.

-Je i sigurt që nuk të panë? - pëshpëriti dhe ai pohoi me kokë, -Jam e lumtur që të shoh sërish, - u ngrit në majat e gishtrinjëve për të arritur gjatësinë e tij, dhe e përqafoi për disa sekonda.

-Nuk do të qëndroj gjatë, Venera. Nesër duhet të shkoj me ta. Pse nuk vjen dhe ti? - i drejtoi një shikim pyetës, duke pritur për të të thotë diçka.

-Unë? Jo, më mirë të qëndroj këtu. Tek e fundit do të jem thjesht një pengesë për ta. Ti mund të shkosh. Do t'ju pres. A je i sigurt që duhet të shkosh edhe ti? - përshkroi dorën e saj në faqen e tij, -Mund të jetë e rrezikshme, Henlej.

-Mos u shqetëso për mua. Do të jem mirë. Për sa kohë Uardeni dhe Vin'nila qëndrojnë me mua, do të jem në rregull. Ata janë të kujdesshëm Venera. Nuk do të na ndodhë gjë. Të jesh e sigurt, - e puthi lehtë, dhe u bë gati të largohej.

-Ki kujdes! Nuk dua të të humbas sërish, - i hodhi një vështrim dhe e përshëndeti, ndërkohë që ai dilte prej shtëpisë. Nuk e dinte se dhe për sa kohë do t'ia mbante të fshehtë, por nuk mendonte se ishte momenti i duhur për t'i treguar.

***

Drita e mëngjesit u lëshua si një lajmërim që kishte ardhur koha. Ishte dita e madhe. Dita kur më në fund plani i tyre do të vihej në zbatim. Ajo ditë do të ishte fillimi i diçkaje vërtet të madhe.

U ngrit me të shpejtë nga divani, duke kërkuar për Henlej, por ai nuk dukej asgjëkundi.

-Vin, e ke parë Henlein? - ecte i paduruar nëpër dhomë. Ishte kaq i emocionuar të dilte në shesh.

-Më tha që do të dilte herët. Mbase nuk është kthyer ende! - thirri nga dhoma ngjitur, akoma nëpër gjumë.

-Duhet të vijë sa më shpejt, - pas kësaj dëgjoi të hapej dera, ndaj vrapoi drejt saj, -Henlej, i more? - ishte në ankth. Dëshironte që gjithçka të ishte perfekte.

-Po. Prej andej po vij. Ishte i zënë, ndaj pati pak ngatërresa. Por mos u shqetëso. Gjithçka u rregullua shpejt, - tha duke i zgjatur çantën.

-Henlej kishte mbaruar punë me këto. Të mos vonohemi! - shkoi në dhomën e Vin'nilës për t'i dhënë lajmin që gjithçka ishte gati. Mjaftonte që ata të vepronin.

U bënë gati shpejt, që të ishin të parët që do të shkonin në tempull, për të parë çfarë iu nevojitej, para se turma e vendasve të mblidhej për të bërë lutjen e ditës. Do ta kishin shumë të vështirë, nëse ai vend do të ishte i mbushur nga njerëzit, sepse nuk do të ishin në gjendje të shihnin qartë pikat që iu interesonin.

-A nuk është pak e çuditshme që po vishemi me këto gjëra të çuditshme? - tha Vin'nila pasi ishte bërë gati.

-Mos më thuaj mua Vin! Isha kundër që në fillim të kësaj ideje, - tha dhe ktheu kokën nga Henlej. Të dy po vështronin atë. Ishte ideja e tij të visheshin me veshjet tradicionale që vishnin vendasit për të shkuar në tempull.

-Hë pra! Nuk dukeni dhe aq keq! Tek e fundit nuk jeni të vetmit që do të jeni të veshur në këtë mënyrë. Nuk do të dalloheni fare, të jeni të sigurt! - mundohej t'i bindte se ishte zgjedhja më e mirë, por nuk dukej ta besonin.

-Jemi të detyruar! - ktheu kokën për të parë Vin'nilën, -Gjithsesi, ti s'dukesh keq.

-Faleminderit Luvern, por nuk jam adhuruese e këtyre veshjeve të rënduara. Janë të shëmtuara, dhe për më tepër nuk janë aspak të rehatshme. Por nëse është pjesë e planit, siç e thatë dhe ju, jemi të detyruar. Nuk e di pse, por jam e sigurt që nuk është kjo mënyra se si vishet kjo gjëja, - ishte gjatë gjithë kohës duke rregulluar veshjen e saj, pasi nuk ishte mësuar aspak të qëndronte në një mënyrë të tillë në përditshmëri.

-Nuk dua t'ju ndërpres ankimet, por duhet të nisemi sa më parë! - Henlej dëshironte të bënte më të mirën për t'i ndihmuar ata të dy, pasi dhe ata kishin bërë po të njëjtën gjë, kur ai kishte nevojë. Ishte diçka reciproke, por ai nuk ndihej i detyruar ta bënte. Ishte i kënaqur me vendin që kishte zënë në planin e tyre.

Dolën nga shtëpia dhe shpejtuan të hipnin në makinat e tyre, por mesa dukej, nuk do të ishte aq e thjeshtë.

-Jo, jo, jo! Jo me makina, - ata ndaluan dhe po qëndronin të ngrirë për një moment duke pritur për më të keqen, -me atë, - drejtoi gishtin nga një mjet transporti që kaloi në rrugë.

-Nuk e bëj dot, - ndërhyu menjëherë Vin'nila, -Është kaq e ngathët!

-Henlej, je i sigurt që kanë rëndësi detaje të tilla? - Uarden dëshironte që gjithçka të shkonte mirë, por e kishte të pamundur të përshtatej.

-Po. Ju dëshironit të ishit qytetarë të thjeshtë të këtij vendi. Jepini pra. Keni mundësinë për t'u sjellë të tillë, - iu buzëqeshi duke pritur për reagimin e tyre.

-Ke për ta parë që do të të detyroj të bësh po të njëjtën gjë, Henlej! Të premtoj! - nuk ishte e sigurt, por e dinte se nuk kishte rëndësi ajo për momentin. Ai qeshi dhe i ndoqi.

Kishin kohë që udhëtonin. Kishin kaluar pothuajse 7 orë dhe ishin shumë afër tempullit. Rruga ishte e gjatë, dhe ecja me një mjet të ngadaltë si ai, e kishte bërë atë akoma më të mërzitshme.

-Kjo nuk do të ndodhë më! - tha me bindje të plotë kur zbriti.

-Të mos jesh kaq e sigurt, Vin. Vëllai yt ka rezervuar shumë për ne. Është i bindur të na i bëjë të vështirë qëndrimin këtu në Indi.

-Nuk është aspak e vërtetë! Ju duhet të jeni të motivuar dhe energjikë tani! Jeni para tempullit që keni pritur! - ai kishte të drejtë. Nuk duhet ta harronin se nuk kishin nisur ende dhe kishin shumë për të bërë për të arritur atë që kishin kërkuar prej kohësh, -Por kemi një problem të vetëm. Jemi vonë, dhe me shumë siguri nuk do të jemi të vetmit aty.

-Është e gjitha rezultat i veprave të tua, Henlej! Nëse do të kishim ardhur me makinat tona, do ta kishim shumë herë më të lehtë! - Vin'nila ende nuk e kishte marrë veten nga një udhëtim i tillë rraskapitës.

-Ishit ju që e miratuat idenë. Unë bëra thjesht atë që kërkuat ju! - qeshte kur i shihte në atë gjendje, edhe pse e dinte se nuk ishte më e mira që mund të bënin në ato momente.

-Po më thua që u largua menjëherë pas meje, dhe nuk arrite të bësh asgjë? - ishte e acaruar jashtë mase. Gjithmonë habitej se si ishte e mundur që nuk kishte asnjë person të aftë rreth saj që mund ta ndihmonte të mbante dikë pa u arratisur.

-Inspektore Elois... Isha shumë afër. I tregova që diamanti ishte ende në muze, por ajo filloi të qeshte me të madhe, duke thënë se nuk kishte kohë të merrej me të, për sa kohë Uardeni po largohej nga Uashingtoni, - Bunch e dinte se nuk do të arrinte asgjë duke qenë gjithmonë në duart e të tjerëve, por mundohej të bënte më të mirën dhe fatkeqësisht nuk arrinte ta bënte kurrë.

-Uardeni është larguar nga Uashingtoni? - kishte po të njëtin reagim si Anakhonta, dhe për më tepër, arsyeja që nuk e kishte lajmëruar më parë po e bënte të luante mendsh.

-Nuk e dinit? - drejtoi një pyetje që e dinte shumë mirë përgjigjen, por nuk po gjente fjalët e duhura për t'u justifikuar në ato momente.

-Je vërtet i pavlerë! Vërtet i pavlerë! - thërriste e inatosur, sikur gjithçka të kishte dalë jashtë kontrollit, -Zoti Bunch, a e dini se në çfarë situate e keni fundosur veten, muzeun dhe gjithë këtë vend? Ata janë larguar dhe ju as që e menduat se kjo ishte një detaj që unë duhet ta dija me patjetër.

-Por pse na nevojiten ata nëse ne e kemi diamantin? - ishte akoma i paqartë.

-Dhe vazhdon të flasë për diamantin e tij! - Elois nuk mund ta besonte se do ta kishte të pamundur të komunikonte me një person si ai, -Vazhdon të thuash që diamanti është i yti! Atëherë më thoni i nderuar, përse kam qenë në ndjekje të Anakhontës dhe Uardenit për një kohë kaq të gjatë? - dëshironte t'i tregonte se gjithçka ai kishte ishte e pavlerë dhe nuk kishte afërsi me Travenierin Blu.

-Sepse nuk e dinit se diamanti ndodhej ende në muze? - nuk po e kuptonte se ku dëshironte të dilte Elois, por po mundohej të ishte i qetë.

-Nuk është aspak Travenieri ai që ti ke Bunch! Aspak! Vërtet mendove se Uarden do ta dorëzonte atë menjëherë tek ti, si të ishte gjëja më pavlerë?

Do ta kishte të vështirë e vetme. Por jo për shumë kohë. Sepse nuk do të ishte më vetëm.

Comment